Thursday, August 4, 2016

Jenikale pershkrim nga Evlia Çelebi

Qe ne zanafilen e saj ne periudhen Osmane Puka e cila disa raste njihet edhe me emrin Dukagjin ka qene pjese e vilajetit te Shkodres.[1]. Rrethina e Pukes u quajt Kaza.

"...Nga Ulqini shkova ne Shkoder e prej andej ne Bushat, prane Pashes , i cili me dha 13 mije grosh, te gjitha monedha te arta veneciane, kundrejt borxhit te Meleq Ahmed Pashes... Te gjitha keto i regjistroi  ne letren qe me dha per Meleq Ahmed Pashen. Pastaj me fali edhe mua 300 munedha floriri veneciane, si dhe disa dhurata te tjera si nje at, nje jatagan si dhe nga 10 cope florinje, nje cope cohe e nga nje stof te gjithe njerezve te mi. Pasi dha edhe disa shoqerues me vete, u ndava nga Beu dhe u nisa nga Shkodra per ne Stamboll." Ulqini, Shqiperia; para tre shekujsh faq.147

Autori ne kete udhetim ndesh edhe dy keshtjella te Dukagjinit;
Muthin (kjo fortese ka mundesi te jete Deja ose Kabashi) e Jenikala. Per parin ai thote:

"Eshte nje ndertim i vjeter, i cili gjendet buze lumit qe mban emrin e qyteti dhe u eshte marre venecianeve nga Fatihu me 883. Administrativisht varet nga Shkodra, ka forme katerkendore, ka kater kulla guri. Nje here ne vit, ne lumin e ketij qyteti del shume peshk, i cili eksportohet ne France. Eshte keshtjelle e forte vetem me nje porte. Brenda saj jane disa shtepi banimi te ushtareve, nje xhami e ngritur nga Fatihu, depo ushqimi e municioni si dhe mjaft topa. Vendi sundohet nga dizdari. Qetesia sigurohet na nje force prej 200 vetash, te cilet jane qe te gjithe kreshike shqiptare dhe mikpritesa besnike. Peshku, rrushi, pemet e bostanet e ketij vendi jane me emer. Njerezit duke shume te gjalle nga fizionomia dhe pamja e jashtme, per shkak te klimes se forte. Prek ketu u nisem ne drejtim te lidhjes dhe mberritem ne Jenikala, e cila eshte ndertuar nga Fatihu
me 883. Edhe kjo ben pjese ne prefekturen e Dukagjinit dhe sundohet me nje subash. Ndodhet ne rreze te nje mali , eshte e ndertuar prej guri, por eshte ne prishje e siper e nuk meremetohet, pasi eshte larg kufirit dhe nuk shihet fort e nevojshme. Ka dizdarin, dhjete roje e disa topa." (Muhamet Dhil-li Ibni Dervishi Evlija Çelebi Sejjhatnamesi ,Shqiperia para tre shekujsh. Enciklopedia shqiptare e Mesjestes perkthyer nga Sali Vuçiterni) faqe; 148.

Sipas historianeve Jenikala ka te beje me vendin e quajtur Koderhani ne qytetin e Pukes. Kjo duke u bazuar ne faktin se vete kjo zone me pare eshte quajtur Dukagjin .

Evlija Çelebi e ka vizituar Veriun e Shqiperise rreth viteve 1662

Pergatiti
Gezim Kopani

gusht 2016


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate