Friday, August 15, 2014

Mejtepi i xhamise se Iballes.

Historik i shkurter mbi Mejtepin e xhamise se fshatit Iballe.


Ne shekullin  XVI  feja islame ne Shqiperi filloj te perhapej masivish duke u pranuar jo vetem nga fshatrat por edhe  nga elita qytetare dhe intelektuale. Gjate shek. XVI qyteti me i rendesishem i perandorise Osmane Shkodra ishte islamizuar ne masen pothuajse 90%, po ashtu edhe qytet e tjera si Prizreni, Peja etj. 
"Sipas nje relacioni te kreut te Arkipeshkvit te Tivarit V.Zmajeviç i perpiluar me 1703, tregon se procesi i islamizimit ne dioqezen e Sapes [2] me rreth 52 fshatra ishin islamizuar ne masen 20 %."

Duke pasur parasysh fuqin ekonomike qe gezonte sanxhaku i Shkodres beri qe rruga mes Shkodres - Prizreni te lulezonte. Ky lulezim preku edhe zonen e Pukes jo vetem nga aspekti tregtar por edhe ate fetare.[1] Edhe pse besimi islam kishte depertuar me heret nje gje e till nuk ka ndodhur me ndertimin e xhamise se Iballes ku sipas te dhenave xhamia e Iballes u ndertuar ne kohen e Perandorise Osmane [3] diku rreth viteve 1840. Shtimi i familjeve myslimane ne fshatin Iballe beri qe te hapej edhe Mejtepi prane Xhamise.
Sipas besimtareve mysliman te fshatit, Mejtetpi eshte hap para viteve 1900. Ndersa antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni tregon se: "Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise  pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes per ndertimin e xhamise. Me pas rreth viteve 1900-1916 u ndertua nje "ode"[4] e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet mysliman. Mbaj mend se Mejtepi i Xhamise Iballe eshte mbyll aty nga viti 1920."[5]

Besimtaret mysliman te fshatit Iballe tregojne se rreth vitit 1912-1915 mesohet te kene marr mesime islame,ashere te Kur'ani, shkrim dhe kendim shqip rreth 30 femije. Ndersa nga viti 1916 mesohet te ken qene te regjistruar 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. 
Mejtepi ne fillim u hap vetem gjate sezonit te veres. Gjate kesaj kohe ka pas raste qe mesues te Mejtepit te kene qene edhe disa imam te tjere te ardhur nga Xhamia e Koder Hanit Puke. Mesuesi qe mbahet me se shumti mend si dhe qe ka dhene mesim eshte imam Isuf Arif Hoxha (1820-1919)[6]. Mesimet e pare imam Isuf Arif Hoxha i mori ne Mejtepin e Pukes, ku edhe filloj te praktikohej si myezin si fillim dhe me pas si imam sidomos ne muajin e Ramazanit. Edhe pse jo pa probleme me 1903 u hap shkolla e pare Shqipe me mesues Kol Zezaj. Ne ate vit ne shkollen e Iballes mesohet te jene regjistruar rreth 150 nxenes. Kjo beri qe Mejtepi i Iballes dal ngadal te mbyll dyert e veta, por duke lene pas nje kontribut te vyer ne arsimimin e banoreve te asaj zone. [7]

Pergatiti: Gezim Kopani

[1] Rruga Shkoder - Prizren ka pershkruar nje siperfaqe te madhe ne zonen e Pukes si ne dimer po ashtu edhe ne vere. Pjesa kryesore e kesaj rruge ne zonen e Pukes (Dukagjinit) ishte fshati Kabash.
[2] Dioqeza e Sapes mbulonte edhe zonen e Pukes.
[3] Arkivi i Myftinise se rrethit Puke. Gezim Kopani viti 2005. Demir Hyseni viti 2006.
[4] Ode; dhome/klase
[5] Demir Hyseni, ish antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per fshatin Iballe.
[6] Isuf Arif Hoxha, Imam i Xhamise Iballe. Mesimet e pare islame i mori ne Mejtepin e Pukes.Vlersuar me "Medaljen per Veprimtari Pariotike".
[7] Shenime nga imam Gezim Kopani bere gjate nje vizite ne Iballe gjate vitit  2005.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate