Thursday, September 21, 2017

Te luftojme fenomenin e vetvrasjes

Nga: Gezim Kopani

                                 Vetvrasja

Nga aspekti islam vetvrasja eshte nje akt i papranueshem. Jo pak raste zona e Pukes eshte perballuar me kete akt. Cili do qe te jete shkaku, islami i ben thirrje njerezve qe te qendrojne larg vetvrasjes.
Jeta eshte mrekullia e Zotit qe na ka dhene ne, dhe ne e kemi amanet jeten. Islami çdo here ben thirrje ne durim e ne vepra te mira.
Te gjitha ndalesat qe jane te permendura ne Kur'an jane per nje jete te mir dhe kursesi trazirat, merzitjet etj nuk duhet te jene shkak ne kryerjen e nje akti si vetvrasja te cilen Zoti xh.sh nuk e do.
Vetvrasja nuk i zgjidh hallet perkundrazi ajo njollos emrin tend si dhe te pasardhesve.
Jeta eshte e shenjte. Allahu xh.sh thote:

"...dhe mos e mbysni veten tuaj." (En Nisa ; 29)

Te gjithe sebashku duhet ta luftojme kete fonomen i cili merr terren kur njeriut i humbet shpresa ose perballet me probleme te cialave per moementin mendon qe jane te pazgjidhshme.
Duke e denuar te gjithe kete fenomen ndoshta behemi shkaktar qe te ndalojme ndonje ne mos kryerjen e tij.

Profeti Muhammed a.s. thote:

Qendroni larg (mos i beni) shtat vepra (gjynahe) nder to ai permendi "vetvrasjen." (Buhariu)

Te nderuar bashke qytetar e besimtar !

Kudo qe t'Ju jepet mundesia keshilloni njeri-tjetrin per pune te mira. Largoni sa te keni mundesi njeri-tjeterin nga veset e liga, nga aktet vrastare, nga dashakeqesia, nga smira etj. Kushdo qe keshillon per mir ia lehteson hallin ndonjerit duke marr sevape dhe nese te gjithe do vepronim keshtu do kemi shoqeri dhe ambjent me te lumtur, me me shpres dhe me te shendoshte.


21 shtator 2017

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate