Saturday, November 28, 2015

Sunday, November 22, 2015

Thursday, November 19, 2015

Ah moj bij !

Shkruaj nga merzija
Me driten e hanes
Ah moj bija ime
Si t'i tregoj nanes

Eh moj bija ime
T'pata tregu mir
Gjaku i myslimanit
N'kete bote shume i lir.

Beso nuk me shkruhet
Thjesht nga padrejtesia
Oj bote hipokrite
Postone neper media.

Nuk jetojm n'France
Po jetojme ne Palestin.
T'kishe qen oj bij e  Parisit
Lajmi kishte mrri edhe n'kin.

Autor Kujtim Qaili.

Wednesday, November 18, 2015

Libri qe flet per historin e Shqiperise dhe shqiptaret, i pergatitur nga Ali Galip beu

Nje publikim interesant nga Mufid Yuksel i cili ka publikuar nje liber qe flet per Historin e Shqiperise dhe shqiptareve. Shkruar nga Ali Galip beu i biri i Sulejman Spahut nga Vranja. Libri eshte pergatutur per tia paraqitur Sulltan Abdulhamitit te II-te





Shkollat shqipe ne Stamboll 1920-1921

Ne keto vite vetem ne qytetin e Stambollit numerohet te kene qene te hapura keto shkolla shqipe:
1.Shkolla e Ferikojit
2.Shkolla e Beshiktashit
3.Shkolla e Fatihut
4.Shkolla e Ejupit
5.Shkolla e Yskydarit
Burimi: "Shkollat kombetare ne Stanboll" , gazeta "E verteta", nr; 08, date: 02.01.1921.fq.03.
V/O: Ne fotografi eshte shkolla fillore shqipe ne Stamboll.


Monday, November 16, 2015

25 vjet liri besimi

Pas 25 vitesh ne perkujtim te dites se liris se besimit(13.11.2015,falja e xhumas tek Xhamia e Plumbit
Shkoder,ne perkujtim te 16 nentorit te vitit 1990)

Ketu e 25 vite me pare u mbajt tubimi i myslimaneve tek Xhamie Plumbit Shkoder te kryesuar nga H.Sabri Koçi. Ne ate tubim moren pjese nga e gjithe Shqiperia, edhe nga rrethi i Pukes. Nga Puka ketij tubmi nder te tjer iu bashkangjith Myftiu i Pukes H.Elez Hoxha, Sadri Rrustemi, Arif Shkreli Ademi etj. Figura qe edhe sot imam Fejzi Zeganjori i kujton me mall.

(Fotografi me rastin e 25 vjetorit te liris se besimit zhvilluar tek Xhamia e Plumbit Shkoder. Nder te tjere ne fotografi edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani)




Per ne eshte ligj qe te mos vritet njeri me pa te drejte

Aktet te cilat po degjohen dhe shikohen sot nuk kan asnje lidhje me fene islame. Nuk mund te fajsohet nje fe se dy apo tre a me shume indivit permendin terma te fese islame, pasi nuk eshte e veshtir te mesohen dy fjal sot. Prandaj ne te gjithe sebashku e kemi obligim qe nepermjet mexhliseve sic eshte ky te japim mesazhe te qarta, te pasterta, mu ashtu sic permend Allahu ne Kur'an: "Kush e mbyt nje njeri pa te drejte, pa pase mbytyr ai ndonje tjeter dhe pa pase bere ai ndonje shkaterrim ne toke, atehere krimi i tij eshte si te kishte mbytur gjithe njerezit."(el Maide,32) Prandaj tek ne myslimanet eshte ligj qe te mos vrasim njeri me pa te drejte. Madje Allahu ne Kur'an thote: "Dhe kush behet shkak qe te jete ai gjalle eshte si t'i kishte shpetuar te gjithe njerezit." (el Maide, 32)
Mesazh me rastin e sulmeve ne Paris,13.11.2015. Ky mesazh eshte mbajtur gjate nje vaizi pas namazit te akshamit ne xhamin e Pukes me date; 15.11.2015
Nga; Gezim Kopani

Wednesday, November 11, 2015

Vjeshtë në fshatin Iballë,Pukë

Keto fotografi jane bere nga Gezim Kopani gjate nje vizite te zhvilluar ne fshatin e Iballes me date; 10.11.2015.













Friday, November 6, 2015

Historiku i xhamisë së fshatit Iballë,Pukë

Nga; Myftiu i rrethit Pukë, Gëzim Kopani

Sipas të dhënave xhamia e fshatit Iballë [1] është një ndër xhamiat më të vjetra të Myftinisë së rrethit Pukë. Rreth viteteve 1800 numerohet të ken qenë rreth 30 shtëpi myslimane të ndarë në dy fise;

a). Thaç
b). Zotni

Edhe sot xhamia ndodhet tek e njëta lagje e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo është e vendosur në mes të shtëpiave. Xhamia e fshatit Iballë ka qenë një kateshe. Brenda saj ka pas mimber, hajatin dhe vendin e grave. Xhamia ka qenë e ndërtur me gur (sipas të dhënave gojore të ardhur nga Kosova) dhe e mbuluar me tiegull.[2]

Fillimet e xhamisë datojnë me ardhjen e Perandorisë Osmane në rrethin e Pukës. Mjaft ndikim kan luajtur tregetarët mysliman që përshkruanin rrugen Gjakovë-Has-Pukë-Shkodër.[3]
Më vone xhamia Iballë është mirëmbajtur nga vetë myslimanët e kësaj zone. Në këtë xhami ka funksionuar edhe Mejtepi i Xhamisë Iballë. Ai u ndërtua rreth vitit 1900 ku si fillim u ndërtua një "Odë" e veçantë e cila shërbente si Mejtep për të mësuar fëmijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë viteve 1916 në Mejtepin e Xhamisë Iballë kishte të regjistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8-14 vjeç. Në këtë Mejtep u mësonte këndim në gjuhen shqipe si edhe mësime për namazet, mësime të "ashreve" Kur'anore. Nga të dhënat mësues në këtë "Mejtep" ka qenë Imami i Xhamisë Hoxha i Madh Isuf Hoxha dhe Sadik Hoxha. Në këtë Mejtep përveç mësime fetarë ka shërbyer edhe si vend takimi për Pleqt e "Urtë" të cilët her herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe këngë "përpjetë". Kjo ndodhte disa herë në vit sidomos në muajin e "Mevludit", Ramazanit ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e fshatit dhe gjatë këndimit të "Mevludit" përveç ilahive, salavateve,këndonin këngë patriotike. Ndërsa për festat  e Bajrameve si në vendët e tjera edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtepia. Vizitë bënin edhe fëmijët.
Imamët e parë të xhamisë Iballë mësohet të kën qenë "Imamët lëvizës" të cilët në disa raste ishin Turq dhe Kosovar si përshembull nga qyteti i Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa imam venali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhë Bisha, si dhe Sherif Arifi.
Me lirimin e fesë edhe kjo zonë filloi të angazhohet në çeshtjet islame duke zgjedhur Anëtaret e Këshillit të Xhamisë Iballë si dhe Anëtarin e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë për zonën Iballë. Në vitin 2004 duke dhënë shembullin e tij përsonal Ismet Kapeta[4] restauroi xhamin e fshatit Iballë duke ndërtuar edhe minaren e Xhamisë. Pas rikonstruksionit, namazin e parë të Fitër Bajramit e ka kryer imam H.Ibrahim Hoxha [5]

Datë; 02.11.2015

Përgatitur nga: Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)

Shënim: Ky historik është i arkivuar pranë Myftinisë së rrethit Pukë me datë; 16.07.2015 me nr.prot;116.
_________
[1]Iballë; Fshati Iballë është një ndër fshatrat më të largëta të rrethit të Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet në një fushë mjaft të bukur. Përmes fshatit kalon një përrua që mban ujë dimer e verë. Myslimanët janë të ndarë në dy fise a).Thaç dhe b). Zotni (të cilët janë Fis Kabashi). Fisi i Thaçit është i përbërë nga dy besime mysliman dhe katolik, ndërsa fisi i Zotnive është mysliman. Shënimet e Imam Gëzim Kopani, viti 2006.
[2]Thuhet se guret e Xhamis Iballë kan qenë gur të gdhëndur mir dhe me forma të ndryshme madje edhe sot me fanatizëm banorët ruajnë një të till.
[3]Gëzim Kopani; Kjo rrugë ndryshet quhet rruga e Gjakovës ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte në disa vende në Rrethin e Pukës që përshkruante fshatrat si: Kabash,Rrape, Kryezi (në fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe që lidhte edhe fshatin Iballë. Sipas të dhënave gojore të Iballës dhe të Kryeziut del se: "Myslimanët e Iballës dhe jo vetem kan ngren e pi në shtëpiat e Agëve të Kryeziut." Ka pas rastë që edhe kan flet e pushu veçanarisht në kohen e dimirit.),Flet, Dardhë etj.
[4]Ismet Kapeta; Është nip me shtëpin e Hoxhallarëve Zezaj Pukë, Ibrahim dhe Elez Hoxha.
[5]H.Ibrahim Hoxha; Asakohe Myfti i rrethit Pukë.


Pas nje takimi ne Shkoder ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit

Pas nje takimi te organizuar nga Myftinia Shkoder ne kuader te 25 vjetorit te rihapjes se Xhamise se Plumbit,Shkoder. Ne takim nder te tjere moren pjese; Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari, Myftiu i Malsis se Madhe Edmir Smalaj etj. (03.11.2015)

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate