Monday, May 5, 2014

Imam Osman Hoxha , Hoxhë dhe Atdhedashes.

Vlerat e fese islame jane te shpalosura ne te gjitha dimencionet e shoqerise njerezore. Nepermjet fese islame ne mund te shikojme sesi kjo fe udhezon dhe meson njerezimin qe te jene te mire dhe te arsimuar e Atdhe dashes.
Ai i meson njerezit te duan njeri tjeterin dhe te krijojne familje duke mbrojtur keshtu bazen e
jetes. Eshte pikerisht islami ai qe i meson njerezit te largohen nga veprat e keqia dhe te duan te miren. Te jene te dashur me femijet, farefisin, miqt, shoket dhe mbi te gjitha te kene  dashuri per "Atdheun". Kete dashuri feja islame e quan nje nder aktet me te larta te myslimanit.

Keto vlera kaq te medha ne mund ti hasim edhe tek teologet e hoxhallaret e rrethit te Pukes ku mund te permendi:
Musa Et'hem Dizdari (1800-1900),
Ismail Aga, 
Hoxh Puka,
Isuf Arif Hoxha (1820-1919),
Osman Hoxha (1847-1912),
Bajram Haziri etj.

Osman Hoxha (1847-1912)

Osman Hoxha ka lindur ne Dukagjin. Shtat vite ai vazhdoi studimet ne Medresen e Prizrenit (1890). Pasi perfundoi medresene rreth vitit 1890 Osman Hoxha vazhdoi detyren si Hoxhe (imam) ne fshatin Flet te Pukes. (1)
Me devotshmeri ndaj parimeve islame ,si dhe disa karatere te larta si pastertia, dashuria, e respekti per te tjeret beri qe te fitonte respektin e banoreve te fshatit Flet dhe me gjere. Ai qe i dashur dhe i sjellshem me njerezit. Aty ku punonte imam Osman Hoxha perveç myslimaneve jetonin edhe familje katolike te cilet shkonin mire. Osman Hoxha kurre nuk e ndante çeshtjen e fese nga ajo e Atdheut. (2)
Me qenese rrethi i Pukes por edhe fshati Flet ndodheshin ne nje pike kyçe per depertimin e ushtrise serbe, Imam Osman Hoxha por edhe hoxhallar te tjere te Myftinise se rrethit Puke u ndikuan nga ky fakt dhe predikonin neper "hytbe" (3) mbi hadithet qe flisnin per mbrotjen e Atdheut. Ishin predikimet e imam Osman Hoxhes qe shqetesuan pushtuesit por nga ana tjeter populli pukjan e ngriti ne shkallen me te larte duke i thurur kenge dhe poezi.
Nje nder to fillon keshtu:

"Kush ja vuni pushken serbit,
Osman Hoxha past rahmet" (4)


Po ashtu kimi edhe kengen popullore, e thurur ne shenje respekti ndaj Osman Hoxhes i cili ngriti gjithe krahinen ne kembe, ne lufte kunder serbeve.(5)

"Gjithe krahina ne kambe u çue,
Kane dhane besen me luftue,
nga Vaspasi e deri n'Flet,
Gjithkund pushka po kerrcet.

Osman Hoxha me shoket e vet,
Po lufton, po ban gajret,
Asnji priten s'po e leshon
Si uje kroi gjaku shkon

Osman Hoxhes s'i  trembet syni, 
N'krah po i rri Bajram Neziri.
Bahet lufte n'kater anet
Pushka e trimit nuk po ndalet.

Kur n'balle shokt iu pane gjakun,
Me shum t'vrame ia moren hakun.
Kush dha jeten per vend te tij,
I kendojme per jete lavdi!"

Po ashtu kemi edhe vargjet:

"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.

Qesi djemsh na i ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!

Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet pre 'i dit!
Dy mij vet kan dal Komit" (6)

Per luften e bere ne Vaspas e Flet kemi keto vargje"

"Kush e nisi luften i pari?!
E kan nis dy hoxhallare!
Hoxhallaret e Malit Zi!

"Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha 'i shehitli!
Ka nis luften me serbi!
N'ujt e goskes jan mbyt nji mije!" (7)

Per kontributin e imam Osman Hoxhes  Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka dhene titullin "Deshmor i Atdheut" çertifikat e dhene pas vdekjes dhe qe ndodhet e ekspozuar ne pavionin e "Deshmoreve" prane shkolles muze "Migjeni" Puke. (8) Imam Osman Hoxha la me pas djalin e tij Mehmet Hoxhen i cili po ashtu sherbeu prane Myftinise se rrethit Puke pikerisht ne fshatrat Flet, Trun, Xathen etj.

Eshte detyra  e te gjitheve qe akti sublim i teologeve dhe hoxhallareve pukjan dhe jo vetem te mos harron por te kujtohen sepse ata dhan jeten per kete Atdhe, per kete toke. Ne kuader te 5 majit  dites se Deshmoreve, deshirova te sjell nje shkrim ne perkujtimin te aktit heroik te imam Osman Hoxhes, myezinit Bajram Nezirit te Fletit.

Pergatiti Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)
Date; 05 maj 2014

__________
(1) Gazeta Drita Islame Vell, III, nr.07 (50), Prill 1994
(2) Libri, Familja Hoxha Dukagjini - Mali Zi fq.18
(3) Hytbe, vend ne xhami ku predikon imami.
(4) Prof.Dr. Bajram Xhafa, revista "Zani i Nalte" nr.3 (155) fq.37, viti 2013
(5) Kenge qe ruhet ne Fonoteken e Radio Kukesi. Libri "Familja Hoxha Dukagjini-Mali Zi" fq.18
(6) Visaret e Kombit vll. IV. Tirane, 1939 fq. 58-59, mbledh ne Lume e Kukes.
(7) Visaret e Kombit, vll, IV Tirane,1939, fq.58-59, mbledh ne Lume e Kukes.
(8) Shenimet historike te imam Gezim Kopani

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate