Thursday, December 21, 2017

Namazi i xhumas Pj. 2

Sic e kam permendur ne pjesen e pare dita e xhuma eshte dite bekuar pasi ne kete dite nder te tjera eshte edhe namazi i xhumase. Adhurimet qe behen ne ditet e tjera pervec dites se xhumas kan rendesin dhe vleren e tyre por adhurimet ne diten e xhuma kan vlera me te medha.

Dita e xhuma jo vetem ne kete bote por edhe ne xhennet eshte dita me e bukur dhe me e vecante.

Transmetohet se Enes ibn Maliku se ka degjuar te derguarin e Allahut Muhammedin a.s te thote:

"Me erdhi Xhibrili dhe ne pellemben e tij si ne nje pasqyr te bardhe me tregoj nje shenje (diku thuhet nje shenje te zeze). 
E pyeta: Cfare eshte kjo? 
Xhibrili me tha: Kjo eshte dita e xhuma.
Cfare eshte e xhumaja?
Xhibrili: Ju ne kete dite do te keni miresi te shumta.
Cfare miresish?
Xhibrili: Ajo do jete feste per ty dhe per popullin tend qe do te vije pas teje ndersa çifutet dhe te krishteret do te kete dite te tjera.
Muhammedi as.: Cfare na takon prej kesaj dite (dites se xhuma)?
Xhibrili;  Ne kete dite gjendet nje moment ne te cilen, nese njeriu i lutet Allahut xh.sh per dicka qe i takon do ta marr. Allahu do ta pranoj ate dhe do tia jap, e nese nuk do te kete pjese . Allahu xh.sh do ta ruaje ate ne boten tjeter, pjese e cila eshte me e madhe se e para.
Muhammedi a.s.: Po kjo shenja (e zeze) cfare eshte?
Xhibrili; Ky eshte ai momenti kur do ti luteni Allahut xh.sh diten e xhuma ne xhennet."

Ne nje hadith tjeter i transmetuar Enesi r.a. kemi;

"Kur te vije dita e xhuma, Allahu xh.sh do te zbres ne xhennet (diku permendet edhe ne cfare do ulet) e do te rrethohet me minbere prej drite. Me pas do te vijne Pejgamberet te cilet gjithashtu do te ulen mbi minbere. Me pas do te vijne banoret e xhennetit (banoret e dhomave te xhennetit) te cilat do te ulen mbi dunat e miskut. Pastaj Allahu xh.sh do te zbuloj veten per ta dhe do Allahu do te thote:
-Une jam Ai qe kam mbajtur premtimin e dhene per ju, qe kam plotesuar miresin Time per ju, dersa ky eshte vendi i Bujarise time. Luteni dhe me kerkoni.
Banoret e xhennetit do kerkojne kenaqesin e Allahut xh.she. Allahu xh.sh do u bej me dije se eshte i kenaqur dhe banoret e xhennetit do vazhdojne te luten derisa deshirat e tyre do te mbarojne. 
Xhibrili tha; Kjo eshte dita e teprices.
Muhammedi a.s;Cfare eshte kjo dita e teprices?
Xhirili;Allahu xh.sh ka zgjedhur nga xhenneti nje lugine te mbushur me duna misku dhe kur te jete dita e xhuma Allahu xh.sh do te zbrese qe nga Ilijini dhe do te qendroje ne kursijin e Tij. Kursiju do te rrethohet me te tjera prej drite. Me pas do te vijne Pejgamberet te cilet do te ulen ne ta. Kursijat do te rrethohen nga minmbere prej drite dhe ari, te zbukuruara me xhevahir.  Me pas do te vijne banoret e xhennetit..."

Profeti Muhammed a.s ka thene:

"Kur te vije dita e xhuma ne cdo dere te xhamis qendrojne melek te cilet shenojne emrat e atyre qe hyjne ne xhami, dhe kur imami fillon te mbaj hytben e degjojne me vemendje." (Muslimi)

Perveç haditheve qe kemi permendur me pare, namazi i xhumas merr vlera kur myslimani i kushton vemendje duke u pergatitur per namazin e xhumas.

Ne diten e xhuma eshte mir te kemi parasysh disa vepra te cilat jane vecori e kesaj dite.

Profeti Muhammed a.s. thote: 

"Shembulli i atij qe arrin me heret eshte sikurse te kete bere nje kurban nje deve, ndersa shembulli i atij qe shkon pas tij eshte sikurse ai qe ben kurban nje lop, pas tij sikuar ai qe ben kurban nje dele, pas tij sikurse atij qe ben kurban nje pul dhe kush arrin ne kohen e fundit sikurse ai qe jep nje veze."                                                       (Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene :

"Kushdo qe lan koken e tij , dhe niset heret per ne xhami  per te fal namazin e xhumas, cdo hap qe ben per ne xhami ka shperblimin e nje viti me namaz e agjerim." (Muslimi)

Kur vjen momenti i namazit te xhumas, myslimanet duhet te lejne angazhimet e tyre dhe ti drejtohen xhamive. Kete Allahu xh.sh e ka bere te qarte ku thote:

"...leni shitblerjen , pasi kjo eshte me e dobishme per ju." (El Xhuma, 09)

Namazin e xhumas e kan obligim ato qe plotesojne keto kushte;

Te jete mashkull (pasi femrat nuk e kan obligim por nese ato nuk falin namazin e xhumase (qe eshte me deshir te tyre) e kan obligim galjen e namazit te drekes (yles).
Duhet te jete i lire por nuk duhet te jete rob. Duhet te kete arrit moshen e pjekuris (mosh madhore), te jete vendas pasi udhetari nuk e ka obligim dhe nese fal namazin e xhumas atehere nuk fal namazin e drekes dhe te kete i shendetshem (pra te mos jete i semure)

Ka sevap i madh qe diten e xhuma me ken hert ne xhami. Eshte mir te degjohet

Muhammedi a.s. ka thene:

"Kush shkon diten e xhuma heret ne xhami eshte sikur te kesh ba kurban nje deve." (Buhariu)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Namazi i xhumas eshte obligim per cdo mysliman pervec kater personava, robi, gruaja, femijet (te vegjel) dhe te semurit." (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim Kopani


Per te lexuar pjesen e pare kliko ketu: Namazi i Xhumas Pj. 1


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate