Monday, February 15, 2016

Rendesia e "BISMILAHIT"

Jetonte nje grua e cila gjithmone thoshte: "BISMILAH!", per cdo gje punonte apo fliste. Burri i saj ishte nje
hipokrit, te cilin kjo gje e pengonte, prandaj vendosi qe ta mashtronte.
Ia dha nje pako duke i thene qe ta ruante me kujdes te vecante. Dhe gruaja sipas urtesise se saj e mori duke thene "BISMILAH" dhe e vendosi ate ne nje vend te sigurt. Kur burri e pa se ku e vendosi, tinzisht e mori pakon dhe e hodhi ne pus. Pastaj ia kerkoi pakon gruas.
Gruaja shkon tek vendi ku e kishte len pakon dhe thot: "BISMILAH!" dhe ne ate momente Allahu xh.sh urdheroi nje melek qe ta marre me shpejtesi pakon nga pusi dhe ta vendos aty ku ajo grua e kishte lene me pare.
Gruaja zgjati doren dhe normalisht mori pakon dhe ia dorezoi burrit. Ky mbeti pa fjale dhe u pendua sinqerisht tek Allahu xh.sh dhe kurre me nuk provoi sinqeritetin e gruas se tij.

Sunday, February 14, 2016

Lutja e hz.Ibrahim a.s. per vdekjen

Transmetohet se Profeti Ibrahima a.s.i lutet Zotit xh.sh duke thene:
"O Zoti im! Me lajmero kur te me afrohet vdekja, ne menyre qe te adhuroj me shume!"
Kaluan vite dhe Allahu xh.sh nuk i kthen pergjigje lutjes se tij.
Nje dite hz.Ibrahim a.s. e pyet Allahun xh.sh se perse nuk i ka dhene pergjigje, ne lidhje me lutjen e tij prej shume vitesh. Allahu xh.sh i pergjigjet:
"Miku im! Lajmetari i vdekjes ty te ka ardhur shume vite me pare. Nuk e di kete?
-Jo, i pergjigjet Ibrahimi a.s.
Allahu xh,sh i thote:
-"A nuk e sheh veten o Ibrahim?Mjekra dhe floket te jane zbardhur. Keto jane lajmetaret e vdekjes."

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate