Thursday, December 21, 2017

Namazi i xhumas Pj. 2

Sic e kam permendur ne pjesen e pare dita e xhuma eshte dite bekuar pasi ne kete dite nder te tjera eshte edhe namazi i xhumase. Adhurimet qe behen ne ditet e tjera pervec dites se xhumas kan rendesin dhe vleren e tyre por adhurimet ne diten e xhuma kan vlera me te medha.

Dita e xhuma jo vetem ne kete bote por edhe ne xhennet eshte dita me e bukur dhe me e vecante.

Transmetohet se Enes ibn Maliku se ka degjuar te derguarin e Allahut Muhammedin a.s te thote:

"Me erdhi Xhibrili dhe ne pellemben e tij si ne nje pasqyr te bardhe me tregoj nje shenje (diku thuhet nje shenje te zeze). 
E pyeta: Cfare eshte kjo? 
Xhibrili me tha: Kjo eshte dita e xhuma.
Cfare eshte e xhumaja?
Xhibrili: Ju ne kete dite do te keni miresi te shumta.
Cfare miresish?
Xhibrili: Ajo do jete feste per ty dhe per popullin tend qe do te vije pas teje ndersa çifutet dhe te krishteret do te kete dite te tjera.
Muhammedi as.: Cfare na takon prej kesaj dite (dites se xhuma)?
Xhibrili;  Ne kete dite gjendet nje moment ne te cilen, nese njeriu i lutet Allahut xh.sh per dicka qe i takon do ta marr. Allahu do ta pranoj ate dhe do tia jap, e nese nuk do te kete pjese . Allahu xh.sh do ta ruaje ate ne boten tjeter, pjese e cila eshte me e madhe se e para.
Muhammedi a.s.: Po kjo shenja (e zeze) cfare eshte?
Xhibrili; Ky eshte ai momenti kur do ti luteni Allahut xh.sh diten e xhuma ne xhennet."

Ne nje hadith tjeter i transmetuar Enesi r.a. kemi;

"Kur te vije dita e xhuma, Allahu xh.sh do te zbres ne xhennet (diku permendet edhe ne cfare do ulet) e do te rrethohet me minbere prej drite. Me pas do te vijne Pejgamberet te cilet gjithashtu do te ulen mbi minbere. Me pas do te vijne banoret e xhennetit (banoret e dhomave te xhennetit) te cilat do te ulen mbi dunat e miskut. Pastaj Allahu xh.sh do te zbuloj veten per ta dhe do Allahu do te thote:
-Une jam Ai qe kam mbajtur premtimin e dhene per ju, qe kam plotesuar miresin Time per ju, dersa ky eshte vendi i Bujarise time. Luteni dhe me kerkoni.
Banoret e xhennetit do kerkojne kenaqesin e Allahut xh.she. Allahu xh.sh do u bej me dije se eshte i kenaqur dhe banoret e xhennetit do vazhdojne te luten derisa deshirat e tyre do te mbarojne. 
Xhibrili tha; Kjo eshte dita e teprices.
Muhammedi a.s;Cfare eshte kjo dita e teprices?
Xhirili;Allahu xh.sh ka zgjedhur nga xhenneti nje lugine te mbushur me duna misku dhe kur te jete dita e xhuma Allahu xh.sh do te zbrese qe nga Ilijini dhe do te qendroje ne kursijin e Tij. Kursiju do te rrethohet me te tjera prej drite. Me pas do te vijne Pejgamberet te cilet do te ulen ne ta. Kursijat do te rrethohen nga minmbere prej drite dhe ari, te zbukuruara me xhevahir.  Me pas do te vijne banoret e xhennetit..."

Profeti Muhammed a.s ka thene:

"Kur te vije dita e xhuma ne cdo dere te xhamis qendrojne melek te cilet shenojne emrat e atyre qe hyjne ne xhami, dhe kur imami fillon te mbaj hytben e degjojne me vemendje." (Muslimi)

Perveç haditheve qe kemi permendur me pare, namazi i xhumas merr vlera kur myslimani i kushton vemendje duke u pergatitur per namazin e xhumas.

Ne diten e xhuma eshte mir te kemi parasysh disa vepra te cilat jane vecori e kesaj dite.

Profeti Muhammed a.s. thote: 

"Shembulli i atij qe arrin me heret eshte sikurse te kete bere nje kurban nje deve, ndersa shembulli i atij qe shkon pas tij eshte sikurse ai qe ben kurban nje lop, pas tij sikuar ai qe ben kurban nje dele, pas tij sikurse atij qe ben kurban nje pul dhe kush arrin ne kohen e fundit sikurse ai qe jep nje veze."                                                       (Muslimi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene :

"Kushdo qe lan koken e tij , dhe niset heret per ne xhami  per te fal namazin e xhumas, cdo hap qe ben per ne xhami ka shperblimin e nje viti me namaz e agjerim." (Muslimi)

Kur vjen momenti i namazit te xhumas, myslimanet duhet te lejne angazhimet e tyre dhe ti drejtohen xhamive. Kete Allahu xh.sh e ka bere te qarte ku thote:

"...leni shitblerjen , pasi kjo eshte me e dobishme per ju." (El Xhuma, 09)

Namazin e xhumas e kan obligim ato qe plotesojne keto kushte;

Te jete mashkull (pasi femrat nuk e kan obligim por nese ato nuk falin namazin e xhumase (qe eshte me deshir te tyre) e kan obligim galjen e namazit te drekes (yles).
Duhet te jete i lire por nuk duhet te jete rob. Duhet te kete arrit moshen e pjekuris (mosh madhore), te jete vendas pasi udhetari nuk e ka obligim dhe nese fal namazin e xhumas atehere nuk fal namazin e drekes dhe te kete i shendetshem (pra te mos jete i semure)

Ka sevap i madh qe diten e xhuma me ken hert ne xhami. Eshte mir te degjohet

Muhammedi a.s. ka thene:

"Kush shkon diten e xhuma heret ne xhami eshte sikur te kesh ba kurban nje deve." (Buhariu)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Namazi i xhumas eshte obligim per cdo mysliman pervec kater personava, robi, gruaja, femijet (te vegjel) dhe te semurit." (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim Kopani


Per te lexuar pjesen e pare kliko ketu: Namazi i Xhumas Pj. 1


Thursday, December 14, 2017

Namazi i Xhumas Pj. 1

Namazi i xhumas eshte namazi me i rendesishem i fese islame sic jane edhe pese kohet e namazit. Disa dijetar thone se fjala El Xhuma do te thote "bashkim" duke nenkuptuar bashkimin e copezva te baltes (tokes) prej te cilave u krijua Profeti Adem a.s. Dite e xhumas para profetit Muhammed a.s. ka pas ermin arube.

Allahu xh.sh. thote:

"O ju qe besuat ! Kur te thirret ezani ne diten e xhuma (ezani i xhumas), nxitoni atje ku permendet emri i Allahut xh.sh. Lereni tregtin, pasi eshte me mire per ju nese vertet e kuptoni kete."
                                                                                                                             (El Xhuma, 09)

Dita e xhuma eshte dite me e shenuar per myslimanet.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Dita e xhuma eshte zonja e diteve dhe dita me madhe tek Allahu xh.sh ."(Muslim)

Ne kete dite eshte krijuar dhe i eshte dhene shpirt profetit Adem a.s. Ne kete dite e ka vendos ne xhenet Ademin, ne kete dit ia ka marr shpirtin Ademit a.s. Ne kete dite eshte nje moment qe nese je prej njerezve te mir te gjen duke bere dua Allahu do ta pranoj ate dhe ne kete dite do te ndodh kijameti.

Profeti Muhamed a.s. thote:

"Dita me e mir ne te cilen lind dielli eshte dita e xhuma. Ne kete dite eshte krijuar profeti Adem a.s. Ne kete dite eshte nxjerr prej xhennetit dhe ne kete ka vdekur." (Ebu Davudi)

Nese e lexojme me vemendje ajetin Kur'anor verejme se Allahu xh.sh thote: "Diten e xhuma nxitoni ne ato vende ku permendet Allahu xh.sh."

Nga kjo kuptojme shume gjera pasi dita e xhuma eshte dite e begat plus ne kete dite pranohen lutjet, por ne kete dite do te ndodh Kijameti. Prandaj perdoret fjala "nxitoni" pasi pas vdekjes se profetit Muhammed a.s. do ndodh Kijameti por cesti apo momenti se kur nuk e di askush.

Profeti Muhamed a.s. thote:
"Diten e xhuma do ti fryhet surit dhe do te ndodh Kijamti." (Ebu Davudi)

Shume hadithe flasin per Kijametin, pasi ai eshte momenti i apokalipsit qe ne , njerezit aq qe mund ta imagjinojme. Pervec xhinndeve dhe njereze , krijesat e tjera aq frike e kan diten e kijametit saqe diten e xhuma nga koha e sabahut deri ne aksham ato qendrojne si ne pritje te ndodhis . Qilli dhe toka, malet, deti dhe erat friksohen nga ndodhia e Kijametit.

Profeti Muhammed a.s. thote;

"Cdo gjalles i friksohet dites se kijametit, dites se xhuma prej mengjesit dhe deri ne aksham me perjashtim njerezve dhe xhindeve." (Ahmedi, Ebu Davudi)

Ashtu sikurse Allahu xh.sh. vecoj token nga planetet e tjera, Qaben nga vendet e tjera, muajin Ramazan nga muajit e tjere, naten e Kadrit nga netet e tjera, ashtu Allahu xh.shu e vecoj diten e Xhuma nga ditet e tjera. Prandaj dita e xhuma eshte dite e rendesishme dhe rendesia e saj qendron tek vecorit e saj te cilat jane te shumta, tek namazi i xhumas po ashtu qe ne kete dite do ndodh edhe kijameti.

Qe dite e xhuma eshte nje dite e vecante kete e dallojm ne Kur'an pasi Allahu xh.sh ka vendosur nje kapitull me po te njejtin emer. Kete e ka thene edhe profeti Muhammed a.s. qe thote: "Dita me e mire ne te cilen lind dielli eshte dita e xhuma."(Ebu Davudi dhe Ahmedi)

Po ashtu profeti Muhammed a.s. thote:

"Dite e llogaris, do paraqiten para Allahut ditet me pamje, dhe me e bukura nder to do jete dita e xhuma e cila do rezatoj. Pas saj do shkojne ato qe kan falur namazin e xhumas, qe kan bere dua, e vepra te mira. Keto njerez do shkojne pas kesaj drite dhe fytyrat e tyre do jene me te bardha se bora e nga trupi i tyre del arom me e mir se e miskut. Te gjithe do te cuditen me bukurin e tyre dhe keshtu do futen ne xhennet . Atyre do u kalojne vetem muezinet qe kan qene te rregullt ne ezanet e tyre."                                             (Muslimi)

Cfare duhet bere diten e xhuma?

Sic shikohet namazi i xhumas eshte shume i rendesishem. Prandaj duhet kushtuar vemendje e vecante dites se xhuma fillimisht me nijetin. Duhet te jemi te bindur dhe besim ne shperblimin e Allahut xhsh dhe per me teper kur behet fjale per diten e xhuma. Prandaj diten e xhuma duhet te kemi parasysh; namazin e sabahut, te pastruarit (te berit dush, ose ne termin islam gusull) eshte obligim pra eshte nder sunetet e forta te profetit Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. thote: "Te pastruarit diten e xhuma eshte detyre (borxh) per cdo mysliman."                                                                                                       (Muslim)

Ne nje hadith tjeter qendron keshtu:

"Kush lahet diten e xhuma, vesh rroba te bukura , vendos parfum te mir dhe shkon ne xhami me qetesi, hyn brenda dhe nuk i prish rreshtat (nuk fut percarje), falet , dhe ulet dhe degjon hoxhen (imamin, hatibin) me vemendje, betohem ne Allahun se nje i till do ti falen gjynahet e javes se kaluar dhe tre dit te tjera." (Muslimi)

Ne nje hadith tjeter profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kush vjen ne xhami per namaz te xhumas le te lahet. Nese ka arom te mir te parfumoset me te, dhe ti laj dhembet me misvak." (Muslim)

Diten e xhuma ka udhezuar profeti Muhammed a.s. qe te lexohet surja Kehf

Profeti Muhammed a.s. thote;

"Kush e lexon suren Kehf diten e xhuma , ajo do ti behet drite atij diten e Kiametit, dhe do ti falen gjynahet." (Bejhakiu)

Pas ketyre profeti Muhammedi a.s. ka thene myslimanet duhet te drejtohet xhamis per te fal namazin e xhumas.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Per cdo hap qe behet per te shkuar ne xhami, do marr nje sevap dhe do i fshihet nje gjynah."
                                                                                                (Buhariu)

Ne diten e xhuma eshte mir te thuhen salavate per profeti Muhammed a.s. pasi Muhammedi a.s. thote; "Do me paraqiten te gjitha salavat qe me beni." (Nesaiu) 

Dita e xhuma eshte mundesi per faljen e xhynaheve pasi diten e xhuma eshte nje moment , ne te cilen nese behet lutje (brenda rregullave dhe me nijet te paster) lutja e bere do i pranohet.

Profeti Muhammedi a.s. thote: "Ne diten e xhuma ndodhet nje kohe nese e gjen myslimanin duke bere namaz dhe lutje, Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen." (Buhariu)

Kur eshte pyetur per kete kohe, profeti Muhammed a.s. ka thene: "Ate kerkojeni ne momentet e fundit te ikindise (para akshamit ose fundi i dites se xhuma)." (Ebu Davudi)


Pergatiti:

Gezim Kopani

Per te lexuar pjesen e dyte kliko ketu: Namazi i xhumas Pj. 2

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate