Saturday, September 7, 2013

Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj.I

Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderoj dhe vetem nga Ai ndihme, falje dhe mbeshteje kerkoj.Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi hz.Muhammed a.s.

Hz.Muhammed a.s. na ka bere te qarte se Allahu xh.sh ka 99 emra. Keto emra permenden ne Kur'anin e madherueshem. Po ashtu eshte edhe nje emer tjeter i Allahut xh,sh qe nuk e di njeri se cili eshte por qe ndodhet ne Kur'anin e Madheruar. Kur hz.Muhammed a.s. bente dua ai vazhdimisht permende emrat e Allahut. Nuk kishte dua te hz.Muhammed a.s. qe te mos ishte emri i Allahut xh.sh. Hz.Muhammed a..s tregon se kushdo qe ben dua (lutje) me emrat e Allahut xh.sh Allahu do ia pranoj lutjen. Gjithashtu hz.Muhammed a.s. thote: "Kushdo qe meson permendesh 99 emrat e Allahut duke i besuar ato si dhe duke ditur kuptimin e tyre, do te futet ne xhennet." (Buhari)
Per kete arsye kam zgjedhur qe te mbaj disa ligjerime mbi rendesin e emrave te Allahut xh.sh.

1. Er Rrahman xh.xh ( I Gjithmeshirshmi )

Kush thote 100 here "Ja Rrahman" mbas cdo farzi te namazit, do jene te sigurte ndaj padijes dhe harreses.

2. Er Rrahim xh.xh( Meshireploti )

Kush thote 100 here emrin "Ja Rrahim" mbas namazit te sabahut, Allahu xh.sh do e bej miq te te gjithe krijesave.

3. El Meliku xh.xh( Sunduesi)

Ata qe thine "Ja Meliku" do jene te mbrojtur ne kete bote dhe ne Ahiret si dhe njerezit do e shohin me syrin e mire.

4. El Kuddus xh.xh( I Pasteri )

Ai qe thote 100 here "Ja Kuddus" jane te ruajtur nga cdo e keqe.

5. Es Selamu xh.xh( Paqedhenesi )

Nese nje te semuri i lexohet 100 here emri "Ja Selamu", i semuri do sherohet nga semundja.

6. El Muminu xh.xh( Siguruesi )

Ka mbrijtjen e Allahu xh.sh nga armiku personi qe e thote.

7. El Muhejminu xh.xh( Mbizoteruesi )

Kush e thote pas abdesit do ndricohet e pastrohet ne gjithe trupin e tij.

8. El Azizu  xh.xh( Fuqiploti )

Ai qe e thite 40 here per 40 dite pas namazit te sabahut, Allahu ia mundeson qe te mos kete nevojen e te tjereve.

9. El Xhebberu xh.xh( I Gjithfuqishmi )

Ata qe e thone "Ja Xhebber" Allahu do e shpetoj nga cdo lloj dhune.

10. El Mutekebbiru xh.xh( I Madherishmi )

Ai çift qe thote "Ja Mutekebbiru" Allahu do u dhuroje femije te devotshem.

11. El Haliku xh.xh( Krijuesi )

Allahu krijon melek i cili i bindet Allahut xh.sh deri diten e Gjykimit, kjo bindje regjistrohet veper e mire, e kjo veper i kalon edhe atyre qe thote "Ja Haliku".

12. El Bariu xh.xh( Filluesi )

Allahu krijoi krijesat pa model paraprak, dhe kjo u realizua nga urdheri i Allahut xh.sh duke thene "Behu".

13. El Musavviru xh.xh( Formedhenesi )

Ajo grua qe kerkon te kete femije por nuk lind, dhe thote "Ja Musavviru" dhe "Ja Haliku" dhe agjeron 7 dite, ku ne cdo iftare ne nje gote uji i lexon keto emra  nga 21 here dhe i fryn ujit, dhe me ate uje e hap agjerimin. Allahu xh.sh i mundeson asaj te kete femije.

14. El Gaffaru xh.xh( Gjithefalesi )

Kush thote "Ja Gaffaru", Allahu do ia fal te gjithe gjynahet.

15. El Kahharu xh.xh( Mposhtesi )

Ai qe thote "Ja Kahharu" e mposhte nefsin e tij. Behet shkak per largimin e dhunes.

Vazhdon......

Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes
Nga Gezim Kopani
6.09.2013

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate