Tuesday, January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë


Fshati Iballe është një ndër fshatrat më ta largëta nga qendra e qytetit të Pukës, me atë të Iballës. Siç e kemi përmendur edhe në shkrimet e tjera, feja islame edhe në këtë fshat është hapur gjate Perandorisë Osmane.

Fshati i Iballës është i përberë nga besimi Katolik dhe besimi Mysliman. Në këtë zonë myslimanët zënë një numër të vogël të banorëve. Sipas të dhënave Xhamia e fshatit Iballe është ndërtuar që në kohen e Perandorisë Osmane. Xhamia e fshatit Iballe ku ndodhet edhe sot është e vendosur në lagjen “zotni”.

Ish-anëtari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Demir Hyseni thotë: “…Xhamia e Iballës është ndërtuar në kohen e Turqisë pas dëshirës që shprehen vetë besimtarët mysliman të Iballës.”

Xhamia e Iballës u ndërtua me gur të gdhendur si dhe gur të veçantë të ardhur nga Prizreni dhe Shkupi. Xhamia e Iballës ndodhet në zemër të shtëpive .

Pranë Xhamisë Iballë rreth vitit 1916 u ndërtua  një “odë” e veçantë e cila shërbente si “Mejtep” për të mësuar fëmijët mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920.

Gjatë vitit 1916 Mejtepi i Xhamisë Iballë ka patur 12 djem dhe 2 vajza të moshës 8 – 14 vjeç. Në këtë “Mejtep” mësohej lexim  e këndim në gjuhën shqipe, mësim për namazet si dhe mësimin përmendsh të “ashreve” Kur’anore. Nga të dhënat mësues në këtë “Mejtep” ka qenë imami i Xhamisë Isuf Hoxha.

Hoxha i madh”, ka lindur në vitin 1820. Mësimet e para ai i mori në Mejtepin e Pukës e më vonë në Medresenë e Prizrenit, ndërsa sipas të dhënave të tjera del se “Hoxha i madh”, pas mejtepit të Pukës ka vazhduar mësimet në Turqi pikërisht në qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq në vitin 1919.

Përveç mësimeve fetare kjo “odë” ka shërbyer edhe si vend takim i pleqve të urtë të cilët herë-herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe kënge “përpjetë”.

Ky bashkim bëhesh në mënyrë të vazhdueshme sidomos në muajin e “Mevludit” ku imami i Xhamisë Iballë bashkonte burrat e katundit dhe gjatë këndimit të “Mevludit” përveç ilahive, salavatve për hz. Muhamedin a.s. këndonin këngë patriotike të shoqëruara me çifteli dhe sharki, ndërsa për festat e Bajrameve edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtëpi e myslimaneve duke u shoqëruar kjo vizitë me melodinë e daulles. Në disa raste shtëpitë myslimane kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kundërta.

Besimtarët mysliman të Iballës tregojnë respekt të veçantë madje, ato edhe gjatë kohës së komunizmit janë munduar të ruajnë çdo gurë të xhamisë e në veçanti gurin i cili quhet “Berajat”.

Në këtë xhami kanë shërbyer si imam: “Hoxha i madh” Isuf Arif Hoxha (1820-1919); Hoxhë Bisha (1957 – 1960); Sherif Arifi (1960 – 1962)

Pas vitit 2001 myslimanët e Iballës filluan të përgatiten për rindërtimin e Xhamisë së fshatit Iballë. Në vitin 2003 Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të rindërtimit të Xhamisë Iballe bëri certifikimin e truallit të Xhamisë Iballë. Pas vitit 2004 me financimin e  Ismet Kapeta njëherazi bashkëfshatar i myslimaneve të Iballës u bë e mundur rindërtimi i Xhamisë Iballe.


Tashmë xhamia e Iballës çdo ditë pret besimtarët e saj për kryerjen e riteve fetare. Vetëm gjatë vitit 2012 në Xhaminë e fshatit Iballë kanë marrë mësime fetare mbi 25 fëmijë.

Pergatiti:
Gezim Kopani
Fotografia e Xhamise Iballe, bere ne vitin 2012.
Date: 15 janar 2013

Material i publikuar edhe ne: /http://www.dritaislame.al/xhamia-e-fshatit-iballe-puke/


Shkrim i dyte me titull: "Historiku i xhamise se fshatit Iballe, Puke"

Sipas te dhenave xhamia e fshatit Iballe (1)eshte nje nder xhamit me te vjetra te Myftinise se rrethit Puke. Rreth viteve 1800 numerohet te kene qene rreth 30 shtepi myslimane te ndara ne dy fise: Thaç dhe Zotni. Edhe sot xhamia ndodhet tek e njejta lagje, e cila quhet "Lagjia e Zotnive". Ajo eshte e vendosur ne mes te shtepive. Xhamia e fshatit Iballe ka qene nje kateshe. Brenda saj gjendej minberi, hajati dhe vendi i grave.
Xhamia ka qene e ndertuar me gure (sipas te dhenave gojore te adhura nga Kosova) dhe e mbuluar me tjegull.(2) Fillimet e xhamise datojne me ardhjen e Perandorise Osmane ne rrethin e Pukes. Mjaft ndikim kane luajtur tregetaret mysliman qe pershkruanin rrugen Gjakove-Has-Puke-Shkoder.(3)
Me vone xhamia Iballe eshte mirembajtur nga vete myslimanet e kesaj zone. Ne kete xhami ka funksionuar edhe Mejtepi i xhamise Iballe. Ai u ndertua rreth vitit 1900, ku si fillim u ndertua nje "odë" e vecante, e cila sherbente si Mejtep per te mesuar femijet myslimane. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920
Gjate viteve 1916 ne Mejtepin e xhamise Iballe kishte te rrethistruar rreth 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete mejtep mesohej kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesime per namazet, mesime te "ashreve" kur'anore. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i xhamise, Hoxha i madh pra Isuf Hoxha edhe me pas Sadik Hoxha.
Ky mejtep, pervec mesimeve fetare , ka sherbyer edhe si vend takimi per Pleqt e Urte, te cilet here here bashkoheshin dhe kendonin kenge me çifteli dhe kenge te zones. Kjo ndodhte disa here ne vit, sidomos ne muajin e "Mevludit", Ramazanit etj, ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e fshatit dhe gjate kendimit te "Mevludit" perveç ilahive, salavateve, kendonin kenge patriotike si dhe benin kuvende te ndryshme.
Ndersa per festat e Bajrameve, si ne vendet e tjera, edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepia. Vizta benin edhe femijet, Imamet e pare te xhamise Iballe mesohet te kene qene "imam levizes" , te cilet ne disa raste ishin turq dhe kosovare si per shembull nga qyteti i Gjakoves dhe i Prizrenit. Ndersa imame  vendali ishin: Isuf Hoxha, Sadik Hoxha, Hoxhe Bisha si dhe Sherif Arifi.
Me rilejimin e fese edhe kjo zone filloi te angazhohet ne çeshtjet islame duke zgjedhur anetaret e keshillit te xhamise Iballe si dhe anetarin e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per zonen e Iballes. Ne vitin 2004 duke dhene shembullin e tij personal Ismet Kapeta (4) restauroi xhamin e fshatit Iballe duke ndertuar edhe minaren e xhamise. Pas rikonstruksionit, namazin e pare te fiter Bajramit e ka kryer H.Ibrahim Hoxha.(5)

Pergatiti
Gezim Kopani

Material i publikuar tek gazeta "Udha Islame" organ i Myftinse Shkoder,  Nr.03, mars 2016 , fq.17




_____________
1.Ibelle; Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te larfeta te rrethit te Pukes dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet ne nje fushe mjaft te bukur. Permes fshatit kalon nje perrua qe mban uje ne dimer e ne ver. Myslimanet jane te ndare ne dy fise; Thaç dhe Zotni (te cilet jane fis me Kabashin) Fisi i Thaçit eshte i perbere nga dy besime mysliman dhe katolik, ndersa fisi i Zotnive eshte mysliman.
2.Thuhet se guret e xhamise Iballe kan qene gure te gdhendur mire dhe me forma te ndryshme madje edhe sot, me fanatizem banoret ruajne nje te tille.
3.Kjo rruge ndryshe quhet rruga e Gjakoves ose Rruga e Madhe. Ajo kalonte ne disa vende ne rrethin e Pukes qe pershkonte fsharat si: Kabash, Rrape, Kryezi (ne fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe qe lidhte eshte fshatin Iballe. Sipas te dhenave gojore, "Myslimanet e Iballes, dhe jo vetem, kane ngrene e pire ne shtepite e Agve te Kryeziut." Ka pasur raste qe edhe kan buajtur e pushuar, veçanerisht ne kohen e dimirt), Flet , Dardhe etj.
4.Ismet Kapeta, eshte nip me shtepin e hoxhallareve Zezaj, Puke, Ibrabim dhe Elez Hoxha.
5.H.Ibrahim Hoxha , asokohe Myfti i rrethit Puke.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate