Thursday, August 25, 2016

Kalaja e fshatit Flet, Pukë

Nga: Uke Sinani "Malziu Veshtrim historik-etnografik" Kukes 2014

Keshtjalla e "Leks",Flet  dhe gjurme te rruges Malzi-Prizren
(Kalaja e Fletit ,planimeteria,skice)

Keshtjellen e Fletit e permend Gjon Muzaka si nje fortifikim te ndertuar nga Leke Dukagjini. Keshtjella me permasa 32mx18m ndodhet ne nje kurriz  te ngushte qe zgjatet nga lindja ne perendim. Ne lindje te tij, gjurme te murit nuk ndiqen dot midis shkembinjve. ne veri dhe jug kurrizi zbret per nha 200m ne perroin e Benes dhe ate te Fletit me pjerresi rreth 45 per qind.
Ne keto dy ane muri mund te ndqiet vetem si trase. Me mire prej tij ruhet balli i ngushte perendimor 14 m i gjate dhe 1.2 m i gjere. Ne skaj te tij ndodhet nje kulle ne forme gjyshmerrethi me diameter rreth 4m.
Muratura eshte e rregult, e punuar me gure te thyer me madhesi mesatar, te lidhur me mjfat llaç gelqerje. Ne mur shihen dhe vrimat e rrjetit te drunjte te perforcimit. Rreth 40 m poshte keshtjelles gjenden gjurmet e nje rruge 2.3 m te gjere , te prere ne shkemb. Rruga vijon me pjerresi 13 per qind, duke i kaluar me terpentina me rreze 4-5 m shpatet e pjerret. Traseja e saj e hapur ne shkemb eshte e niveluar dhe e shtruar me zhurel te imet.
Kjo rruge, e njohur me emrin rruga e Gjakoves, ngjitej deri te Qafa e Malit. Prej ketej, pas 700-800 m, ajo zbriste rreze keshtjelles se Fletit e ne fshatin me te njejtin emer. Ketu, mbi perroin e Marak Palit, ndodhej nje ure e vogel 3 m e gjere, me dy kembe te uleta dhe shtroje derrase. Rruga me tej nga Ulezat e Xathit e deri te varrezat e Xathit i qepej shpatit verilindor te lugines e vazhdonte deri te Hani i Sakatit.
(Monumente 1/1983Apolo Baçe e Lazer Papajani, faqe 128.)

Publikon
Gezim Kopani

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate