Sunday, October 12, 2014

Dashuria ndaj Atdheut urdher nga Krijuesi i Gjithesise.

Ne emer te Allahut Meshiruesit, Meshireberesit.

Myftininia e rrethit te Puke si nje nga institucionet me te vjetra te rrethit te Pukes eshte nga te pakta institucionet qe kane dhene kontribut real dhe faktik ne formimin e shtetit shqiptare ketu ne Puke.
Eshte pikerisht Myftinia e rrethit te Pukes e cila hapi dyert e saj per trimat pukjan te cilet luftonin per mbrotjen e Atdheut. Kjo levizje e Myftinise se rrethit  Puke nuk erdh spontalisht, por krejt natyrshem pasi feja islame thote: "Njeriu ka per detyre te luftoj per keto gjera: 1.Mbrotjen e Atdheut, 2.Mbrotjen e nderit, 3.Mbrotjen e familjes, 4.Mbrotjen e pasurise..."

Edukimi i hoxhallareve pukjan me keto mesime kaq te shenjta, beri qe nje dite zbatoheshin. Hoxhallaret pukjan ne vitet 1880 deri 1940 kan qene nje nder pikat kryesore per Atdheun. Hoxhallaret pukjan nepermjet nxenesve te tyre, te cilet tashme te rritur e te edukuar ne frymen  familjare dhe Atdhetare, ishin gati te mbronin Atedheun i cili po perballej me kercenime te ndryshme.
Per realizimin e kesaj ne disa raste hoxhallaret ne Mejtepet e fshatrave si Kabash, Qerret te strehonin trimat pukjan. Nuk munguan rastet kur hoxha te merrte pjese edhe vete ne keto levizje sic eshte rasti i Lidhjes se Prizrenit.

Perveç kesaj kleriket mysliman ndryshe nga te tjeret nepermjet Myftinise Puke u mor vendim qe: "Ne Mejtepet e Pukes perveç lendeve islame, te mesohet shkrim e lexim i gjuhes shqipe."
Ky qe nje vendim i veshtir pasi kete detyre nuk e mori as vete shteti i brishte i asaj kohe. Sipas arkivit te Myftinise se rrethit Puke, antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Prof.Xhemal Meçi, Mustaf Arifi, Besnik Lluka, Basri Selimaj, Halit Ringaj etj si dhe besimtaret te ndryshme mysliman kemi se:
"Nga mejtepet qe administronte Myftinia e rrethit Puke nga viti 1900 deri ne vitin 1936, brenda 36 vitesh kan mesuar shkrim e lexim ne gjuhen shqiper afersisht: 550 nxenes. Nga keto 456 djem dhe 63 vajza." Sipas te dhenave gojore dhe te atyre pak nxenesve te ngelur gjalle kemi kete pasqyr:

1.Mejtepi Koderhani Puke 170 djem, 18 vajza
2.Mejtepi i fshatit Qerret 100 djem, 15 vajza
3.Mejtepi i fshatit Kabash 80 djem, 13 vajza
4.Mejtepi i fshatit Micoj  30 djem, 7 vajza
5.Mejtepi i fshatit Iballe 50 djem, 8 vajza
6.Mejtepi i fshatit Kulumri 25 djem, 2 vajza

Siç shikohet Mejtepet ne keto vite ishte nje nder bazat per arsim e dije. Numri i madh i nxenesve qe moren mesim ne keto Mejtepe pa diskutim eshte fale punes qe benin hoxhallaret e rrethit te Pukes ku permend:
1. Hoxhe Sadik Prishtina; i cili ishte hoxha i pare ne rrethin e Pukes pas hoxhallareve Turq qe rinderoi Mejtepin e fshatit Kabash i cili ka qene ball perball me Xhamin e fshatit Kabash. Mejtepi ka pas nje dhome te vogel per mesim pasi pjesa tjeter perdoresh edhe per hoxhen. Mesimet ne mejtepin e Kabashit jane vazhduar regullisht. Nga rezultatet e medha qe pat Mejtepi i Kabashit beri qe perveç femijeve te fshatit Kabash te regjistroheshin ne te por edhe femije edhe nga fshatra te tjeres si: Meçe, Buhoti, Lajthiza etj.
2. Zenel Hoxha; nepermjet detyres qe kishte ne ate kohe si Myfti i rrethit te Pukes, vemendje te veçante i kushtonte takimeve me njerezit por nuk linte pas dore Xhamin dhe Mejtepet, sidomos Mejtepin e Pukes, Qerretit dhe Kabashit.
3.Asllan Hoxha; si nje imam i rregullt ne xhamin e Rrypes dha kontribut edhe ne Mejtepin e Pukes duke u dhene mesime islame femijeve pukjan. Prej Asllan Hoxhes mesuan edhe nxenes te cilet me vone u bene imam dhe myfti.
4.Pa dyshimm kontribut te veçante ne Mejtepet e Pukes ka dhene edhe imam Shaban Rexha i cili ndertoi Mejtepin e fshatit Micoj dhe me vone edhe shkollen e pare shqipe te miratuar nga Ministria e Arsimit ku u be edhe mesues.
5.Kontribut te paçmuar ne mesimet e fese islame dha edhe imam Qazim Nushi. Ai duke sfiduar veshtirsite e kohes, arriti te kryente per 33 vjet punen si Imami i xhamise Qerret dhe si mesues te Mejtepit te fshatit Qerret. Ne kete kohe numeroheshin rreth 20-100 djem te regjistruar ne kete Mejtep.

Po keshtu kan qene edhe hoxhallaret e tjere qe kane sherbyer ne rrethin e Pukes. Eshte nder per ne, per Komunitetin Mysliman te Shqiperise, per Myftinine e rrethit te Pukes, per institucionet vendore ku permend: shkolla 9-vjeçare Qerret, Komuna Qerret, shkolla 9-vjeçare Puke, Bashkia Puke, Bashkia Fushe-Arrez, Shkolla 9-vjeçare Kryezi, Komuna Kryezi, Shkolla e mesme e bashkuar Iballe, Komuna Iballe qe te ndjehen krenar per punen e madhe qe keto klerik dhane jo vetem per islamin por edhe per Atedhun .
Kontributi i Myftinise se rrethit te Pukes dhe hoxhallareve pukjan eshte nje rast i veçante dhe shembull per tu ndjekur me qellim; nxjerrjen e brezave Atdhedashes, imam, mesues, ekonomis, mjek etj.
Ne vende te tjera, raste te tilla mundohen ti krijojne artificialisht, ndersa ne i kemi ketu dhe nuk u japim vendin e duhur. Nuk gjendet nje shkolle apo qerdhe, rruge me emrin e tyre.
Sado qe njerezit ti kalojne ne heshtje, veprat madheshtore qe kan lene hoxhallaret pukjan, nuk do harrohen pasi edhe sot qe ne po zhvillojme kete seminar mund tju informoj me saktesis se nga viti 1993 deri ne vitin 2012 jane mbi 900 femije (nxenes) pukjan qe kan marr kulturen e larte te fese islame, mesimet e gjuhes angleze, informatike, turqisht e rrobaqepsi, veçanerisht ne qytetin e Pukes. Kot qyteti i Pukes nuk eshte kaq i qet, i embel dhe i bukur pasi ne te jetojne njerzit tane, besimtaret tane, familjet tona qe nuk harrojne fen dhe Atedheun.
Do kisha shume per te thene, por koha eshte kufizuar, duke ju falenderuar per vemendjen!

Nga Gezim Kopani

Shenim: Kjo kumtes eshte mbajtur ne seminarin qe Myftinia e rrethit Puke zhvilloi me date 25 nentor 2012 ne kuader te 100 Vjetorit te Pavaesise.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate