Saturday, September 30, 2017

Ndodhia e nje besimtari me kopshtin e tij

Nga Ebu Hurejra r.a. tregon se Muhammedi a.s ka thene:

"Nje here, kur nje njeri po rrinte ne nje toke te shkrete degjoi nje ze tek rete e shiut te thoshte:  Lesho shi ne kopshtin e filanit. Reja filloi te levizte dhe shkoi dhe leshoi shiun ne nje vend. Uji u mblodh tek nje viji. Njeriu qe e shikoj kete filloj te ndjek vijen e ujit e cila e dergoi tek nje njeri qe qendronte ne kopshtin e tij, i cili shperndante ujin me shat dhe i thote;
-O rob i Allahut, si te quajne?
-Ai i thote; Une jam filani. (dhe ishte pekerisht emri qe kishte degjuar tek rete).
Kopshtari i thote; -Pse me pyete?
Ai i tha: Une degjova nje ze ne re qe te solli kete uje, ze i cili thoshte; Lesho shiun ne kopshtin e filanit. Pra permendi emrin tend. Perball kesaj une vendosa ta ndjek kete dhe te mesoj cfare te vecante ka ky njeri te cilit i permendet emri. Si e ke arritur kete miresi? Kopshtari i pergjigjet;
-Une marr prodhimin e ketij kopshti dhe
nje te treten e prodhimit e jap sadak per hir te Allahut,
nje te treten e perdor per te ushqyer familje (femijet) dhe
nje te treten e kthej perseri ne toke (ruaj faren)."
Muslimi, Zuhdi, kapitulli; "Sadakaja per nevojtaret " )

Forca e besimit i cili te ben te jesh mirenjohes ndaj Zotit , qe jep sadaka per hir te tij, dhe qe me bereqetin qe Zoti i ka dhene ushqen familje e ka te garatuar bereqetin dhe miresin e Zotit.

Ne lidhje me kete ndodhi, kemi nje thenje te profetit Muhammed a.s. qe thote:

"Cdo mysliman qe  mbjell dicka (e thote Bismilah),cdo gje qe hahet prej frutave te saj do ti shkruhet sadaka,cfar te mirret prej saj (nese dikush merr frutat pa leje) i shkruhet sadaka,cdo shpen qe han e kafsh qe han ne to do ti shkruhet sadaka..."
(Muslimi)


Pergatiti
Gezim Kopani 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate