Friday, September 29, 2017

Cfare eshte dita e Ashures ?

Fjala Ashure eshte fjale arab dhe vjen prej fjales "ashr" qe do te thote dhjete dhe nenkupton me kohen kur kjo dite bie ne diten e dhjete te muajit Muharrem.

Trasmetohet nga Abdullah ibn Abasi se kur Profeti Muhammed a.s. erdhi ne Mendine vuri re qe hebrenjte agjeronin diten nje dite qe quhej. Profeti Muhammed a.s. i pyeti arsyen e agjerimit?
Ata i thane: "Eshte nje dite e madhe. Ne kete dite Allahu shpetoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falenderim per kete ndihme qe Zoti i dha Musait a.s. , Musai agjeroi. Prandaj edhe ne agjerojme." Pas kesaj pergjigjeje Muhammedi a.s. tha: "Ne e nderojme me shume se Ju profetin Musa a.s. dhe keshtu Muhammedi a.s. agjeroi kete dite dhe keshilloj  agjerimin e saj.
                                                                     (Buhari & Muslimi) 

Ne nje hadith qe transmetohet nga kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

Nga Kutade transmetohet se e kan pyetur Profetin Muhammed a.s. per diten e Ashures dhe Muhammedi a.s. ka thene:
"Agjerimi i dites se ashures fshin gjunahet e vitit te kaluar."
                                                     (Muslimi, sijam 196)

Po ashtu kemi hadithin ku Muhammedi a.s. ka thene:

"Kjo (ashurja) eshte nje dite e madhe. Ne kete dite Allahu xh.sh shpetoi Musain a.s. nga Faraoni (duke gllaberuar ate dhe ushtrin e tij dallget e detit). Per kete ndihme ne shenje falenderimi Musai a,s e ka agjeruar kete dite."
                                                (Muslimi)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka then:

"Pa dyshim dita e ashures eshte nje dite nga ditet e Allahut xh.sh. Kush te doje agjeron dhe kush te doje jo. "
                                            (Buhari, saum 57)

Ne vitin e fundit te jetes se tij profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Nese do jem gjalle vitin qe vjen , do agjeroj diten e nente dhe te dhejte te Ashures."
                                                  (Muslimi & Ebu Daudi)

Per madheshtin e dites se Ashures Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Tran. Xhabiri se Profeti Muhammed a.s. ka thene; "Kush eshte bujar me veten dhe familjen e tij diten e ashures, Allahu do te jete bujar me te per gjithe vitin."
                                              (Bejhakiu)

Cfare ka ndodhur ne kete dite?

Ne kete dite Allahu xh.sh ka pranuar pendesen e profetit Adem a.s.
Ne malin Xhud eshte ankoruar anija e profetit Nuh a.s.
Ne kete dite eshte sheruar nga semudja e gjate profeti Ejub  a.s.
Ne kete dite ka shpetuar nga barku i peshkut profeti Junus a.s.
Ne kete dite eshte ngritur ne qiell profeti Isa a.s.

Ngjarja e Musai a.s. me Faraonin a.s. 
(Shkurtimisht pasi e gjeruar do pershkruhet tek jeta e profetit Musa a.s.)

Faraoni kishe marr vendim per ta mbytur Musain a.s. dhe ndjekesit e tij. Musai a.s. u informua per kete dhe bashke me ndjekesit e tij vendosen te largohen. Mirepo ushtria e faraoni i pikasi dhe sebashku me faraonin filluan te ndjekin. Gjate ikjes Musai a.s dhe ndjekesit e tij ndodhen (rruga i dergoj perball detit), ndersa ne anen tjeter faraoni me ushtrin e tij po afrohej. Situata po perkeqsohet, por Allahu xh.sh i thote Musai a.s.:
"Bjeri detit me shkop!" Musai a.s. i ra detit. Sipas trasmetimeve thuhet se profeti Musa a.s. ka then: "Ndahu me lejen e Zotit tend!" dhe ne keto çaste deti eshte ndar ne 12 rruge ku per cdo grup (apo fis) beri nga nje rruge nepermjet te cileve kaluan detin dhe dolen ne anen tjeter. Faraoni edhe pse u habit me kete mrekulli perseri vijoj ne qendrimin e tij, hyri ne det,por Allahu e mbylli ate.
(Lexo suren Duhan 17-33)

Pse ka ngel embelsira e Ashures?

Pas ankorimit qe Allahu e lejoi te bente anija e Nuhit a.s. ne malin Xhud, Nuhi a.s. zbriti dhe me pas filloj te mbledhte gjerat qe kishin ngelur, thuhet se ai mblodhi : grure, qiqrra, fasule etj. Me keto ato gatuan nje ushqim te cilen ne sot e quajme ashure.

Materiali eshte ne perpunim....

Pergatiti
Gezim Kopani


29.09.2017


V/O: Fotografia eshte ilustrim 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate