Sunday, November 24, 2013

Kontributi i hoxhallarëve pukjan për Liri e Pavarësi

     Kontributi i hoxhallareve pukjan per Liri e Pavaresi (1881-1912)

       Rreth vitit 1900-1923 Myftinia e rrethit Puke perveç vendeve qe mbulon sot, ajo mbulonte edhe disa vende te tjera si: Dukagjini, Petkaj, Megull (Megjull), Spaç, Pistë, Shikaj, Shumri , Kalimash etj qe sot mbulohen nga Myftinia e Kukesit.[1]
       Kleriket mysliman pukjan ishin te njohur per kontributin e dhene per Liri e Pavaresi e argumentuar kjo qofte permes kujteses popullore historike por edhe permes burimeve arkivore.
Perpjekja e hoxhallareve pukjane per Liri e Pavaresi kulmon ne vitet 1911-1912 ku hoxhallaret ishin te paret qe kundershtuan pushtuesit.

Musa Et'hem Dizdari (1800-1900)

Musa Et'hem Dizdari njihet si i pari imam vendas, per te cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore per veprimtarin e tij Atdhetare. Hoxhe Puka, Ismail Salih Age Kryeziu organizuan largimin e Haxhi Ymer Prizrenit  prej Prizrenit deri ne kufi me Puken.[2] Per Haxhi Ymer Prizrenin ishte leshuar urdher per kapjen e tij, si organizator "i kryengritjes qe kishte themeluar dhe kishte pergatite ai", kunder Perandorise Osmane gjate Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881.[3]

Edhe Kryeministri ne shkresen e tij, shoqeruar aktet gjyqesore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se "Ismail Agai dhe Hoxha i Pukes, Musa efendiu, kane qene nga njerezit e rrezikshem qe paten trubulluar dhe prishe qetesine e vendit."[4]
Ne baze te ketyre akteve hoxha sebashku me te tjeret u internuan "me rrugen e Selanikut dhe te Aleksandrise per ne Merash." Ne fshatin Kryezi tregonin se hoxha ka pas perfunduar deri ne Halep te Sirise, ku u mbajten ne internim per afro pese vjet.[5]
Musa Hoxhe Puka se bashku me Ismail Age Kryeziu me 14 korrik 1965, me dekret nr. 4040, dekorohen prej Presidiumit te Kuvendit Popullor me "MEDALJA PER VEPRIMTARI PATRIOTIKE"

Isuf Arif Hoxha (1820-1919)

Isuf Arif Hoxha i mbiquajtur Hoxha i Madh, ka qene hoxhe i xhamise Iballe. Ka perkrah Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Imam Isuf Hoxha ka mesuar ne Medresen e Prizrenit ku u pergatit per imam. Ai kishte lidhje me Dizdarin e Pukes, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Keto lidhje miqesie i bashkuan me shume ne perkrahjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit te Dardhes, burre trim dhe guximtar. Ai kishte edhe lidhje te tjera me kabashes te tjere te Dardhes ate te Meziut si "daje" siç ishte rasti i Mark Bales se Meziut i cili u semur ne Mertur, ku kishte shkuar per feste dhe erdh e vdiq ne kullen e imam Isufit ku e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin.

Zenel Adem Hoxha (1853-1945)

Zenel Adem Hoxha ka qene imam i Xhamise Kaderhani Puke si dhe Myfti i rrethit te Pukes, "Qytetar Nderi" i Pukes.[13] Ishte dite e Xhuma ku imam  Zenel Hoxha po mbante hytben e xhumase dhe te pranishem nder te tjere ka pase Shefqet Turgut Pasha, korrik 1910 (Minister i brendshem  Turk),si dhe Adil Beut dhe Hasan Riza Pashes. Imam Zenel Hoxha ne hytbe u shprehur: "Allahu e ka dhene qe çdo popull te jetoi ne Liri ne vend te vet."[6]
Ne shkrimin "Kryengritja e Pukes rreth vjetit 1912" sado qe pranohet e "Nuk duhet lene pa permende edhe z.Zejnel Hoxha i Pukes... qysh ne fillim kje simpatizues i levizjes, e kurdo ku e qitte rasa,... bate nji sjoj propogande ne favor te kryengritjes." [7]

Sadik Prishtina (1892-1977)

Imam Sadik Prishtina ishte nga fshati Kraishte i Lipjanit te Kosoves. Ai u perkrah nga i ati Hasimi i cili e dergon per studime islame ne Mejtepin e Janjeves dhe per te vazhduar ne Medresen e Prizrenit. Me fillimin e Luftes Ballkanike vendi u pushtua nga ushtira sllave. Gjate qendrimit ne Prizren, perveç aktiviteteve fetare Sadiku i ndikuar edhe nga kultura islame sebashku me disa bashkekohore formuan organizaten "Bashkimi Kombetar Shqiptare."[8]
Per nje fare kohe ai sherbu si imam i Vaspasit qe i dha i pari kushtrimin e fillimit te luftes ne Malzi kunder pushtuesve serbe, si dhe Osman Hoxha i Fletit.  Heroizimi i tyre u kendua ne kenge popullore:

"Kush e nisi luften per Dri?!
Hoxhallaret e Malitzi!
Sadik Hoxha, djal zotni,
Trim per pushk e zanatli!" [9]

Osman Hoxha (1847-1912)

Sipas Prof.Dr. Bajram Xhafa kemi: "Ne rrugen e divizioneve serbe nga Gjakova dhe Prizreni per te dale ne Lezhe e Shengjin, tradita popullore ruan shume kujtime me vlere qe pasqyrojne qendresen e fshatareve se krahines se Maleziut (banuar thuajse teresisht me popullsi myslimane si Va-Spasi, Pista, Gdheshta, Mgulla, Fleti etj.) per mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrise serbe.

"Kush ja vuni pushken serbit,
Osman Hoxha past rahmet"[10]

Per kete arsye krahina u dogj plotesisht. Ne Gdheshte u theren 72 gra, pleq e femije qe rane ne duart e serbeve. Ne fshatin Flet me 15 nentor serbet humben edhe reparte te tera. Bashke me ta luftuan banore e fshatrave te tjera si: Dardha, Truni, Sakati, Xathi, qe bashkepunonin me ate te Qafes se Malit, Fush-arrezit e deri ne Puke."[11]

Osman Hoxha u rrit ne nje familje besimtare dhe patriote. Qe i vogel Osmani sebashku me babain e tij kryenin ritet fetare ne xhamin e fshatit Kulumri.[12] Sipas te dhenave Osman Hoxha ka marr mesime islame ne  mejtepin e Pukes dhe te Kabashit. Per disa vite pasi mori mesimet islame, ai u aftesua te drejtonte sherbimet islame si imam. Myftinia e rrethit Puke qe ne moshe te re e emron Osman Hoxhen imam te xhamise Kulumri. [13]
Sipas te dhenave Fleti ishte betuar sebashku me Udhmadhen se do te luftonin me te gjitha mundesite pushtuesin serbe. Sipas prof.Xhemal Meçi kemi:

"Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin pushtuesin serbe. Me 11 nentor 1912, kur vetem ne Gdheshte, Malzi, theren e masakruan 72 pleq, femije e gra. Sapo pararoje serbe e Divizionit famkeq "Drina" arriti te mullini i Fletit  imam Osman Hoxha, qe kishte zene vend mbas Hanit te Fletit, u vuri pushken. Me shpejtesi vrau tre ushtare serbe, te cilet i qiten rrethimin dhe e plagosen rende. Por, ndersa qendronte  thirri myezinin e tij Bajram Haziri: "O bini serbit se na qarti, bre!" [14]

Bajram Haziri leshoi kushtrimin: "Bini serbit, kush asht burr, se na vran Osman Hoxhen!" dhe shtiu drejt kolones serbe qe po i ngjitej lugines se Fletit. Mbas kushtrimit e pushkes se tij e gjithe lugina e Fletit u ndez flake prej armeve te fletasve dhe sakajaneve te Vaspasit, te terhequr mbas luftimeve te ashpra qe kishin zhvilluar me pararojen e ushtrise serbe, ku mbeten te vrare 20 ushtare dhe komandanti i tyre, perball istiakmit (pozicionit) te Ismail Arifit, i cili ra deshmor i Atedheut, por u perjetesua edhe ne kenge, ashtu si fletasit me Osman Hoxhen.

Ne nje kenge tjeter per luften me serbe, Vaspas - Flet, mund te shkepusim keto vargje:

"Kush e nisi luften me serbe?!
Osman Hoxha, past rahmet!
Osman Hoxha e Baram Haziri.

Qesi djemsh na i  ka Fleti!
S'i ka krajli, s'i ka mbreti!
S'i mban toka, s'i mban deti!

Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej 'i dit!
Dy mij vet kan dal komit." [15]

Per luften me serbe Vaspas-Flet kemi edhe kete kenge:

"Kush e nisi luften i pari?!
E kan nis dy hoxhallare!
Hoxhallart e Malitzi!

Sadik Hoxha ish kan dai,
Osman Hoxha 'i shehitli!...
Ka nis luften me Serbi!

N'ujt e Goskes jan mbyt nji mije!" [17]

Ishin mesimet dhe predikimet e hoxhallareve pukjane qe inspiruan shume mysliman te tjere pukjane qe luftuan dhe rane per Atedheun. Nga ky inspirim madheshtor ne mbrotje te Atedheut rane deshmore per Liri e Pavaresi nente deshmore pukjane qe luftuan ne brotje te Pukes e Shkodres.

Pergatiti: Gezim Kopani

Puke me 24 nentor 2013


__________
[1] Informacion i grumbulluar nga Gezim Kopani ne vitin 2005.
[2] Ymer Prizreni, Kryetar i Komitetit Drejtues te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
[3] Vendimi i Gjykates Ustarake Shkoder dhe i akteve Gjyqesore te Ministrise se Luftes i dates 19 gusht 1881.
[4] Pergjigjia e Sulltanit, date 15 nentor 1881.
[5] Akademia e Shkencave, Instituti i Historise, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumentet Osmane 1878-1881. Tirane, 1978, fq.228.
[6] Nga Prof.Xhemal Meçi.
[7] K.B. M.,"Kryengritja e Pukes rreth vjetit 1912", Hylli i Drites. Shkoder, 10/1937, 15 tetor, fq.468.
[8] Nexhmie Luma Prishtina (Mbesa e imam Sadik Prishtina)
[9] Nga Prof.Xhemal Meçi (Flet, 17 gusht, 1983. MHP)
[10] Osman Hoxha, Hoxha i fshatit Flet, dhe Bajram Haziri e nisen te paret pushken kunder ushtrise  serbe dhe pas tyre u ngrit e gjithe zona e Maleziut te Pukes. Hoxha u plagos rende dhe pas disa ditesh vdiq nga plaget. (Marr nga: Prof.Dr. Bajram Xhafa revista "Zani i Nalte"nr.03 (156) fq.37, viti 2013.
[11] Murzaka, Th., "Politik...",fq. 147-148. Edith Durham shkruan: "Duke perjashtuar Fletin, ku fshataret myslimane u bene atyre nje qendrese prej tre ditesh ne nje gryke te ngushte, ata e pershkruan tere vendin pa veshtiresi, meqenese mirditoret kishin kaq pak armatime, saqe abati i tyre i bindi se lufta vetem do te shkaktonte masakra." "Lufta per Shkodren", Shkoder, 2005,fq.187.
Edhe Swire shkruan se "me perjashtim te Fletit, ku aty u bllokuan per tri dite, gati nuk ndeshen ne qendrese... Prenga (Doçi-abati i Mirdites) planifikonte nje kompromis me serbet" (J.Swire, "Shqiperia.." fq.127) Marr nga Prof.Dr.Bajram Xhafa, Gjenocidi serbo-malazezo-grek mbi popullsine myslimane shqiptare (1912-1913), Revista "Zani i Nalte" nr.03(156) fq,37,viti 2013.
[12] Xhamia e fshatit Kulumri sherbente per keto fshatra: Kulumri, Flet, Xathe dhe Sakat.
[13] Informacio i grumbulluar nga Gezim Kopani ne vitin 2005.
[14] Baram Haziri, Myezin i Xhamise Kulumri, bashke fshatar dhe shok i Osman Hoxhes.
[15] Visaret e Kombit, vll.IV. Tirane, 1939, fq.58-59, mbledhe ne Lume, Kukes.
[16] Studiues Prof. Xhemal Meçi, "Roli i prijesve mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi" Puke me 24 nentor 2012.
[17] Visaret e Kombit, vll.IV. Tirane, 1939, fq. 58-59, mbledhe ne Lume, Kukes
.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate