Thursday, November 17, 2016

Xhami qe nuk duhet harruar

Xhamia qe nuk duhet harruar...
Falenderim Bashkise Puke qe ka  vendosur kete tabele duke shpresuar ne vendosjen e disa te tjerave qe kane vlere jo vetem per besimtaret mysliman por edhe me gjere per shkak te rolit qe xhamiat kan luajtur ne te mire te Atedheut dhe jo vetem.
Gezim Kopani

Dt.16/11.2016


Per diten Nderkombetare te Tolerances

Sot ishte "Dita Nderkombetare e Tolerances" nje dite qe edhe ne rrethin e Pukes do ishte mir te kishte aktivitete. Vlerat shoqerore dhe fetare nuk duhen permendur vetem ne raste festash duke u kthyer keshtu fjale rutin... Nderim dhe respekt per te paret tane qe kan ditur te nderojne vlerat shoqerore dhe fetare mes njeri-tjerit duke krijuar keshtu nje muzaik domethenes.

Gezim Kopani

16/11/2016

Sunday, November 13, 2016

Xhami ne Akropolin e Athines

Edhe pse kam publikuar fotografi te cilat tregonin se sa xhami ka pas Selaniku por nuk kisha hasur kete qe Akropoli i Athines te kish pas xhami. Skicim i vitit 1670

Wednesday, November 2, 2016

Pershkrim i shkurter i jetes se Shuajb Muharrem Arnauti

Shuajb Muharrem Arnauti 1928 - 2016

"Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe llagapi im deshmos se jam shqiptar." (Shuajb Muharrem Arnauti)

"Pavaresisht koheve te erreta qe kaloi vendi (shqiperia) duhet qe sot te zgjoheni dhe te ruani amanetin e te pareve tuaj. Qendroni , mos e leni kete fe (islamin). Rune besen e te pareve tuaj."(Shuajb Muharrem Arnauti, Xhamia Parruce Shkoder 08.07.2011)

Shuajb Arnauti lindi ne vitin 1928 ne Damask te Sirise. Origjina eshte nga qyteti i Shkodres. Ai u be i shquar shume shpejt duke marr mesime te vyera nga dijetari tjeter shqiptare Sulejman Gavoçi i cili i mesoj gjuhen arabe. Me pas Arnauti iu perkushtua mesimeve te jurisprudences islame.

Ne vitin 1958 ne Damask merr drejtimine biblotekes islame ne sektorin e hadithit te cilen e drejton per 20 vjet. Pasi kalon ne Jordani ku ne vitin 1982 fillon punen si Pergjegjes per Vertetesin e Hadithi ne nje prej shtepiave me te njohura botuese.  Gjate kesaj kohe arriti te merrej me vertetesin e mbi 70 vellimeve. Nga veprat e tija me te njohura jane : Sherh es suneh te Begaviut me 16 vol, Musned el Imam Ahmed ibn Hambel me 50 vol, Sunen et Tirmidhi me 16 vol dhe Sijer alam en nubela te Dhehebiut me 25 volume.

Shuajb Muharrem Arnauti ka qene disa here ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Viziten e fundit e zhvilloi ne vitin 2011 ku ndaloi per nje kohe ne qytetine  Shkodres ka ka mbajtur disa ligjerata ne Xhamin e Parruces me pas ne Tirane etj.

Shuajb Muharrem Arnauti vdiq ne moshen 88 vjecare me 27.10.2016 ne Jordani. Namazi i xhenazes u fal ne xhamin El Fehja te Jordanise. Namazi i xhenazes ne munges u fal edhe ne xhamiat e Shkodres dhe asaj te qytetit te Pukes.

Pergatiti
Gezim Kopani

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate