Saturday, August 22, 2015

Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi

Xhamia e vjeter e fshatit Kryezi ndodhet ne zonen e Myftinise se rrethit Puke. Fshati Kryezi ndodhet ne zonen administrative te ish komunes Qaf mali. 


Me ndryshimet e fundit te ndarjes se re administrative ky fshat ndodhet tashme ne teritorin e Bashkise Fushe-arrez.  Sipas banoreve mysliman te fshatit Kryezi, Xhamia e ketij fshati eshte ndertuar para rreth 300 vitesh. Ajo eshte ndertuar me kontributin e vete besimtareve mysliman te ketij fshati.Sipas  disa te dhenave te tjera del se Xhamia e Vjeter Kryezi eshte rindertuar para 100 vitesh nga besimtaret mysliman te fshatit [1]. Prane xhamise se ketij fshati ka qene edhe Mejtepi i Xhamise Kryezi ku kan mesuar femijet e myslimaneve te fshatit Kryezi. Ky Mejtep mbahet mend per dy fakte; a). Aty u arsimua Nel Ismail Aga, imam i ardheshm i xhamise Kryezi. b). deri nga mesi i shek. XX afer Mejtepit ka qene nje qershi e cila eshte quajtur Qershia e Mejtepit. Po ashtu kemi edhe emertime te tjera sic eshte ai i quajtur "Qarri i Xhamis"*. Sipas Halim Hoxhes (Avdylit) Mejtepi kishte permasa 8x10 m. Ishte njekatesh. Aty arsimoheshin femijet e "zotnive" per mesime te duave te ndryshme si dhe shume familje te tjera.
 Mejtepet ne kete kohe ishin fillore, kater vjeçare. Krahas besimit islam mesonin edhe turqisht dhe njohurit fillestare mbi gjeografine dhe historine.

Tekstet zakonisht ishin ne turqisht. Mesimet ua zhvillonin imam shetittes, te ftuar per mesimet e mejtepit. Ne kete Mejtep moren mesime si: Zenel Hoxhe ose sic njihet ndryshe Neli.

Hoxhe Neli me vone u be edhe imam i xhmaise dhe mesues ne Mejtepin e Xhamise Kryezi. Mbas Hoxhe Nelit ka sherbyer si imam i biri, Malush Hoxha i cili gjithashtu ka sherbyer si imam deri ne vitet 1945[2] Sipas ketyre te dhenave kjo xhami ka pas imam:
Zenel (Nel) Hoxha
Malush Zenel Hioxha [3]

 Po ashtu mesohet se ka sherbyer si imam dhe myezin edhe Myrteza Hoxha nga Dukagjini i Kukesit [4] Xhamia e fshatit Kryezi ndodhet ne nje toke "Mira"[5]
 Ne kohen e monizmit xhamia u keqtrajtua duke u kthyer ne magazine koprative. Pas proçedurave te nisura ne vitin 2006 per proçesin e çertifikimit te pronave Vakuf te Myftinise se rrethit Puke , ne vitin 2007 u arrit qe te behet edhe çertifikimi i truallit dhe tokes se Xhamise se vjeter te fshatit Kryezi. Ajo ka nje siperfaqe prej 2562 m2 [6]. Shenim: Ky eshte nje informacion i shkurter ne lidhje me Xhamin dhe Mejtepin e fshatit Kryezi Puke.



Pergatiti: Gezim Kopani
Foto: Gezim Kopani
Puke; me 17.08.2015

 [1] Mustaf Arifaj; Informacion i derguar Myftinise se rrethti Puke me 13.07.2005.
[2] Gezim Kopani; "Historia e Xhamis dhe Mejtepit Kryezi", 2012.
[3] Sipas banorit te ketij fshati Kastriot Arifaj mesohet se Zenel Zmajl Arifaj sebashku me te birin Malushin kan qene te diplomuar si teolog ne Siri. Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me date 20.07.2006.
[4]Mustaf Arifaj: Informacion derguar Myftinise se rrethit Puke me 13.07.2005.
[5]Mira; Toke e dhuruar nga te gjithe banoret per nje sherbim publik sic eshte xhamia.
[6]Gezim Kopani; Sipas çertifikates se pronesise nr.848, date; 11.07.2007
*Qarri i Xhamis Kryezi; Gjendet ne varrezat e fshatit Kryezi. Ka kurore ovale me lartesi 10-12m,diameter mbi 30 cm dhe perimeter 350 cm dhe me moshe mbi 250 vjet.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate