Wednesday, December 30, 2015

Puka ne hartat e shek.17

Vendbanimet e Pukes ne shekullin 17. Harata eshte bere nga nje gjeograf Italian dhe ka ne fokus shtratin e lumit Drin dhe Buna.

Pergjigje per ata qe çeten Puke-Mirdite e quajne Mirdite-Puke

Disa element me dashja ose jo, shtremberojne te verten rreth historise se  Pukes dhe ketu e kam fjalen per Çeten Puke-Mirdite.
Keto element te cilet kete çete e quajne Mirdite-Puke u jap kete pergjigje duke ju publikuar faktet se ajo eshte quajtur Puke-Mirdite.
Ky gabim nuk duhet toleruar , se pastaj ashtu ngel.
Pergatiti: Gezim Kopani



Ymer Puka (foto, 1937)

Major Ymer Puka. Fotografia mban shenim vitin 1937

Monday, December 28, 2015

Gjurmet e vjetra Islame ne fshatin Blerim te Pukes

Keto fotografi jane bere rruges per ne Trun te Poshte ne fshatin Blerim,Sakat te Pukes. Fotografi te bera nga Gezim Kopani, viti 2015. Te tilla gjurme ka ne breg te liqenit, si dhe tek Xhamia e fshatit Trun. (Ne keto gure shkruan El Merhum Vel Mağfur Hasan bin Husej El Fatiha)





Sunday, December 27, 2015

Vjeshtë në fshatin Kabash,Pukë

Fotografi të bëra në muajin nëntor 2015 ne fshatin Kabash,Pukë.

Në fotografi eshte paraqitur kodra ku ndodhet Kalaja e Lekes, Shkolla Sabah Sinani, Xhamia e fshatit Kabash etj. Fotografit janë bërë nga: Gëzim Kopani













Fetva e shkruar nga shqiptari i biri i Ivaz Mehmed Pashes, Ibrahimi (1719-1797)



Marr nga: Mufid Yuksel/fb

Dy fetva nxjerr ne Shejhul Islamit te 80 te shtetit Osman dhe shkruar nga dora e shqiptarit Ibrahim efendi, i biri i Ivaz Mehmed Pashes (1719-1797) Varri i te cilit ndodhet prane xhamise se Bajazitit ne Stamboll.




Saturday, December 26, 2015

Sulejmani a.s. dhe milingona

Tregohet se nje dite Profeti Sulejman a.s. teksa po shikonte nje milingone behet kurioz dhe e pyet:

-Rreth nje viti cfare ha?

-Nje kokerr gruri! - i pergjigjet milingona.

Profetit Sulejman a.s nuk u bin nga pergjigjia dhe vendosi ta bej prove. Merr milingonen sebashku me nje kokerr gruri dhe e vendos ne nje enë te mbyllur dhe pret nje vit.
Pas nje viti Sulejmani a.s. hap kapakun e enes dhe shikon qe milingoni kishte ngrene vetem gjysmen e kokrres se grurit.

Sulejmani a.s. pyet perseri milingonen:

-Sikur me the se per nje vit kosumojenje kokerr ndersa ti ke ngrene vetem gjysmen e kokrres se grurit?
-Para se te me vendosje ne kete ene, isha e sigurte dhe ne riskun e Allahut xh.sh i Cili nuk harron, ndersa pas vendosjes time ne kete enë isha ne doren e njeriut, pasardhesit te Ademi a.s. dhe bijte e Ademit, pra njerezit harrojne dhe duke menduar se do t'me harroje edhe ti , konsumova vetem gjysmen e kokrres dhe gjysmen e lash per vitin tjeter. - i thot milingona.

Pas kesaj Sulejmani a.s buzqesh dhe e liron milingonen.

Pershtati: Gezim Kopani

Jeta e Profetit Zekerija dhe Jahjait a.s.

Jeta e Profetit Zekerija a.s. dhe djalit te tij Jahjait a.s.
(Ngjarje te ndodhur kryesisht ne Damask dhe Jeruzalem)

Si shume te Derguar te tjere edhe Hz.Zekerija a.s. dhe hz,Jahjai a.s. permenden ne Kur'an. Sipas transmetimeve Zekerija kishte per bashkeshorte nje grua qe quhej Ashie e cila ishte vajza e Imranit dhe ishte motra e Merjemes dhe qe ishte tezja e profetit Isa .a.s

Sipas transmetimeve kemi se Profeti Zekerija ka qene zdrukthtar dhe nuk kishte femije. Allahu xh.sh jo me kote i permende ne suren En Am, 85 Pejgamberet si: Zekerijen, JahjaneIsain dhe Iljasin a.s. Duke i cilesuar si njerezit e mire.(En Am,85)

Transmetohet se hz.Muhamed a.s ka thene:
"Zekerija ka qene zdrukthtar." (Muslimi, 43/45/165)

Allahu xh.sh e kishte caktuar Profetin Zekerijan as. qe te kujdeset per tempullin dhe per hz.Merjemen a.s.
Allahu xh.sh thote:
"...Dhe e vuri nen kujdestarin e Zekerijes.  Sa here qe Zekerija hynte ne (dhomen e saj gjente tek ajo ushqime e thonte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim? Ajo i thonte: "Ai eshte nga Allahu, se Allahu ate qe e do,pa mase e furnizon!"Ne ate moment Zekerija e lut Zotin e tij e thote: "Zoti im, me fale edhe mua nga ana Juaj  nje pasardhes (femije) te mire, vertet, Ti je degjues i lutjes. Dhe duke u falur ai ne faltore, engjejt e therrasin; Allahu te pergezon ty  me Jahjane, qe do te vertetoje fjalen e Isait e ardhur nga Allahu, e qe do te jete prijes i matur dhe pejgamber nga te dalluarit. Zekerija tha: O Zoti im! si mund te kem une djale kur mua me ka arritur pleqeria dhe shoqja ime eshte beronje,plakur,sterile?Meleku tha: Keshtu, Allahu pranon cka te doje! Zekerija tha: O Zoti im! Me jep mua nje shenje! Shenja e jote-tha Ai eshte qe tri dite nuk do te mund t'u flasesh njerezve, pos me gjeste (mimike), madheroje Zotin ne mbremje e ne mengjes."(Ali Imran,37-41) Sic benin edhe te Derguarit e tjere edhe Zekerija falej Zotit, dhe ne kete kohe lexonte Tevratin.

Sipas transmetimet e haditheve kemi:

"Nje nate , Zekerija u çua dhe duke u fshehur nga ata qe ishin perreth tij, e luti Allahun xh.sh duke thene:
"O Zoti im! O Zoti im! O Zoti im!, ndersa Allahu xh.sh iu pergjigj: "Te pergjigjem! Te pergjigjem! Te pergjigjem! Zekerija tha: O Zoti im! Eshtrat me jane dobesuar  dhe koka me eshte thinjur."

Po ashtu ne nje Sure tjeter te Kur'anit kemi:

"O Zekerija! Ne po te pergezojme ty me nje djale, emri i te cilit eshte Jahja, e qe askush para tij nuk u emertua me kete emer. Zekerija tha: Zoti im! Si do keme une djale kur gruja ime ishte qe nuk lind, e une kam arritur pleqeri te thelle? Tha: Ja, keshtu Zoti yt ka thene: se ajo per Mua eshte lehte; Une te krijova me pare ty, qe nuk ishe fare!"(Merjem; 7-9)

Sipas trasmetimeve thuhes se ne kete kohe Zekerija ishte rreth moshes  77 vjeç .  Sipas disa mendimeve te tjera Zekerija ishte edhe me i moshuar. Ne lidhje me shqetesimin qe kishte Zekerija qe bashkeshortia e saj nuk lindte femije kemi argumentin tjeter ku Allahu xh,sh thote:

"Perkujto edhe Zekerijen kur e luti Zotin e vet: O Zoti im! Mos me le te vetmuar, se Ti je me i miri trashegues pas cdokujt. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia sheruam bashkeshorten atij." (El Enbija; 89-90)

Kur profetit Zekerijas a.s. i erdhi lajmi i gezuar se do te kishte nje djale u gezua pa mase.  Dhe tregohet qe hz.Jahja ishte i zgjedhur se kishte mesuar nga dituria e Allahut xh,sh.

Ne nje kohe Zekerija kishte vendosur qe te largohej nga tempulli e populli dhe ishte fshehur tek nje dru. Per vdekjen e tij do e permend pak me vone sebashkue me ate se cfare ngjau edhe me Jahjane a.s.

Sipas transmetimeve kemi se:

"Ne nje rast, femijet e tjere i kane thene Jahjase: Eja me ne qe te lozim! Ai iu pergjigj: Nuk jemi krijuar qe te lozim!" (Abdullah b.El Mubareku trans nga Ma'meri)

Jahjai a.s. ishte djal i zgjuar dhe adhuronte rregullsisht Allahun xh.sh ishte shembulli i adhurimit ndaj Allahut, shembulli i njeriut ndihmues , rrespektues ndaj prinderve dhe shoqerise.

Zekerija a.s. kerkoi qe kujdestarin e Merjemes ta kishte ai. Dhe u vendos qe te hidhet nje short ku te gjithe te interesuarit te hidhnin ne lum penat e tyre dhe gjate rrjedhjes se lumit dikujt do ti shfaqet ndonje shenje apo mrekulli atij do i takoj kujdestaria e Merjemes. Kur te gjitha penat u hodhen ne uje te gjitha ndoqen rrjedhjen e ujit me perjashtim te penes se Zekerijes a.s. e cila cau ne drejtimin e kundert. (Ali Imran;44)
Transmetohet se hz.Muhamed a,s ka thene:

"Allahu xh,sh e ka urdheruar Jahjane dhe Izraelitet me pese gjera; te cilave duhej tu permbaheshin dhe Jahjai gati sa nuk harroi per tia thene popullit, dhe Isai a.s.i ka thene: "Je i urdheruar qe tu permbahesh pese gjerave dhe tua percjellesh izraeliteve, qe edhe ata tu permbahen ketyre. A do ua tregosh ti apo ta bej une kete? Jahjai a.s. tha: "O vella! Nese do ta beje ti kete, kam frike  se do te isha i denuar dhe i poshteruar. Pastaj Jahjai i tuboi izraelitet ne Jerusalem ku tempulli u mbush plot, u ulen ne nje vend dhe pasi falenderoi Allahun xh.sh u tha: "Allahu xh.sh me ka udheruar per tu permbajtur pse gjerave.
1.Te adhuroni vetem Allahun xh.sh dhe askend tjeter te mos e konsideroni te barabarte me te.
2.Te falni namazin, ngase Allahu e kthen fytyren e Tij kah ai rob qe e lut Ate.
3.Ju urdheroi qe te agjeroni per hir te Allahut, me te vertet era e gojes se agjeruesit per Allahun eshte me i dashur se sa aroma e miskut.
4.Ju urdheroj qe te jepni zekatin, sadaka
5.Dhe permendeni shume Allahun xh.sh" (Imam Ahmedi)

Hz.Jahja ka jetuar ne te njeten kohe me Profetin Isa a.s.
Tregohet se:
"Nje here u takua Jahjai a.s. dhe Isai a.s. dhe Isai a.s. i ka thene Jahjase: Lutu qe te jem i falur, meqe ti je me i mire se une.Per kete Jahjai tha: Lutu ti qe te jem i falur meqe ti je me i mire se une!"
(Seid b,Ebi Arube,trans nga Katade e ky nga El Hasani

Edhe per Jahjane, Allahu xh.sh tregon ne ajetin 39 te sures Ali Imran se:"I cili do te jete udheheqes, dhe i delire, dhe ferrefyes pasardhes i atyre me te mireve."

Ne nje trasnmetim kemi se:

"Diten e Kiametit cdo njeri do te kete me vete gjynahe,pervec Jahjait te birit te Zekerijes a.s." (Muhamed b.Is'haku munges ne zinxhir Jahja b. Seid el Ensariu, ky nga Seid b. El Musejjebi)

Sipas disa mendive thuhet se Isai dhe Jahjai ishin tezake. Isa a.s. vishte rroba te leshta ndersa Jahjani a.s. rroba kemende. Asnjeri prej tyre skishin pasuri, as rob e robereshe e as ndonje vend ku do te strehoheshin.
(Israili,Ebu Huseini treguar nga Hajthemi)

Zekerija dhe Jahjai a.s. ishin te lidhur ngush ne adhurimet qe i benin Allahut xh.sh. Sipas transmetimeve i gjejme disa hare sebashku duke i bere adhurime e lutje te ndryshme Allahut xh.sh.

Nga i njeti trasmetim tregohet se:

"Kur  Jahjai dhe Isai a.s. deshen te ndaheshin Jahjai i tha Isait a.s.: "Me jep ndonje keshille!  Isai a.s. tha: Mos u hidhero! Jahjai tha: Nuk mund te mos hidherohem! Isai as i tha: Mos u stolis me pasuri e ari!Jahaji a.s.tha:Ashtu do mundohem!
Tregohet se hz.Jahja a.s. veçohej shume duke kaluar jeten ne adhurime  duke udhetuar ne shume vende.
Nje here prinderit e Jahjase kishin dal te kerkonin Jahjane dhe e kishin gjetur tek liqeni i Jordanise. Ata e gjeten duke bere adhurim. Nga adhurimi me devocion qe bente Jahjai a.s.beri qe te prek prinderit e tij saqe u gezuan pa mase." (Ibn Asakiri)

Ne tjeransmetim tjeter kemi:

"Ne nje rast Zekerija a.s.kishte humbur per tre dite te birin, Jahjane. Dhe filloi ta kerkonte. E gjeti ne varr, te cilin e kishte hapur vet vetes, dhe ishte duke qare. Kur e pyeti:
 O bir! Cpo ben? Qe tre dite po te kerkoj dhe ti rri ne varr duke qare.
 Ai iu pergjigj:
O Baba!  A nuk me ke thene  se ndermjet Xhennetit dhe Xhehenemit ekziston nje shkretetire e cila mund te shkilet vetem me lot?
Zekerija i tha:
Vazhdo bir, se edhe une do te shoqeroj."

Vdekja e Zekerijes dhe Jahjase a.s.

Edhe Zekerija por edhe Jahjai a,s. predikonin se Allahu xh,sh nuk lejon qe njerezit te martohen ne gjini.
Ishte pikerisht ky nder shkaqe qe sundimtari i asaj kohe i Damaskut te krijonte nje perplaqje as te madhe me Jahjain a.s. saqe urdheroi denimin e tij maksimal.

Sundimtari i Damaskut deshironte te martohej me kusheriren e tij, me te cilen nuk lejohesh martesa. Per kete Jahjai a.s. tentoi ta shmang kete martese. Per kete arsye vajaza qe deshironte te martohesh me sundimtarin  filloi ta urreje Jahjan a.s. Pas nje fare kohe kjo martese ndodhi. Nderkohe qe mllefi i vajzes ende nuk ishte shuar veçsa ishte rritur. Dhe nje dite teksa qendronte sebashku me sundimtarin ajo i thote sundimtarit,bashkeshortit: Nese do te kerkoj dicka do ta beje per mua?Sundimtari tha: Po! Ajo tha dua koken e Jahjase a.s. Dhe sundimtari udheroi ushtaret e tij qe ta gjenin dhe ta vrisnin Jahjane a.s. dhe ta sillnin koken e tij.
Sipas transmetimit tjeter kemi se Muhammedi a.s. kur beri udhetimin e Isras dhe Miraxhit takoi Zekerijen a.s. ku e ka pyetur:
"O babai i Jahjase, me trego se si je vrare dhe perese te kane vrare izraelitet?"
Zekerija ka thene:
"Jahjai ishte njeriu me i mir dhe me i bukuri dhe kishte fytyre te ndritshme. Ai nuk ndiente nevoje per gra, por e deshi ate gruaja e shfrenuar e sundimtarit te asaj kohe te izraelit.Ajo dergoi dike tek Jahjai qe Jahjai te paraqitet para saj por Jahjai rrefuzoi. Per kete arsye ajo vendosi qe ta vrise ate.  Izraelitet kishin nje feste te cilen e festonin  cdo vit. Ishte zakon qe ne kete feste sundimtari cfardo qe premtonte ne kete feste e mbante. Dhe gjate kesaj feste ishte me te edhe gruaja e tij.Ne kete feste Sundimtari i thote gruas:  Kerkoj dicka,do te ta jap cfare do qe deshirosh! Ajo i tha: Deshiroj gjakun, koken e Jahjase. Sundimtari tha: Kerko dicka tjeter! Ajo tha: Vetem kete dua!Sundimtari tha:Pun e kryer. Sundimtari dergoi rojet e tij qe tia sillnin koken e Jahjase.
Ne ate kohe une isha ne Tempull (sipas transmetimeve ky tempull quhesh  Xhebron) dhe faleshim njeri bri tjetrit. E kapen ate, e prene dhe koken dhe gjakun e tij e derguan ne nje legen.
Ne kete rast Muhamedi a.s. pyeti:
Si munde te durosh kete?
Zekerija a.s tha: As qe e kam nderprere namazin.

Kur ia sollen asaj koken e Jahjase tregohet se ku ka ndodhur kjo edhe ajo ka vdekur ne te njetin castpo ashtu, Allahu xh.sh beri qe bashkeshorit i saj Sundimtari, familja dhe sherbetoret e saj te shfiten ne toke. Kur gdhine dhe pane se c'kishte ndodhur, izraelitet thane: Zoti i Zekerijes eshte hidheruar per Zekerijen prandaj edhe ne hidherohemi per sundimtarin tone dhe ta mbysim Zekerijen.
Keshtu ata vendosen te me kerkonin per te me vrare. Me erdhi lajmi dhe u largova. Ata me ne krye me Iblisin me ndiqnin. Iblisi ua tregonte rrugen nga shkoja. Kur shikova se nuk mund tjua ikja, hasa ne nje dru, i cili ishte para meje dhe me thirri:
-Ketej, Ketej!
Pema u ça,dhe une hyra ne te.
Por iblisi me arriti dhe me kapi per rrobash. Druri u bashkengjit serish, por nje kend i rrobave te mia mbeti jasht. Kur erdhen izraelitet, iblisi u tha: A nuke pate se ka hyre ne kete dru? Ja tek eshte edhe rroba e tij.Ne kete rasta ushtaret dhe populli thane: Ta djegim kete dru! Iblisi u tha: Jo, por sharrojeni. Keshtu, edhe mua edhe drurin na prene me sharre.
Muhamedi a.s. e pyetie serish Zekerijen a..s.:
A ndejve dhembje?
Zekerija tha: Une jo, por druri, ne te cilin Allahu xh.sh beri qe te jete shpritim ime , po."Ne lidhje me kte ndodhi Allahu e di ralisht se si ka ndodhur!
(Ia'hk b,Bishri ne vepren El Mubtede qendron se Jakub el Kufi tregon se ka degjuar Amer b.Mejmni  e ky nga babai i tij , e ky nga Ibni Abbasi se Muhammedi a.s. ka treguar ngjarjen e sipershenuar)

Po ashtu kemi edhe trasnmetime te tjera qe tregohet se Jahjai as. eshte  vrare tek shkembi i Jerusalemit ku ne kete vend thuhet se jane vrare 70 pejgamber te tjere."
(Eth Theuriu trans nga El Ameshi, se Shemle b,Atijj ka thene kete)

Eshte edhe nje transmetim tjeter qe flet per menyren se si eshte vrare Jahjai a.s. dhe qe tregon se:
"Sundimtari i qytetit te Damaskut ka qene Hedab b,Hedari, i cili e kishte martuar te birin  me vajzen e te vellait, Erijelit, mbretereshes se Sajdit, ne pronesine e se ciles mes tjerash ishte edhe sheshi i mbreterve te Damaskut. Ka ndodhur qe e kishte leshuar tre here radhazi. Pas heres se trete, deshi qe perseri ta bente. Dhe ajo kerkoi mendimin e Jahjase i cili kishte thene: "Nuk mund te martohehsh me te perderisa ajo nuk martohet me dike tjeter, e pastaj te shkurorezohet." Per kete shkak ajo u hidherua me te dhe sipas keshillave te nenes se saj kerkoi nga sundimtari koken e Jahjase.I cili pas refuzimit te pare e pranoi kerkesen. Kur u be kjo, tregohet se koka e Jahjase  filloi te fliste e te thote:  "Nuk mund te martohehsh me te perderisa ajo nuk martohet me dike tjeter, e pastaj te shkurorezohet." Ne keto momente ajo mori enen ne te cilen ndodhej koka dhe ia dergoi nenes. Koka perseri fliste, kur nena e saj e pa u rrezua ne toke dhe kerkoi ndihme ndersa sherbetoret qanin duke goditur fytyrat e tyre.E me pas ajo urdheroi sherbetoret qe tia prisnin koken qe sepaku te ngushellohej me koken e saj. Kur e beri kete, tregohet se toka e nxori perjashta trupin e saj. Keshtu kjo grua sebashku me nenen e saj u poshteruan. Nderkoh qe gjaku i Jahjase nuk pushonte. Ridhte pa rreshtur, derisa sa erdhi nje person i quajtur Nabukodonosori dhe ne ate vend ti vristte 75 mije njerez.
(Vepra El Mustaksa fi fedail El Aksa e autorit Ibn Asakiri i cilin shenon nga Abbas b.Subhiu e ky nga Mervani e ky nga Abdulazizi se Kasimi rob i lirurar i Muaviut ka treguar ngjarjen e sipershenuar)

Sipas Seid b.Abdulazizi thote; Ky ishte gjate i te gjithe Pejgambereve i cili rridhte pareshtur, perderisa Eremiu a.s. nuk qendroi mbi te dhe i tha: O gjak! Pusho se rrjedhuri me lejen e Allahut xh.sh. Athere gjaku pushoi se rrjedhuri. Allahu e di te verteten e kesaj ngjarje.

Pergatiti: Gezim Kopani
26.12.2015
Vaiz i mbajtur ne Xhamin e Pukes, 26.12.2015
(Gjate predikimit te kesaj teme ne Xhamin e re te qytetit te Pukes)

Saturday, December 5, 2015

Imam Qazim Nushi afro 40 vjet në sherbim të islamit në xhaminë e fshatit Qerret të Pukës.

Nga; Gëzim Kopani  
Abstrakt

Imam Qazim Nushi lindi në vitin 1898 dhe vdiq në vitin 1976 në  fshatin Qerret të Pukës.  Imam
Qazim Nushi vjen prej një familje Gjakovare me tradita të shquara Islame dhe Atdhetare. Ai ka shërbyer afro 40 vjet si imam në Myftininë e rrethit të Pukës, pikërisht në xhaminë e fshatit Qerret. Gjatë shërbimit si imam në këtë xhamia ai dha mësime islam dhe jo vetem edhe në Mejtepin e këtij fshati. Ai kundërshtonte pushtimet që Serbia bënte. Ishte bazë e LANFÇL dhe zgjidhet në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të fshatit Qerret. Besimtarët e fshatit Qerret-Pukë e mirëpriten me bujari e respekt për afro 40 vjet. Me nr.prot;67 datë 20.10.2014 Myftinia e rrethit Pukë i bën propozim Komunës Qerret për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” imam Qazim Nushit. Dhe me datë 28.04.2015 Këshilli i Komunës Qerret e shpall “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushin.

IMAM QAZIM NUSHI NGA NJË FAMILJE KOSOVARE ME TRADITA ATDHETARE

Imam Qazim Jonuz Nushi [1] u lind në një familje atdhetare gjakovare, e cila ndihmoi me luftëtare gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me fillimin e Luftës Ruse-Turke, [2] Serbia duke përfituar nga përqendrimi i forcave Osmane në frontin e Danubit, sulmoi Kosovën Lindore, ku dogji mijëra shtëpi shqiptare. Vrau dhe masakroi mijëra kosovarë. Për t’i shpëtuar genocidit të përgjakshëm rreth njëqind mijë kosovarë kaluan në brendësi të trojeve shqiptare të Kosovës.[3] Niman Osman Nushi, gjyshi i Qazimit ishte përkrah mijëra kosovarëve,  që zunë hyrjet, udhë e shtiqe[4] të kufirit lindor për të mos lejuar, që forcat shoviniste serbe të hynin më në thellësi trojeve shqiptare të Kosovës. Njëkohësisht morën dhe shpërndanë “muhaxherët”,[5] siç quheshin aso kohe emigrantët politik, duke i ndarë kudo nëpër familjet kosovare, që kishin hapur dyert për ta. Niman Osman Nushi mori në familjen e tij edhe një djalë 13-vjeçar, që ishte larguar prej rrethinës se Nishit [6] i tmerruar përmes zjarreve e të vramëve të përgjakur, ndër të cilët ishin edhe prindërit e tij. Kaq shumë ishte drobitur e hakarritur,[7] sa nuk mbate mend as emrin e vet, as të prindërve të tij të masakruar me bajoneta. Kështu, mbetën ta thirrnin me emrin Djali i Nushve. Së fundmi i mbeti emri dhe mbiemri Nushi. Prof.dr. Pajazit Nushi, studiues e aktivist shoqëror i shquar, tregon se ai “Djali i Nushve” ishte gjyshi i tij, rritur, martuar e jetuar me Nushët e Gjakovës. Edhe prof.Pajaziti mban po mbiemrin Nushi në kujtim e respekt të kujdesit që kanë treguar ndaj gjyshit të tij. Për më tëpër edhe bashkëshortën e kishte bijë të Nushëve.
Sulejman Vokshi, udhëheqësi i forcave të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë aksioneve luftarake ne mbrotje të trojeve shiptare prej sulmeve serbo-malazeze, u miqësua me Niman Osman Nushin sa i dha për grua të motrën e vet, Padishahe Vokshin, gjyshja e Qazim Nushit apo nëna e babait të tij, e Januzit.
Kjo miqësi ka vazhduar deri me LANFNÇL në Kosovë e Shqipëri me Sabrije Mustafë Vokshi (1892-1984), mbesë e Sulejman Ali Vokshit, halla e Asim Vokshit, “Hero i Popullit”. Ajo strehoi edhe Minir Canhasi,[8]i vëllai i Shyhrete Nushit, bashkëshorte e Qazim Nushit. Miniri e strehoi Sabrijen në bazat  e veta të LANFNÇL nëpër Kosovë. Këtë mbrojtje ajo nuk e harroi kurrë. Kështu, më 1978 erdhi në Pukë bashkë me Abdurrahim Buzën [9] te familja Nushi me lidhje afërsie familjare. Kjo vizitë pati si qëllim për ta mbështetur familjen Nushi, nga që sigurimi i Pukës i mbante nën survejim si “Kosovarë të Jugosllavisë së Titos”, që bënin edhe kërkesa për të shkuar atje. Shyhretja, e veja e Qazimit,sado që shtëpia e babait të saj, Mustafa Canhasi, kryemyfti i Kosovës, ishte bazë e rëndësishme e LANFNÇL dhe vëllai, Miniri, luftëtar i batalionit partiaan “Bajram Curri” në Gjakovë, sa e sa herë kishte paraqitur kërkesen për vizitë në Kosovë te vëllezërit e motrat e saja, me hipokrizi e përcillnin, duke i thënë se “ende nuk kishte përgjigje nga Tirana.”
Sabrije Vokshi, e cila kishte qenë delegate në Konferencën e Bujanit, dhjetor 1943, ku u kërkua bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, halla e Asim VokshitHero i Popullit” dhe si bazë e rëndësishme e LANFNÇL, ishte figurë me rëndësi si në Shqipëri, si në Kosovë. Ardhja e saj në Pukë bashkë me piktorin e nderuar, Abdurriham Buza, dhe me ndërhyrjen e tyre, më në fund u bë e mundshme që Shyhrete Nushi e vajza e Qazimit, të shkonte për vizitë familjare në Kosove, ku vëllezërit e motrat e saj e mbajtën atje gjashtë muaj.
                        
QAZIM NUSHI I PËRZËNË ME DHUNË NGA SERBËT, IMAM NË QERRET TË PUKËS

Gjakova, qyteti ku u rrit e jetoi për më se 25 vjet, ka mbajtur gjithnjë qëndrim kundër pushtuesve serbë. Ndër ato që shprehej më haptas ishte edhe imam Qazim Nushi,të cilin regjimi serb filloi përndjekjen e tij dhe kërcenimin derisa i konfiskuan shtëpinë me gjithë rrobat që kishte brenda.
Sipas kujtimeve të familjarëve, ai kurrë nuk e harronte atë mbrëmje vere të vitit 1926, kur po kthehej i lodhur prej pune, gjeti para dere xhandarë serbë, të cilët i thanë se kjo shtepi ishte caktuar për kolonë serbe. Nuk e lanë të merrte as rrobat më elementare të veshmbathjes. Mbeti nëpër miq e shokë, i vuajtur e i varfër. Vendosi të arratisej për në Shqipëri. Gjatë arratisjes së pare, iu vranë shokët. Ky shpëtoi rastësisht. Si u struk [10] për 24 orë  në një shkurre, ku nuk e zbuluan dot rojet e kufirit, shkoi në shokë e miq.
E gjurmonin ngado. Më në fund gjatë arratisjes së dytë, mundi të kalonte kufurin dhe të strehohej në Kukës, ku u përkrah prej Selim Shehut. Në kërkim të një mundësie jetese shkoi deri në Pogradec. Me përkrahjen e kosovarëve emigrant erdhi në Pukë. Kur arriti në Pukë ai filloi të njihet edhe me Kosovarë të tjerë të cilët kishin ardhu në Shqipëri për ti shpëtuar genocidit serb.Ai u njoh me Sami Beqen i cili gjithashtu ishte Gjakovar dhe kishte arritur të hapte një dyqan kripe në qytetin e Pukës. Në një rast Samiu e ndihmoi Qazimin nga sigurimi i shtetit i cili e ndiqte nën motivacionin “Agjend i Jugosllavisë” Samiu e fshehu Qazimin në mesin e kripës.Më pas e përcolli tek shtëpia e Myftiut Elez Hoxha. Më vonë imam Qazimi shkoi në Krovë të fshatit Meçe ku u strehu tek shtëpia e
Jah Metës dhe më vonë në Klos tek shtëpia e Hasan Nezirit. Më pas i shoqëruar nga disa besimtarë mysliman të fshatit Meçe vijoi rrugen ku kaluan përmes lagjes Dedaj, Qaf-Rrgjanë dhe trokiten tek shtëpia e Mustafë Laçit të cilit i kërkuan ta përcillte deri tek shtëpia e Ukë I.Llukës.[11]
Meqë në Gjakovë kishte kryer studimet e nevojshme fetar, me propozimin dhe interesimin e Myftiut të Pukës H.Zenel Hoxha [12] filloi imam në xhamin e fshatit Qerret. Në raste të veçanta përgjatë muajit të Mevludit dhe Ramazanit ka shërbyer edhe në xhaminë e fshatit Kabash, Lajthizë e Kodër Hani Pukë.[13] Edhe pse fshati Qerret ishte me mundësi jetese më të mira se mjaft fshatra të Pukës, prapë ishte larg mundësive të qytetit të Gjakovës, por imam Qazimi, duke gjetë mikpritje e bujrari, mirësjellje dhe interesim për të, u tregua mirënjohës, dashamirës, komunikues, i qetë, i thjeshtë dhe shumë i përkushtuar për shërbimet fetare si në xhami, si nëpër familje në gëzime e hidhërime të tyre. Një kujdës të vëçantë i kushtoi Mejtepit [14] të xhamisë së fshatit Qerret, ku kishin mësuar breza gjeneratash. Me përkujdesje të vazhdueshme të tij arriti që Mejtepi ndiqej me interes prej rreth 30 nxënësish.
Edukimin ne besimin mysliman kurre nuk e lidhte me përbuzjen e besimeve të tjera. Përkundrazi, ishte për mirëkuptim ndërfetar. Ai thoshte: “Përderisa Zoti i Madhërnueshem ka njohë kombe e gjuhë, ka njohë edhe besimet që e njohin Atë për Zot. Profeti ynë Muhamedi a.s ka thënë: Në qoftë se nuk besoni hazreti Isanë a.s. profet, atëherë nuk më keni besuar as mua.”[15] Kështu, imam Qazimi u bë  i nderuar si mësues e imam. Edukata familjare, kulturore shoqërore dhe arsimore fetare e bëri aq të lidhur me fshatin Qerret sa u bë simbol kleriku i Qerretit, duke marrë emrin “Hoxha i Qerretit”.
Nxënësi i tij Ahmet Dunga thotë: “Ne e kena pas aq për zemër imam Qazim Nushin saqë nuk i thonim Qazim Nushi , por Hoxha i Qerretit. Axha im Asllan Dani i ka pas marr flokt në shejë familjrariteti të tre fëmijeve të imam Qazim Nushit.”[16]
Ja si e kujton djali i Ukë Llukës, Besnik Lluka: “1967 kur i kërkuan librat fetar sidmos Kur’anin e Madhnueshem për ti dorzuar, ishte tronditur shumë. Shkon te Mustaf Rexha dhe i tregon hallin që kishtë; -Mor Mustafë! Kam ran ë hall të madh! Më kërkojnë librat fetarë me i dorzue. Unë do libra historie e gjeografie të shkrueme turqisht, po i dorëzoi, po si u dorëzohet me dorë teme Kur’ani të pafeve?!”[17] Nxënësi i tij Ahmet Dunga tregon: “Edhe pse isha i vogël, ai arriti të më mësonte aq shumë saqë edhe sot i mbaj mend. Mjaftonte një herë të na thonte mesimin imam Qazim Nushi që unë dhe shokët e tjerë ta mbanim mend.” [18] Ndërsa nxënësi tjeter kujton: “Në fakt në kohën timë kena pas hoxhë imam Qazim Nushin i cili ishte shumë i dashur. Na merrte me vete nëper fshat. Në muajin e Ramazanit shkonim sëbashku ne xhamin e Qerretit. U bashim rreth 20 burra. Hoxhen e thirrnin për iftarë disa shtëpi të fshatit. Ai kishte raste që shkonte në xhamin e fshatit Kabash, Kodër HaniPukë etj.” [19]
 Kështu, u bë i njohur, që në fshatrat përreth Qerretit deri në Kukës e Kosovë.
Gjatë pushtimit nazifashist u lidh me lëvizjen nacionalçlirimtare. U bë bazë e LANÇL dhe, kur u formua këshilli nacionalçlirimtar i Fshatit Qerret, më 02 nëntor 1944, e zgjodhën anëtar të këtij këshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Më 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe e lexon “jasina”. 
Me gjithë këto presione nuk i shkeputi lidhjet me Qerretin ku shkonte për vizita ne raste gëzimesh e morte për ngushëllim, por kryente edhe shërbesa fetare. Vajza e tij Nexhmije Meçi tregonte: “Edhe mbas ndalimit të predikimit të fesë, ata e ftonin që të shkonte në rreth.”[20] Vdiq i pikëlluar, se nuk arriti ta shoh ringjalljen e besimit, hapjen e xhamiave e të kishave, aq më tepër të shoh ndërtimin e një xhamie madhështore, e po ndërtohet sot në Qerret. Momentet e vështira të ndarjes nga jetë na i tregon edhe vajza e tij: “Megjithëse kishin marrë porosi që anëtaret e partisë të mos ngushëllonin as familjen e tonë. Megjithatë kanë ardh kryetari i Gjykatës z.Famir Çela të cilit iu dha vërejtje nga komuniteti i partisë. Po kështu përfitoj nga rasti të falëndëroj të gjithë ata që morën pjesë në varrim.”[21] Sadoqë u nda prej kësaj jete i ndarë prej të afërmeve të tij në Kosovë, ku nuk u lejua për 30 vjet ta vizitonte, prapë la pas një familje të nderuar. Biijat e tij u bënë punojës të dalluar; Nexhmija në arsim, Hidija ekonomiste, SabrijaRadio Tirana, ku shkëlqeu në sektorin e muzikës tradicionale kombëtrare. Prandaj, Bashkia e Pukës i ka dhënë Sabrijës titull nderi “Krenaria e Pukës”, si dhe NexhmijesMirënjohja e Qytetit Pukë”. Për vetë Qazimin për shembullin e dhënë në
rezistencën kundër pushtuesve serb, forcave nazifashiste i është dhënë statusi  “Veteran i Luftës”, kursë për shërbim të shquar si imam në besim, për forcimin e unitetit e të mirëkuptimit ndërfetar tani i jepet nga Komuna Qerret vlerësimi i lartë “Qytetar Nderi”.[22] Shembulli i tij si klerik bashkëkohor, atdhetar, përkrahës i dijes dhe i arsimit, ka fituar respect e mirënjohje nga bashkëkohës të njohur për virtyte, si në Qerret me Kadri Kasemin, Murat Musen, Baram Cenën, Halil Ukën, Nezir Kurtin, Ahmet Mustafën, Zeq Isenin me Elez Jahë Tafilakun, Ismail Nezir Pema, Syl Dani me vëllezërit: Ahmet dhe Elez Dunga, Bajram Çoba, Zenel Meta, Arif Halili etj. Por edhe në Pukë, Kabash etj si; Mustafë Rexha, Ukë Ismail Lluka, Elez e Brahim Hoxha [23] Sahit Hoxha [24] e Shaban Rexha[25] Hasan Neziri, Kapllan Laçi [26], Asllan Laçi, Selim Kurtalia, Sadri Beci, Musa Ademi etj, burra të mirënjohur të Qerretit me Pukë e rrethinë. Në moshen 84 vjeçare më 28 dhjetor 1976 imam Qazim Nushi i dorëzon shpirtin e tij Krijuesit të Gjithësisë.

 _____________
1.Qazim Nushi; lindur më 05.03.1892 dhe vdiq më 28.12.1976.
2.Lufta Ruse-Turke më; 1877-1878
3. Nga libri me autor; Hysni Myzyri, “Kriza lindore e viteve 70 dhe rrëziku i copëtimit të tokave shqiptare.Prishtinë 2002
4.Shtiqe;  rrugë që përdoren nga banorët e fshatrave.
5.Muhaxher; emigrant që largohen nga vendlindja e tyre si pasoj e ndonjë lufte. Fjala “Muhaxher” është fjalë arabe.
6.Nish; Është tokë shqiptare e besimit mysliman.Që në kohen Osmane ka qënë Sanxhak dhe përfshihej në Vilajetin e Kosovës. Në vitet 1877-1878 Nishi u pushtua nga forcat Serbo-Malazeze duke bërë kështu largimin me dhunë të të gjithë myslimaneve shqiptare.
7.Hakarriur; Friksuar
8.Minir Canhasi; pjestar i forcave Antinazifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës.
9.Abdurrahim Buza; “Piktor i Popullit
10.Struk; u fsheh
11.Gëzim Kopani; “Imam Qazim Nushi mbi 40 vjet i përkrahur në Pukë.”
12.Zenel Hoxh Mehaj; Në vitin 1923 ka qenë Myfti i Pukës.(Shenime të mbajtura nga Myftiu Gëzim Kopani gjatë një bisede me nipin e Zenel Hoxhës , Qamil Zyberi dt;16.07.2006)
13.Gëzim Kopani; “Imam Qazim Nushi mbi 40 vjet i përkrahur në Pukë.”
14.Mejtep; Shkollë (kurse) islame ku mësohen ritet islame, Kur’ani, shkrim, lexim etj.
15.Kujtime nga dhëndri i tij prof.Xhemal Meçi
16.Gëzim Kopani; “Mejtepi i Fshatit Qerret dhe rëndesia e tij (1892)”, kujtime të grumbulluara në vitin 2012 nga nxënësi i imamit Ahmet Dunga.
17.Fjala përshëndetese e Besnik Llukës (Antarë i Këshillit të Myftinisë Pukë për Rrapen, dt.23.05.2015)
18.Kujtime për imam Qazim Nushin grumbulluar nga Gëzim Kopani , dt; 23 maj 2015.
19.Gëzim Kopani; “Mejtepi i Fshatit Qerret dhe rëndesia e tij (1892)” Kujtime të grumbulluara në vitin 2012 nga nxënësi i imamit Elez Tafilaku.
20.Fjala përshëndetese e Nexhmije Meçi mbajtur me datë; 23.05.2015.
21.Fjala përshëndetese e Nexhmije Meçi mbajtur me datë; 23.05.2015.
22.Me nr.Vemdim 10 datë; 28.04.2015 Këshilli i Komunës Qerret me rastin e 9 Qershorit “Ditës së Kulturës Pukjane” vendosi T’i japë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), imam Qazim Nushit me këtë motivacion: “Përsonalitet me një veprimtari mbresëlënëse, arsimore dhe fetare, si dhe për kontributin e dhënë në konsolidimin e bashkëjetesës mes komuniteteve te besimeve të ndryshme.”
23, Elez e Brahim Hoxha; ish-Myfti të rrethit Pukë.
24.Sahit Hoxha; imam në xhamin e fshatit Lajthizë-Pukë.
25.Shaban Rexha; Imam në Xhamin e fshatit Micoj(1924) dhe Lajthizë Pukë(1948-1967). Vlersuar nga Myftinia e rrethit Pukë me nr.vendim; 79 datë 26.11.2013 me “Çertifikatë Mirënjohje” pas vdekjes me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të këtij rrethi.”
26.Kapllan Laçi; Dashamirës i imam Qazim Nushit i cili i është gjendur disa herë pranë. Kapllani ishte një malsor i urt, kuvendar e me kujtesë të gjallë që mbante mend ngjarje përreth një shekulli. I ati, Ismail Osman Laçi ka jetuar mbi 100 vjet. Ishte pajtimtar, plak Kanuni dhe në Xhandarmarinë Osmane në Pukë si dhe në mexhlisin (këshillin) e Kajmakamit për rrethin e Pukës. Nga libri “Poeti i Kabashit” fq.128 me autor prof; Xhemal Meçi.

V/O:Ky material eshte arkivuar prane Myftinise se rrethit Puke me date; 24.10.2015 dhe mban kete nr,prot;189
Përgatiti
Gëzim Kopani
Myfti i rrethit Pukë

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate