Tuesday, May 30, 2017

Lutja e nenes per dhendrin . Ndodhi ne kohen e Sulejmanit a.s.

Tregohet se nje here profetit Sulejman a.s. i kishte ardhur nje ftese per dasem. Deshira e
Sulejmanit a.s. ishte qe te ishte i pranishem ne dasmes pasi martohej djali i nje njeriu  fisnik. Teksa Sulejmani a.s. po mendonte kete, i vjen meleku i vdekjes dhe i tregon se djali qe martohet do vdes diten e dasmes. Sulejmani a.s. u ndje keq dhe vendosi qe te mos shkoj ne dasem.

Pasi perfundon dasma i ati i dhendrit shkon tek shtepia e Sulejmanit a.s. dhe e kritikon per mungesen e tij ne dasem. Sulejmani ngeli pas asnje justifikim. Sulejmani a.s. duke shikuar qe i ati i dhendrit ishte i qete dhe i gezuar, i kerkon melekut te vdekjes se cfare ka ngjare diten e dasmes?

Meleku i vdekjes i tregon: "Teksa isha rruges per tia marr shpirtin dhenderit, me vjen nje urdher tjeter per ta anuluar detyren qe kisha.? Sulejmani a.s. e pyet: A e mesove arsyen?

Meleku i vdekjes i thote: "Shkak ishte nje nene e varfer dhe e moshuar e cilia ishte afruar dasmes. Babai i dhenderit e kishte vene re dhe i afrohet duke e pyetur se cfare halle kishte. Plaka e moshur i thote: Jam e uritur. Pas kesaj pergjigjeje babi i dhenderit shkon tek ushqimi i dhenderit dhe ia sjell nenes se uritur.
E moshuara duke shikuar veprimin paster e te sinqerte te babait te dhenderit beri kete lutje:
"Zoti i dhashte jete te gjate dhenderit o rob i zotit!" Allahu xh.sh ia pranoi lutjen ne çast.

Pjese nga inaugurimi i xhamise se fshatit Qerret Puke

Xhamia e fshatit Qerret Puke

Kjo xhami eshte rreth 350 vjeçare. Zanafilla e saj shkon deri ne kohen e perandorise Osmane, per te vijuar me pas me ndertimin e saj nga Bushatlit e Shkodres te ndihmuar nga banoret e fshatit Qerret. Ishte viti 2011 ku me interesimin e Myftiut te Pukes Gezim Kopani te nisnin bisedimet me donatorin e kesaj xhamie te nderuarin H.Sait Fishta. Themelet e xhamise Qerret u hodhen me date 27 korrik 2012. Xhamia ka nje vakuf prej 10660 m2 toke. Inagurimi i xhamis u be me 21 maj 2017.

Pasqyrimi ne revisten Drita Islame te Komunitetit Mysliman te Shqiperise

Hap dyert Xhamia e re e fshatit Qerret, Puke

Ne nje atmosfere te mrekullueshme festive u zhvillua ceremonia e inaugurimit te xhamise se fshatit Qerret, Puke. Ceremonia u hap me himnin Kombetar, per te vijuar me pas me pjese kuranore. Myftiu i Pukes, z.Gezim Kopani, pasi falenderoi te pranishmit per pjesmarrjen, u shpreh: "Kjo faltore e Allahut do te shperndaje paqe e dashuri. Kjo dite eshte dite feste e gezimi per te gjithe banoret e fshatit Qerret, por edhe me gjere."
Te pranishmit i pershendeti edhe nenkryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Bujar Spahiu "Kam nderti t'ju percjell ne kete dite gezimi, urimet me te mira per kete vater te dijes dhe kultures. Nder begatite me te medha per shoqerine jane edhe objektet e kultit" , tha nder te tjera z.Spahiu.
Ne emer te Bashkesise Islame te Kosoves pershendeti Bahri Sejdiu, i cili theksoi se ky eshte nje sihariq per besimtaret, per ata qe do ta zbukurojne kete xhami me paqe, me harmoni e tolerance.
Pershendetje beri edhe kryebashkiaku i Pukes z.Gjon Gjonaj, i cili shprehu kenaqesine qe merrte pjese ne inaugurimin e kesaj Shtepie te Zotit.
Nderuam me pjesemarrjen e tyre nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise, z.Shpetim Idrizi, perfaqesues te Bashkesise islame te Republikes se Kosoves, myftiu i Tiranes, H.Ylli Gurra, myftiu i Malesise se Madhe, H. Edmir Smalaj, myftiu i Lezhes, H.Agim Terziu, drejtori i shoqates Istanbul z.Ridvan Seferaj, drejtori i fondacionit Miresia, z.Korab Kaja, imame e besimtare te shumte te ardhur nga qytetet e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise.

(Drita Islame nr.06, qershor 2017 fq.15)















Friday, May 5, 2017

Ja saber !

Ja saber!

"Kur je i sigurt qe mbron te drejten mos u terhiq. Po u terhoqe i hap rruge padrejtesise ndersa padrejtesia te shtyp lirin dhe ekzistencen tende."

Gezim Kopani


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate