Friday, January 26, 2018

U perkujtua 20 vjetori i xhamise se re te qytetit te Pukes

Me 26 janar 2018 , pas namazit te xhumase, u perkujtua 20 vjetori i xhamise se re te qytetit te Pukes. Xhemati i xhamise pasi u njoh me rrugen, e cila çoi ne ndertimin e xhamise, degjoi me vemendje fjalen e Myftiut te Pukes, Gezim Kopani, ku nder te tjera tha;
 "Sot eshte nje date e shenuar, pasi si sot 20 vite me pare u be inaugurimi i xhamise se re te qytetit te Pukes. Xhamite jane shtepit e Allahut xh.sh dhe si te tilla ato percjellin perulesine ndaj Krijuesit te Gjithesise. Atu ku ka xhami ka vlera shoqerore e fetare, pasi xhamia eshte institucioni i vlerave kulturore dhe humanitare. Gjate ketyre 20 viteve, ne xhamin e Pukes jane kryer disa investime dhe sherime si: rikonstruksion i pjesshem i çatise, rikonstruksion i abdes'hanes, eshte ndertuar nga fillimi muri rrethues i xhamise, fale mbeshtetjes se shoqates V.H.K.Istanbul, eshte hapur nje pus uji ne oborrin e saj. Pervec aktiviteteve fetare, eshte futur edhe sherbimi i celebrimeve martesore islame (nikah) ejt. Ne fund lutjet tone shkojne per vellezerit tane mysliman nga Arabia Saudite , qe mundesuan ndertimin e xhamise se re te qytetit te Pukes, per Myftiun e Pukes, H.Elez Hoxha, anetaret e Keshillit te Myftinise Puke.."

INFORMACION MBI XHAMIN E RE TE QYTETIT TE PUKES

Xhamia e re e Pukes çeli dyert e saj me 26 janar 1998. Ne diten e ceremonise moren pjese shume besimtare myslimane te qytetit te Pukes. Fjalen pershendetese e mbajti Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha. Me pas folen, perfaqesuesi i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Shyqyri Bylyku, Kryetari i Bashkise Puke z.Halit Furriku, perfaqesuesi i Keshillit te Myftinise Puke z.Xhemal Meçi etj.
Ne vitin 2013, ne kuader te 15 vjetorit te xhamise se re Puke, Myftinia Puke pergatiti nje dokumentar te shkurter kushtuar kesaj xhamie. Ndersa ne janar te vitit 2014 , Myftinia Puke zhvilloi nje aktivitet te posaçem kushtuar xhamise se re qytetit te Pukes.

Imami i xhamise se re Puke, nga viti 1998-2004 ka qene H.Ibrahim Hoxha, nga viti 2004-2013 Gezim Kopani, nga viti 2013-2015 Bekim Sokoli dhe nga viti 2015-2018 Gezim Kopani.
Ndersa, si myezin te xhamise se re Puke, kan sherbyer: nga viti 1998-1999 Haki Ademi, nga viti 1999-2002 , H.Qazim Kopani, nga viti 2004-2012 Ali Guri, nga viti 2012-2013 Erjon Sula, nga viti 2015-2018 H.Halit Ringaj.

Nga viti 2005-2012, Myftinia Puke ka kryer keto sherbime ne xhamin e re te qytetit te Pukes:

-Ne vitin 2007 u shtrua per here te pare me tapet te ri e gjihe xhamia.
-Riparim te pjeshem te çatise se xhamise.
-Riparime te disa dritareve, perfshire edhe minaren e xhamise.
-Rikonstruksion total te abdes'hanes, donacion i mundesuar nga shoqata V.H.K.Istanbul.
-Ne vitin 2011, fal interesimit te Myftiut Gezim Kopani u be e mundur hapja e nje pusi uji ne oborrin e xhamise.
-Ne vitin 2012 po ashtu fale interesimit te Myftiut dhe mbeshtetjes se shoqates V.H.K.Istanbul u be i mundur rrethimi i tokes se xhamise se re te qytetit te Pukes.
-Ne vitin 2016, fale punes se madhe te Myftinise Puke u be e mundur regjistrimi i objektit te xhamise se Puke me siperfaqe 237 m2, leshuar me date 12.09.2016.
-Po ne vitin 2016, fale punes se kryere nga Myftinia Puke dhe Komuniteti Mysliman i Shqiperise , u be i mundur hedhja ne sistem e siperfaqes se tokes se xhamise Puke, si toke ne shfrytezim nga Xhamia Puke dhe e miratuar nga institucionet perkatese.
-Gjate vitit 2017, Myftinia Puke me vendosmeri ka bere te gjitha perpjekjet per kalimin ne pronesi te tokes se xhamise, e cila nuk u arrit dhe kjo detyre do te vijoje me kembengulje edhe gjate vitit 2018.

Nga viti 1998-2004 , xhamin e re te qytetit te Pukes e kane vizituar:

1.N/Kryetari i KMSH-se Jusuf Salkurti.
2.Kryetari i Bashkise Puke Halit Furriku.
3.Myftiu i Shkodres H.Faik Hoxha.

Ndersa nga viti 2004-2017 , xhamine e re te qytetit te Pukes e kane vizituar:

4.Kancelari i KMSH-se Ali Zaimi.
5.N/Kryetari i KMSH-se Bujar Spahiu.
6.N/Kryetari i KMSH-se Gazmend Aga.
7.Imami i shoqates "Aziz Mahmud Hydayi Vakfi" Osman Nuri Topbash.
8.Kryeimami i Myftinise Prizren H.Ali Vezaj.
9.Atasheu per Ceshtjet Fetare te Dijanetit te Turqise, Shaban Ishlek.
10.Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari.
11.Myftiu i Tiranes Ylli Gurra.
12.Myftiu i Prizrenit Lutfi Ballek.
13.Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Skender Bruçaj.
14.Kancelari i KMSH-se Ylli Cikalleshi.
15.Myftiu i Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves Mr.Naim Ternava.
16.Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Faisal al Baker.
17.Atasheu i Ambasades se Turqise ne Shqiperi Hysejin Erben.
18.Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Jaser al Bader.

Si dhe shume kryetar shoqatash brenda dhe jasht Shqiperise, drejtore te Medreseve te Shiperise, imame te njohur dhe vizitor te ndryshme nga; Turqia, Gjermani dhe Italia etj.

Pergatiti
Gezim Kopani

Ky material eshte publikuar ne webfaqen myftiniapuke.org, kmsh.al, si dhe ne gazeten e Myftinise Shkoder Udha Islame nr.01, janar 2018 , fq.12







Wednesday, January 24, 2018

Popullsia myslimane në Rrape, Pukë . Viti 2015

Regjistrimin e popullisse myslimane te fshatit Rrape e kam bere me date 24.04.2015 nga kur rezulton te kemi 30 familje nga ku kemi 198 mysliman.


Ketu nuk eshte perfshir , Rrapi dhe 1 ose 2 familje te tjera pasi nuk jetonin ne kete zone. Ky regjistrim eshte arkivuar ne Myftinine e Pukes me date 28.04.2015 dhe mban nr, prot 58.

Pergatiti
Gezim Kopani

Mjekesia Islame Pj. 4

Pasi kam publikuar tre tema mbi mjeksin islame , vjen radhe e temes se kater mbi miresit qe Allahu xh.sh. ka leshuar ne toke per krijesat e tij.
Tama mbi Mjeksin Islame ka per qellim informimin e pergjithshem, te menyre se jeteses se profetit Muhammed a.s., te keshillave te tij per shendetin dhe jo per zevendesimin e mjeksise se perditshme pasi edhe ato nder te tjera kan nxjerr ilaçet duke u bazuar edhe tek Kur'ani, psh mjali, ulliri etj.

Ne nje hadith qe e tregon Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. e kishte vizituar dhe ajo iu ankua per shendetin, ndersa Muhammedi a.s. i ka thene:
"Njeriu eshte mjeksia, ndersa barku shtepia e semundjeve."

- ARRA

Ne literaturen islame vihet re sidomos nga Ibn Sirini se arra eshte ilaç, dhe se arra e njome eshte me e dobishme se ajo e thata. Po ashtu arra e perzier me mjalt ndikon ne lehtesimin e dhimbjeve te fytit.

Ibn Sirini per arren ka thene: "Ngrenia e arrave, fiqve, ullinjeve eshte ilaç per shume semundje."

Ne librin e dr. Halid Faik El Ubejdi kur flet per arren nder te tjera shkruan:

"Hulumtimet e fundit kane treguar se arrat jane nder burimet me te mira te antioksidanteve, luftetare te fuqishem kunder kancerit e semundjeve te tjera, gjithashtu arrat kane nje permbajtje te larte acidesh yndyrore omega 3 te njohura si yndyra te mira, te cilat mbrojne zemren dhe ulin kolesterolin."

Ne librin el Visila kemi transmetimin e el Mehdiut qe ka thene:

"Hyra ne shtepin e  el Mensurit   dhe e shikova duke ngrene djath me arra, dhe e pyeta; Cfare eshte kjo ? Ai mu pergjigj: Babai im me ka treguar per dike qe e ka pare profetin Muhammed a.s. duke ngrene djath me arra, dhe e kan pyetur ne lidhje me kete, ndersa ai eshte pergjigjur: Djathi eshte semundje, ndersa arrat ilaç. Nese i kombinoni atehere keni ilaç."

Ilaç eshte edhe arra e kokosit e cila lehteson dhimbjet e kurrizet etj.

- BUKA

Buka eshte nje nder miresit e Allahut. Mjeket thonte se buka eshte e mir kur ajo piqet ne furre e ndertuar me tjegulla ose qerpiq.

Aishja r.a. transmeton hadithen qe thote:

"Çmoni buken, sepse Allahu xh.sh ka bere sherbetor te saj qiejt dhe token."

Muhamedi a.s. ka thene;

"Ne diten e Gjykimit, toka do te duket sikur nje cope buke ne te cilen do ta pergatise Allahu xh.sh si nje banese per banoret e xhennetit."

Ndersa Ebu Davudi transmeton nga ibn Abasi se ka then:

"Ushqimi me i preferuar i profetit Muhammed a.s. ka ene therideja e gatuar me buke e hurma."

Ndersa ne nje tranmetim tjeter po nga Ebu Davudi e ky nga Ibn Omeri kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

"Do te doja te kem pak buke te gatuar prej gruri te zi, te lyer me gjalpe dhe me qumesht."

- ÇIKORJA

Çikorja ndryshon ne vartesi te stines. Ne ver eshte e nxehte ne dihmer e ftohte. ÇIkorja parandalon semundjet e melçise apo tendosjet e shkaktuara nga diabeti etj.

Ebu Nuami tregon se: "Bani cikoren per cdo dite dhe mos gogesoni sepse nuk ka dite qe ne te nuk bie nje pik ujit te xhennetit." Sot cikorja perdoret ne forme shurupi.


- MISHI

Allahu xh.sh thote:

"Ne atyre u shtojme te mirat me peme e me mish qe ata deshirojne." (Et Tur; 22)

Nga ibn Maxhe transmeton nje hadith prej Ebu Derda se profetit Muhammed a.s. ka thene;

"Ushqimi me i mire i njerezve ne kete bote dhe ne Ahiret eshte mishi."

Mish i vecant permendet ne Kur'an edhe ai i shpezeve duke thene:

"Edhe mish shpezesh , cilin ta duan." El Vakia ; 21

Mish i vecante eshte ai i: dhisë, cjapit, deles, lepurit.

Per mishin e dhisë profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Te jeni te kujdesshem ndaj dhive, se vertet ato jane kafshe te xhennetit." (Nesaiu)

Per mishin e lepurit kemi hadithen qe thote:

Enesi r.a. tregon: "E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjeje te gjate. Pasi pergatitem Ebu Talha mori kofshen (pjesa me e mir e lepurit) e tij dhe ia dergoi Muhammedi a.s. i cili e pranoi ate."

po ashtu mishi i lejlekut, lopes, pates, pules, thellezes, roses, shkurtave, zogu. Ndersa Ibn Siani kathene se mishi i deves, kalit gomarit jane mishrat me te keqij.

Ne lidhje me mishim kemi  edhe disa transmetime per menyren e gatimit ku nder te tjera mi ne sy;
a) mishi i thate, b) mishi i pjekur

Nga Taberani kemi se:

"Thera nje dele per Muhammedin a.s. derisa ishim ne nje udhetim dhe ai me tha; Thaje mishin e saj. Ai hengri prej saj derisa arritem ne Mendine."

Ne lidhje me mishin e pjekur Allahu xh.sh thote:

"Edhe Ibrahimit i patem ardhur te derguarit (meleket) tane me myzhde dhe i thane "Selam". Ai u pergjigj: "Gjithnje paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjelle nje viç te pjekur (te ferguar me gure)"
                                                                                 (Hude; 69)

Pergatiti:
Gezim Kopani

Ju mund te lexoni:

 Mjeksia Islame Pj.1

Mjeksia Islame Pj. 2

Mjeksia Islame pj. 3

Sunday, January 14, 2018

Sulltan Abdylhamidi per Shqiptaret

"...Shqiptaret si popull gjenden ne Europe, jane vellezerit tane myslimane ne te cilet mund te kemi besim ne çdo çast, si dhe jane ushtaret tane me besnik. Nga ky popull kane dale shume ushtare dhe drejtues te jashtezakonshem. A nuk jane prej tyre edhe ata qe gjenden perreth meje?
Te qenurit e tyre shume krenare dhe respekti qe kan ndaj lirive qe ata i zoterojne me shekuj, eshte nje enderr qe ata e deshirojne. Per me teper , nese kemi parasysh edhe ndikimet e vendeve fqinje, qe kerkojne ti armiqesone ndaj nesh, atehere nevojitet qe ti falim edhe ata per shume gjera. Nese do ti ishim kunderpergjigjur çdo arme qe shkrepet ne Shqiperi, ku do te na qonte neve kjo ?"


Nga libri: Sultan Abdylhamid "Siyasi Hatiratim" Dergah Yayinlari, Istanbul 1999, perkthyer ne shqip "Kujtimet e mia nga politike" Altin Qefalia, botuar nga Logos-A, Shkup 2010, fq.86-87

Me nxenesit e Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret



















Shembulli me i mir nder te tjere jane edhe keto nxenes te Mejtepit te xhamise se fshatit Qerret Puke.
Zoti i ruajt ! Date;  14 janar 2018 (pas ores se mesimit)



Friday, January 5, 2018

500 vjet adhurim sa per dy sy

Diku ne nje ishull jetonte nje njeri qe i bente shume ibadet - adhurim Allahut xh.sh. Allahu xh.sh,
krijoi per te nje burim uji dhe nje peme (diku kalon , peme shege) e cila cdo dite bente nje apo me shume fruta. Ky njeri cdo dite merrte abdest tek burimi dhe kur kishte uri ngopej me frutin e pemes ndersa pjesen tjeter e kalonte me ibadet.
Nder deshirat qe ai kishte ishte qe Zoti tia mirrte shpirtin duke qene ne sexhde dhe te qendronte keshtu deri diten e llogaris.
Ne Ahiret, Allahu xh.sh. i thote Melekve; Me meshiren time, merrni kete rob dhe vendoseni ne xhennetin tim.
Njeriu i devotshem kundershtoi dhe tha: Dua qe te futem ne xhennet ne kembim te ibadetit qe kam bere ne ate bote.
Allahu xh.sh. udheroj qe te behej llogaria e ibadeteve qe ky rob ka bere per 500 vjet.
Kur u be llogaria, vlera e ibadeteve te tij nuk mjaftonin as per te bere falenderimin e dy syve qe Allahu xh.sh ia kishte falur.

Meshira e Allahut xh.sh.

Tregohet se profeti Musa a.s. ishte kureshtar te pyes per shume gjera , e nder te tjera nje dite Musai a.s. e pyet Allahun xh.sh;
-O Allahu im! Si i pergjigjesh robit tend gjynahqar kur ai te drejtohet Ty ?
-Allahu xh.sh. i thote; "I them; Te pergjigjem! Te pergjigjem! Te pergjigjem (3 here)
-Musai a.s. pyet; Po kur te drejtohet robi yt i mir?
-Allahu xh.sh tha: "I them; Te pergjigjem! ( 1 here)
-I habitur, Musai a.s. pyet perseri;

"O Allahu im! Kur tu drejtua robi mekatar the 3 here; Te pergjigjem, ndersa kur tu drejtua robi yt i mir the vetem nje here Te pergjigjem. Pse?"

Allahu xh.sh i thote Musai a.s.;
"O Musa! Kur mu drejtua robi im i mir ai u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur mu drejtua robi im mekatar u mbeshtet tek Meshira Ime."

Thursday, January 4, 2018

Historia e profetit Ejub a.s.

Profeti Ejub a.s. rrjedh nga familja e profetit Ibrahim a.s. ndersa bashkeshortja e tij nga familja e Jakubit a.s. Profeti Ejub a.s. jetoj ne Sham ku thirri popullin (ne menyre te vecante popullin Hebre) per te besuar Allahu xh.sh. Historia e profetit Ejub a.s. dallohet per mesimet qe ai ka dhene per durimin. Durimi i Ejubit a.s. eshte shembull dhe ska si durimi i Ejubit a.s.

Allahu xh.sh. thote:

"Vertet, Ne e gjetem ate te durueshem. Sa rob i mire ishte ai dhe i kthyer te Zoti." (Sad,44)

"...Nder pasardhesit e tij , Ne udhezuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Keshtu i shperblejme punemiret." (En am; 84)

Allahu xh.sh i kishte dhuruar profetit Ejub a.s.  shendet, force fizike po ashtu kishte shume miq dhe shok. Po ashtu Allahu xh.sh Ejubit a.s. i kishte dhuruar pasuri te shumta;

-Ai dispononte toka te pafundme  te cilat i mbillte me elb e grure.
-Dispononte qindra puntore
-Gezonte shendet te plot dhe ishte shume i forte pervec kesaj edhe i bukur.
-Kishte nje grua fetare dhe te bukur.
-Rrethohej nga shume shoke
-Te gjithe njerezit e respektonin dhe e donin.
-Kishte bageti, te imta dhe kashe pune te pa numerta.
-Kishte 7 djem dhe 7 vajza

Allahu xh.sh. ishte i kenaqur shum me profetin Ejub a.s., disa komentus te Kur'anit, dijetar islam percjellin se ; Shejtani i paska thene Zotit; Mos u gezo me robin tend qe te falenderon e te adhuron ty, pasi Ti i ke dhene shum miresi e pasuri prandaj te adhuron e te falenderon. Bej te kunderten e saj dhe shiko a do jete falenderues njesoj apo jo. Allahu xh.sh i ka then; E dija se do me thoje kete por edhe kjo do te ndodh, pra kam per tia hek pasurin dhe mirsist qe kishte.

Pas 50 vitesh (diku thuhet me pak) Allahu xh.sh e sprovoj Ejubin a.s. ne te gjitha keto miresi qe permenda. Pas gjithe ketij pushteti te pasur, jete te gezuar dhe te lumtur, te mbushur me femije, shoke dhe njerez qe e duan si dhe te shendetit te plote filluan sprovat dhe fatkeqsite.

Faqtkeqsia e pare erdh tek pasuria , ku Allahua xh.sh. ia mori gjithe pasurin qe dispononte duke u kthyer keshtu nga nje njeri i pasur ne te varfer.

Tokat qe mbillte u kthyen ne shkretetire ku nuk mbite me gje.

Nuk kalon shum kohe dhe i vdesin te gjithe femijiet.

Me pas humbi te gjithe kafshet qe posedonte. Humbi te gjithe pasurin.

Sprova e radhes ishte se u detyrua te heq te gjithe puntorin qe punonin per te.

Pas gjithe ketyre Allahu xh,sh e sprovi Ejubin a.s. me nje semundje te rend e cila e lodhi aq shume saqe nuk u grit nga shtrati .
Semundja ishte aq e rende saqe krimbat kishin filluar te ze vend ne trupin e tij. Nga frika se mos eshte semundje ngjitse njerezit u larguan nga ai. Te gjithe e braktisin me perjashtim te bashkeshortes se tij e cila perkujdesej per te. Gjendja filloj te perkeqsohet dhe bashkeshortja e Ejubit filloj te shes kursimet e shtepis , me vone fillon te punoj per te siguruar jeten.

Kjo gjendje vazhdoi keshtu per 18 vite. Sipas transmetimeve fjalet me te shumte qe degjoheshin tek Ejubi a.s. ishte fjala: "El hamdu lilah!" Nje dit i thote bashkeshortes; Mos u merzit, vazhdojm te jemi rob te bindur ndaj Allahut xh.sh.

Profeti Muhammed a.s. ka thene;

"Durimi eshte drite."

Allahu xh.sh. thote:

"Kerkoni ndihme me durim dhe namaz. " (El Bekare; 153)

"O ju qe besuat! Beni durim..." (Ali Imran; 200)

Ndersa ne nje keshill te tij profeti Muhammed a.s. ka thene;

"Dijeni se fitojra eshte tek durimi."

Po ashtu profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Njeriut nuk mund ti jepej nje miresi me te madhe se sa durimi."

Sipas disa transmetimeve kemi se shejtani  ishte lodhur me durimin e Ejubit a.s. dhe per kete kishte kerkuar ndihmen e shejtaneve te tjere te cilet i than; Si e nxorre Ademin nga xhenneti? shejtani tha; duke perdorur te shoqen. I than: Atehere bej te njejten gje edhe me Ejubin.
Keshtu shejtani nje dite paraqitur tek dhoma e Ejubit a.s. ne formen e nje udhetari ku i thote: Shkaku qe ti je ne kete gjendje jam une. Qe te sherohesh hiq dore nga durimi dhe ibadeti qe ben. Ejubi a.s i thote: Zhduku o i poshtur duke e perzen nga dhoma. Jasht takon bashkeshorten e Ejubi a.s. te ciles filloj ti thote; Ku e ke bashkeshortin; ajo i thot: ai , i semuri i shtrire (duke shprehur lodhjen e saj). Shejtani filloj duke ia prish durimin, duke ia kujtuar jeten e te tjereve, dhe ne fund i thote ; si do vazhdosh keshtu? deshiron qe ai te sherohet ? Ajo i thot; po. Shejtani i thote ; qe te sherohet , ai duhet te bej kurban per mua. (diku thuhet nje lekur)duke qe te heq dore nga durimi. Keshtu e fryer nga shejtani pas 18 vitesh guaja i thote Ejubit a.s.;

-A je profet i Zotit? (I derguari i Zotit)
-Ejubi; Po!
-Gruaja; Perse nuk i drejtohesh me lutje Allahut xh.sh qe te sheroj dhe te nxjerr nga kjo gjendje ku ndodhemi?
-Ejubi; Sa vite kemi jetuar te lumtur, bollek e te shendetshem?
-Gruaja; 50 vite
-Ejubi ; Sa vite kam qe jam ne kete gjendje (i semur), pa luksi e pasuri?
-Gruaja; Me sa me kutojet, 18 vite, (diku tjeter permenden 7 vite)
-Ejubi: Nese Zoti na dhe te mira per 50 vite , perse te mos durojme vuajtje po aq vite? Prandaj, nuk bej lutje, derisa sa te vuaj aq vite sa kam jetuar ne te mira! dhe tha: El hamdu lilah!

Bashkeshortja u zemerua me Ejubin a.s. pasi nuk e mori parasysh keshillen e saj, dhe tha;

-Gruja; Deri kur do vazhdojme keshtu? dhe tha dicka qe sduhej thene. Filloj disi si nje perplajse mes ciftit.
-Ejubi; E mjera ti, deshiron te largohesh nga meshira e Zotit? Po u sherova do te gotas 100 here.

Vuajtjet filluan te shtohen, tashme bashkeshorten e Ejubit a.s. nga frika se mos ajo u ngjet semundjen e Ejubit a.s.  nuk e pranonin me ne pune.

Ejubin a.s. e braktisen te afermit, njerezit me perjashtim dy shoket e tij te ngushte qe e vizitonin.

Tregohet se nje dite dy shoket e Ejubit a.s. po bisedonin mbi gjendjen e tij dhe njeri tha;
-Ejubi ka bere gjynah te madh te cilin Allahu xh.sh nuk e fal. Shoku tjeter thot; Pse e thua kete? shoku i pergjigjet; A nuk e shikon se ne cfare gjendje e vuatje eshte Ejubi? Zoti nuk po e sheron qe 18 vite si mos ta mendoj kete?
Pas kesaj bisede dy shoket shkuan per vizit tek Ejubi a.s., shoku i dyt i thote Ejubit ;
-E di cfar ka thene ky (shoku im)?
-Ka then se Ejubi ka bere ndonje gjynah te madh qe eshte ne kete gjendje.
Pas kesaj Ejubi a.s. u betua duke thene:
"Nuk eshte e vertet. Ajo qe kam bere eshte; Kur shikoja dy njerez qe ziheshin , shkoja ne shtepi dhe e lusja Allahu xh.sh qe t'i patoj, gjithashtu jepja sadaka per ata, me qellim qe te mos thyheshin urdherat e Allahut xh.sh mbi toke."
                                                            (Hakemi)

Ashtu kur, merzitia Ejubit a.s . ishte shtuar, nje dite bashkeshortja i sjell ushqim me shum se heret e tjera. Ejubi a.s. e pyet; ku e ke marr kete ushqim? Po ajo nuk tregoj, pas kembenguljes se Ejubi a.s. bashkeshortja i tregon se kishte prere gershetat te cilat i kishte shitur dhe me to kishte bler ushqimin.
Pasi Ejubi a.s. u bind qe gjendja kishte shkuar aty ku nuk mban me ju lut Allahut xh.sh ashtu ne vetmi duke thene:

"Edhe Ejubi e luti Zotin e tij, se mua me ka prekur e keqja dhe Ti je meshiruesi me i madh.  (El Enbija; 83)

Pas lutjes qe Ejubi a.s. i beri Allahut xh.sh, Allahu xh.sh thot ne Kur'an:

"Ne iu pergjigjem atij nga meshira Jone, ia hoqem ato veshtirsi qe kishte." (El Enbija; 83)

Allahu xh.sh. i thote Ejubit a.s;

"Bjeri me kembe tokes." (Sad; 42)

Me ta goditur token , ne ate vend doli uje. Allahu xh.sh. i thote Ejubit a.s.:

"Ky eshte uje i ftohte per tu lare dhe per tu pire." (Sad, 42)

Ne ate uj Ejubi a.s. piu dhe me ate uje u la. Pasi Ejubi a.s. piu ujin dhe u la, ai u sherua nga cdo lloj semundje. Gjen e pare qe zoti i ktheu Ejubit a.s. ishte shendeti dhe rinin e tij.
Kur u kthy bashkeshortja ne shtepi, me te shikuar u habit dhe tha: Mos e ke pare gje Ejubin a.s. pasi ti i ngjan shum atij para se te semurej?
Ejubi a.s. i thote: Nuk me njeh?
Gruja i thote : Jo!
Ejubi a.s. i thote; Jam une, Ejubi!

Pas kesaj Allahu xh.sh Ejubit a.s. i ktheu pasurin. Profeti Muhammed a.s. ka thene:
"Zoti dergoi ret tek tokat  e Ejubit te cilat i mbillte me grure. Rete  hodhen flori derisa u mbush vendi. Ndersa tek toka qe mbillte elb hodhi argjend."

Tregohet  se nje dite Ejubi a.s ishte duke u la (thuhet tek nje lum), Allahu xh.sh i leshoj disa karkaleca te florinjte. Ai filloj te mbush robat. Kete ngjarje e tregon keshtu Profeti Muhammed a.s.:

"Ndersa Ejubi a.s. po lahej , Zoti dergoi nje re karkalecash qe ran pran tij. Ejubi i shikoj se ishin prej floriri. Atehere Ejubi a.s. mori rrobat dhe filloi ti mbushe me karkalecet e florinjte. Allahu xh.sh i thote Ejubit a.s.:
"O Ejub! A nuk te dhashe pasur qe te mos kesh nevoj per keto qe shikon?
Ejubi a.s. tha: Sigurisht o Zoti im, por une nuk ngopem me bereqetin Tend."
                                                                                             (Buhari)
Po ashtu edhe bashkeshortia e Ejubit a.s. u kthye e re ashtu sic ka qene para 18 vitesh, dhe kjo si shperblim per besnikerin e treguar ngaj Ejubit a.s.
Allahu xh.sh thote:
"Dhe Ne ia kthyem familjen dhe dyfishin e saj." (El Enbija; 83) Pra ato u shtuan me femije edhe me shume sec kishin pasur me pare. Ato linden 26 djem e vajza.

Me pare Ejubi a.s. ishte betuar se kur te sherohet do e godiste bashkeshorten 100 here, e pere kete ai ishte penduar pasi bashkeshortia e tij ishte treguar besnike dhe durimtare, Zoti i thot Ejubit a.s. qe te marr 100 vije bari dhe ta qelloje me to vetem nje here gruan e tij.

Allahu xh.sh. thote;
"E merre me doren tend nje deng me fije bari dhe bjeri me to, e mos e thyej betimin."
                                                                  (Sad; 44)

Shembullin e Ejubit a.s. ne durim , e ka ndjekur edhe Bishr, qe sipas dijetareve islam thone se ka qene djali i Ejubit a.s. Bishr u njoh si njeri i cili ndihmonte nevojtaret dhe per kete e quajten Dhulkifl.

Pergatiti:

Gezim Kopani




Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate