Friday, October 6, 2017

Mjeksia Islame Pj.1

Ne kete rubrik do mundohem te paraqes te dhena Kur'anore dhe Hadithe ne lidhje me ate e cila quhet Mjeksi islame. Rendesia e ilaçeve ne fene islame. Cfare ilaçesh dim dhe nuk dim? Kjo rubrik ka per qellim paraqitjen e Mjeksise ne kendveshtrimin islam.

Profeti Davud a.s. ka thene: "Shendeti eshte mbreteri e fshehur." Ndersa profeti Muhammed a.s. ka thene: "Per secilen semundje Allahu xh.sh ka dhene ilaçin e saj, perveç vdekjes."

Mjalti

Mjalti eshte nje nder ilaçat me te rendesishme. Aq i rendesishem eshte saqe Allahu e ka permend Bleten me nje kapitull te veçante ne Kur'an i titulluar En Nahl (Bleta).(1)

Allahu xh.sh thote: 

"Zoti yt i tha bletes; "Nderto (shko e zgjidh) shtepi neper kodra (male), neper drunj (peme) dhe neper kulmet qe ata (njerezit) i ndertojne (ne ndertesat qe njerezit ndertojne per bletet)."           (En Nahl; 68)
                                                                            


Mjalti eshte nje ilaç i mire per stomak. Per kete kemi transmetimin ku Profeti Muhammed a.s. ka thene: 

"Tek libri i Buhariut shenohen raste kur njerezit kishin probleme me stomakun dhe kur eshte pyetur Muhammedi a.s. ai ka keshilluar: "Le te konsumoje mjalt." Kaluan disa dit dhe personi me dhimbje stomaku kishte perseri probleme, por Profeti Muhammed a.s. dhe te njejten keshille. Kjo u perserit dy here. Heren e fundit Muhammedi a.s. tha: "Allahu xh.sh ka thene te verteten ndersa barku i vellaut tend genjen." (Buhari, "Sherimi me mjalt", Muslim "Sherimi me mjalt")

Sipas historise Egjiptianet e vjeter ia kan ditur vlerat qe mbart mjalti po ashtu edhe shum popuj te tjere. Vlersim te vecante per mjaltin kishin edhe Kinezet. Tregohet se ne Palestin bletaria ka qen aq shum e zhvilluar saqe eshte quajtur: "Toke ne te cilin rrjedh mjalt." Vend te vecante mjalti zinte edhe tek popujt arab dhe qe e perdornin per sherim. (2)

Vet bleta eshte mrekulli e gjall te cilen Allahu xh.sh ka krijuar. Per te bere 1 kg mjalt bletes i duhet te pershkruar 360 apo 460 mije km rrug. (3) Ky insekt i vogel perdor nje komunikim te veçante te quajtur "Vallezim".(4) Ne vitin 1940 shkenctari Karl Von Frish (5) deshifroi i pari komunikimin e bleteve. Sipas tij, "Sapo nje blet zbulon nje burim ushqimi, kthehet me shpejtesi tek foleja dhe nepermjet tingujve (te quajrut vallezim) u tregon te tjereve per vendodhjen e ushimit. Pjese e informimit jane edhe tingujt qe leshojne krahet e tyre."
Allahut xh.sh. i drejtohet bletes keshtu ne Kur'an: "Shko dhe zgjidh" pra ne trajten e gjinis femerore. Arsyeja eshte pasi bleta femer gjen vendin per ngritjen e nje shtepie te re. Ata drejtohen nga mbreteresha, ndersa puntoret jane femrat e tjera, ndersa meshkujt jetojne te vecuar dhe jane vetem per tu ciftuar. Sipas shkencetareve ; "Truri i bletes mund te kryej rreth 10 trilion veprime (llogaritje) per nje sekond." Psh, nje blet mund te gjej nje burim ushqimi me qindra mira km larg, nuk harron rrugen dhe kthehet ne shtepin e saj per tju treguar te tjereve. Ne fole ata ndertojne ushqimin e njohur : "xhelatin mbreterore", buken prej dylli e cila i mbron te vegjlit e tyre.

Nga Ebu Hurejra r.a. trnas. se Muhammedi a.s. ka thene:

"Kushdo qe konsumon mjalt tre here ne muaj, nuk do te perjetojne asnje semundje te rende."
                                                            (Ibn Maxhe, "Sherimi", nr.3450)

Ndersa Xhabiri ka thene: "Me i miri i te gjithe ilaçeve qe keni eshte mjalti."
                                                                  (Buhari & Muslim)

Nga Aishja r.a. kemi se ajo ka thene:
"Vertet i derguari i Allahut Muhammedi a.s. e deshironte shume mjaltin dhe embelsirat."
                                                                                 (Buhari)
Ka shume rendesi menyra e konsumimit te mjaltit. Menyra e duhur ben qe te perfitohet nga vetit e tij.
Mjalti eshte pastrues i barkut, ndikim ne kardiovaskular, nervor , stimolues i oreksit etj.
Sipas shkenctareve trupi i njeriut ne nje kohe shume te shkurter ndryshe nga rastet e tjera thith me shpejtesi te madhe mjaltin.
Mjalti ndikon ne aparatin urinar, ne paratin teres, ne melçi, eshte kunder helm per drogen, pra ndihmon ato qe deshirojne te lejne drogen, ose nese ndonje kosumon kerpudh helmuese. Eshte ilac i mir kunder plageve te shkaktuar nga qeni.  Mjalti eshte i mir edhe per ftohjen ne kraheror.

Muhammedi a.s. ka thene:

"Mjalti ruan zemren dhe largon ftohjen nga kraherori."
                                                                              (Muslimi)

Mjalti mund te perdoret per te ruajtur (konservues) deri ne tre muaj. Ka te dhena qe ai eshte i mir per zbutjen e flokeve dhe rritjes se tyre. Po ashtu ndihmon ne zbardhjen e dhembeve duke i ferkuar ato, forcon mishin e dhembeve.

Mjalti eshte mir te kosmohet duke e tretur ate ne uje te ngrohte dhe ne interval kohor te ndar dhe jo me shume se 60-100 gram ne dit.
Sipas transmetimeve kemi se Muhammedi a.s. e konsumonte mjaltin e tretur ne uj, dhe kete e bente ne mengjes me stomakun e zbrazet.

Muhammedi a.s. kur ka folur per shendetin ka thene:

"...Kemi dy ilaç ; Kur'anin dhe Mjaltin"
                                                                               (Buhari)

Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Hani mjalt, pasi nuk ka shtepi ne te cilen gjendet mjalti per te cilen meleket te mos luten per meshire (sherim)."

Ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s. ka thene:

"Kur nje njeri konsumon mjalt, njemije ilace (sherime) futen ne stomakun e tij dhe njemije semundje dalin jasht."

Per mjaltin eshte thene:

Ibn Sina (Avicena); "Mjalti eshte i mir per zgjatjen e jetes, ruajtjen e potences per pune per moshat e thyra . Nese deshironi te ruani rinine perdor mjaltin/ Ato qe kan kaluar moshen 45 vjecare eshte mir ta perdrin mjaltin rregullit e ne menyre te vecnate te perziere me arra (te grira), Mjalti i perzir me miell perdoret per demtimet  plage siperfaqesore..."

Hipokrati: "Une ushqehem me mjalt vazhdimisht dhe e perdor ate per sherimin e shum semundjeve."

Ibn Bejtar: "Mjalti i bletes i nxehte, i thate , shmang erresiren e syve dhe forcon stomakun."

Galinos: "Mjalti eshte sherues i dobishem per shume semundje, qoft per sherimin nga helmimet ashtu edhe per semundjen e organeve tretese."

Fara e zeze  (Habbetues sevda ose Nigella sativ)

Fara e Nigella sativ ose Habetues sevda njihet si fara e zez pasi ka gjyren e till. Futet tek familja e grunajave. Ka gjetet e ndara dhe kercelli i saj rritet 40-60 cm. Lulet i ka te kalterta. Arabet e quajne edhe si fara e bekuar (Habbetul berekah), ndryshe kjo njihet edhe me emrin qimoni i zi ka qe e quajne fara arabe pasi gjendet ne arabi.
Kjo fare eshte njohur nga Egjiptianet e vjeter por edhe nga Romaket , ndersa Gereket e perdornin per diete.

Ibn Sina tregon: "Fara e zeze perdoret per nxjerrjen e kelbazes, stimulon energji ne trup dhe ndihmon ne shllodhjen pas nje lodhje te madhe."

Nga Ebu Hurejra r.a. trans. se Muhammedi a.s. ka thene: 

"Perdoreni rregullisht faren e zeze, sepse ajo permban ne vete ilaç per çdo semundje, perveç vdekjes."
                                                                                        ( Buhari & Muslim)

Ajo eshte ilac per: dhimbjet e kokes, te shpines, per dhimbjet muskuluare, hipertensioni, stresi, kolla, azma, diareja, gure ne veshka, temthi, kolla,per syt, gure ne veshka, tek impotenca, pastron infeksionet vaginale, rrit kujtesen, bajamet, dhembet , parazitat ne bark, zgjeben , etj.

Ulliri

Allahu xh.sh e ka permend ne Kur'an Ullirin dhe Fikun. Pasti ata jane te rendesishem per shkak te vetive ushqyese dhe sheruese.

Allahu xh.sh betohet duke thene: 

"Pasha fikun dhe ullirin dhe kodren Turi Sina." (Et Tine 01)

Ky ajet Kur'anor sjell ne kujtese profetin Musa a.s. (6) kur ai i foli zotit ne kodren Tur. Trekohet se ne kete kohe ka mbire ulliri ne kodren Tur (Meka) ndersa fiku ne kodrat e Damskut.

Allahu xh.sh thote:

"Dhe peme (trupa drunjsh) ulliri qe mbin ne kodren Turi Sina e cila nxjerr vaj dhe qe eshtei shijshem e i deshiruar per ata qe e perdorin per ushqim."
                                                                                                 (El Mu'minune; 20)

Nga Ibn Omeri trans. "Perdorni vajin e ullirti dhe lyejuni me te, sepse ai del nga druri i bekuar."
                                                                                                        (Bejhaki)

Sipas shkenctareve Spanjoll ne Institutin per Kerkime Mjeksore ne Barcelon  kan argumentuar mbi vlerat e vajit te ullirit duke i paraqitur ata ne kongresin Boteror te Kardiologjise. Studimi tregoi se vaji i ullirit mbron zemren nga dhjami pasi ai permban polifenoleve.(7)

Edhe profeti Muhammed a.s. ka keshilluar ne perdorimin e ullirit,e sidomos te vajit te ullirit. Vaji i ullirit te gjelber eshte shume ushqyes. Forcon barkun etj.

Matertiali ne perpunim....

Pergatiti
Gezim Kopani




____________________
1.En Nahl dmth Blete Ne kete sure Allahu pershkruan persosmerin e qiejve, tokes, deteve, maleve si dhe persosmerin e krijesave te tjera qe Allahu ka krijuar.Ne menyre te veçante permendet edhe mjalti i bletes. Vete bleta eshte nje nder mrekullit e Allahut. Bleta i perket familjes se njohur Apis.
2.Sipas pershkrimit qe kishte bere greku i quajtur Strabon rreth 63 para e.s.
3.Kjo rruge eshte 11 here me e gjate se gjatesia e ekuatorit te rruzullit tokesor.
4.Sipas shkenctareve ky lloj komunikimi eshte i veçant dhe shum i zhvilluar.
5.Karl Von Frish eshte nje shkenctar Gjerman i cili eshte bere i njohur ne te gjithe boten. Ka punuar ne Universitetin e Mynihut.
6.Historia e Profetit Musa a.s; "Transmetohet se nje nate te ftohte Musai a.s. shikoj nje zjarr ne kodren Tur. Prisni i thote familjes se shikova nje zjarr (drit), Lexo suren Kasas;29-32, suren Ta Ha,9-10) se ndoshta t'ju sjell ndonje lajm e ndoshta do tju sjell dru te ndezur ose nga ai i cili do gjej ndonje rruge.Kur arriti Musai a.s. tek zjarri (tregohet se Musai a.s. shikoj zjarrin te ndizej ne nje dru gjembash te gjelber, sa me shume qe ndizej edhe gjelberohej. Musai a.s. pat frik dhe vuri duar ne sy qe te mos humbas shikimin) dikush thirri nga ana e djathte (Kasas ; 30) e lugines , nga lisi; O Musa! Une jam Allahu, Zoti i boteve!" prandaj hiq kepucet pasi ndodhesh ne luginen e bekuar Tuva. Te zgjodha Pejgamber, pranda degjo mire se cfare te shpall! Vertet vetem Une jam Allahu, nuk ka zot tjteer pos Meje, pra Mua me adhuro dhe fal namaz per te me kujtuar Mua.S'ka dyshim se momenti (kijameti) do te vije patjeter, Une gati e kam fshehe ate, do te vije per t'u shperblyer secili njeri per ate qe ka bere.O Musa, cfare eshte ajo qe ke ne te djathten tende?Musai a.s. tha: Eshte shkopi im , me te mbahem e me te shkund gjet e pemet. Allahu i tha: Hidhe ate , o Musa! Musai a.s. e hodhi dhe ja kur shkopi kthehet behet gjarper i madh qe levizte me shpejtesi. Allahu i tha Musait:Kape  ate, e mos u frikeso, se Ne do ta kthejme ate perseri ne gjendjen e meparshme."
7.Polifenol; Substance bimore me veti antioksiduese analitike.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate