Friday, October 17, 2014

Kush e nisi luften me Serbë?

"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past Rahmet!
Osman Hoxha e Bram Haziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!

(Marr nga  "Visaret e Kombit, vll,IV.Tirane 1939, fq.58-59)




Osman Hoxha ishte imam i Myftinise se rrethit te Pukes per fshatrat Kulumri, Xathe dhe Flet.

Baram Haziri ishte myezin i xhamis se fshatit Kulumri dhe shume here shoqeronte imam Osman Hoxha.
Osman Hoxha dhe Baram Haziri me 12 nentor te vitit 1912 luftuan ball perball me ushtaret serb . Sapo divizioni serb me emrin famkeq "Drina" arriti tek mulliri i Fletit, imam Osman Hoxha qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit, u vuri pushken. Ne vend vrau tre ushtare serbe.

Fshati Flet ndodhet ne rrethin e Pukes dhe banohet nga mysliman dhe katolik. Eshte fshat i njohur pasi aty ka pas kaluar edhe "udhmadhia"

Shenim: Kete publikim e bera si kujtese qe te mos harrohen ngjarjet e Serbeve kur ata kan hyre ne teritorin e rrethit te Pukes, pasi ata u rishfaqen serish ne ndeshjen Serbi-Shqiperi 14.10.2014
Pergatiti: Gezim Kopani

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate