Monday, February 5, 2018

A nuk te thashe?

Poezi nga; Xheladin el Rumi

A nuk te thash,
mos me ler,
Une jam miku yt i Vetem,
jam pranvera e jetes.
Edhe ne jetofsh ne zemerate
me mijra vite,
tek Une do te vish prape,
se Une jam pikesynimi e fundi yt.
A nuk te thash
te mos joshesh
prej kesaj bote plot ngjyra,
se Une jam Piktori i Persosur.
A nuk te thashe,
ti je peshku,
mos shko ne toke te thate,
se Une jam Deti i thelle.
A nuk te thashe
te mos biesh ne kurth si zogjte,
se une jam flatrat e tua,
jam fuqia e drites.
A nuk te thashe
te mos i lesh ata te ta nderrojne mendjen
e te te kthejne ne akull,
se Une jam Zjarri e Ngrohtesia jote.
A nuk te thashe,
do te te prishin
e do te te bejne te harrosh
se jam Une burimi i te gjitha miresive.
A nuk te thashe
te mos i vesh ne pyetje veprimet e Mia,
se gjithçka shkon ne vend te vet,
Une jam Krijuesi.
A nuk te thashe,
zemra mund te te sjelle ne shtepi,
se ajo e di
qe Une jam Mjeshtri yt.

Perktheu; Edvin Cami

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate