Tuesday, July 28, 2015

Xhamia në Kalanë e Qytezës Pukë

*Pershkrim i shkurter historik

Perhapja e fese islame ne rrethin e Pukes sipas disa te dhenave daton pas vitit 1523. Familje fisnike te bajrakut te Kabashit behen mysliman.

Ne vitin XVI Osmanet krijuan "Sanxhaqet" dhe ne krye te tyre vendosen Sanxhakbeun,
Ne kete kohe Puka u shpall Kajmekam apo Nahi ndersa Iballja e Spasi u shpallen "Nahi" (rreth) te sanxhakut te Dukagjinit me qender ne Peje, por sipas disa te dhenave te tjera me qender ne Sanxhakun e Prizrenit.

Sipas organizimit te asaj kohe ne krye te krahinave qendronte "Zotinia, ose Beu , ne disa raste thuhet per Kajmekam e me von Bajraket" pra agallaret  vendas te graduar nga perandori Osmane.

 Agallaret e Pukes, Kryeziut e te Iballes jane fis Kabashi (me vone Kabashi u ba fis i pare). Defteret apo regjistrat osmane te shek.XVI japin nje pasqyre te gjendjes se popullsise se regjistruar me 1529, 1571 dhe 1591, ku popullsia shenohet edhe sipas besime qe kane.

Ne vitin 1571 "timarli" (prone ne shfrytezim) del nje person i quajtur Sulejman, i biri Ilhanit. Ilhani ishte ushtar ne keshtjellen e Dukagjinit (Puke), ndersa Sulejmani Ilahi kishte per shfrytezim (timare) Komanin e Dobranin (fshat krahas Komanit).

Pas 20 vitesh, 1591, na jepen dy breza me emrat e Dizdareve (nga ku kemi dolen Imam e Myfti) te Pukes. Konkretisht emri i Ali Mustaf Dizdari dhe Mustaf Dizdari.
"Sipas regjistrave ne vitin 1591 ne nahijen e Pukes kishte 23 fshatra qe kishin 355 zjarre (shtepi)..."
Sipas disa te dhenave ne vendin e quajtur Koder Hani mesohet te kete qene edhe qendra e Dukagjinit ose sic njiohet ndryshe Puka (Muhime defteri).
Aty ka qene te vendosur edhe ushtaret Osmane te cilet ndertuan; Kajmekam, Xhami, Mejtep, Tyrbe, , Mexhlis, Han (mesohet qe kan qen 3 han, njeri ka qen han i Laçajve i quajtur Hani i Alis, nje tjeter ka qene tek Xhamia e Koder Hanit i quajtur Mysafirhane), Dyqan, Imarat dhe Zyrtat e Administrates.
Ne Kajmekamin e Pukes mesohet se kan sherbyer mbi 100 ushtare (T.Ippen), nje pjese e te cileve edhe pukjan. Sipas te dhenave mesohet se Koder Hani ka qene nje Kala e rendesishme e cila ishte si qender e nahise se Dukagjinit.(Evlija Celebi e quan "Yeni Kale").
 Mesohet se kjo Kala ka pasur rreth 8 apo 12 topa. Banoret e lagjes Laçaj Puke edhe sot tregojne vendin ku ato kan qene te vendosur,
Keto banore edhe sot thone: "... Per te njoftuar se ka hyre koha e iftarit ne Ramazan shprazeshin topat e Kalas se Shkodres dhe te Pukes..." Xhamia e Koder Hanit eshte nje nder xhamiat me te vjetra ne rrethin e Pukes.

Per daten se kur eshte ndertuar Xhamia e Koder Hanit Puke ka disa te dhena ku; e para eshte ajo se eshte ndertuar nga Osmanet, po ashtu ka te dhena qe ajo eshte ndertuar aty nga viti 1500, apo ne vitin 1523.
Sipas shenimeve te Evlija Çelebi shkruan se "ne vitin 1665 Xhamia e Koder Hanit kishte nje Imam dhe nje Myezin po ashtu edhe 10 roje dhe disa topa."
(Shqiperia Para tre Shek Tirane, fq.148)

Xhamia e Koder Hanit ka qene me minare dhe me kapacitet mbi 50 persona. Dyert dhe dritaret i ka pas ne forme harku dhe me gur te gdhendur. Sipas te dhenave ne vitin 1540 ne lagjen Laçaj mesohet te kete pasur rreth 22 deri 25 shtepi te gjitha te besimit mysliman.

Personalitete te njohura kan vizituar Xhamin e vjeter te Koder Hanit Puke ku permend;
Evlija Çelebi e quan "Yeni kale", Ne vitin 1910 fal namaz ne xhamin e Koder Hanit Shefqet Turgut Pasha sebashku me oficeret e tij. Me 1912 xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Ministri i Brendshem i Turqise Adil Beu. Ne te njetin vit xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Hasan Riza Pasha.
Ne vitin 2007 Myftinia Puke ka bere çertifikimin e tokes se xhamise se Koder Hanit me qellim rindertimin e saj ne tokat vakuf qe Myftinia Puke ka pas ne Koder Hanit Puke.

V/O: Skica e Kalas siguruar nga Atanri i Keshillit te Myftinise Puke prof. Xhemal Meçi

Pergatiti:
Gezim Kopani

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate