Friday, January 11, 2013

Divorci dhe aborti ne fene islame.

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i eshte pergjigjur interesimit te gazetarit te Puka Televizion Armir Mehaj ne lidhje  me fenomenin e divorcit dhe abortit.


Pyetje: I nderuar Myfti! Gjykata e rrethit te Pukes raporton se fenomeni i divorcit ne rrethin e Pukes eshte ne rritje cfare keni per te thene per divorcin mes cifteve,a ndikon divorci ne dobesimin e familjes?

Pergjigjia e Myftiut,Gezim Kopani:

Duke ju falenderuar per pyetjen, shkurtimisht edhe per arsye te kohes pasi eshte per lajm do jap pergjigje te shkurte.
Feja islame e njeh divorcin. Ne fene islame divorci njihet si "Talak". Divorci ndodh atehere kur njeri nga cifti ka argumente te pakundershtueshme per ta bere. Pershembull ka shkelje te nikahut (kurores),dmth burri nuk perkujdeset per bashkeshorten,nuk tregon kujdes per shendetin e saj ose te familjes,ose ben zina (shkon me gra te tjera jasht kurores, per kete pike duhet te kete deshmitar), ose bashkeshortia i nje burri nuk sillet mir, ose nuk lejon qe te kete kontakte seksuale, por feja islame keshillon cdo here qe te shmanget divorci, edhe pse Allahu e lejon divorcin ajo eshte vepra me e urryer tek Allahu. Kjo behet e qarte ne Kur'an ne suren Bekare.

Divorci eshte shkelja e betimit qe ka bere cifti ne kohen e lidhjes se nikahut (kurores), pra prishin betimin e dhene. Kontrata e marteses eshte krijimi i familjes. Nese mes nje cifti ka moskuptim, ka zenka te cilat jane te vazhdueshme pra nuk pajtohen me njeri-tjetrin lejohet berja e divorcit, por me pare Allahu xh.sh kerkon qe cifti te bej durim. Allahu xh.sh thote: "Cojeni jeten mire, por nese e urreni (pra ka zenka) beni durim." (Nisa,19)
Nese ndodh qe burri kerkon divorc por mes ciftit ka femije, femija i takon nenes. Argument kemi hadithin  kur nje grua i thote hz.Muhammed a.s. femija ime ka gjete prehjen tek une, eshte freskuar me qumshtin tim, ka qene i mbrojtur ndersa babai i tij beri divorc me mua.Kujt i takon femija? Hz. Muhammed a.s. thote: "Femija te perket ty." Ne rast te vecante femija i takon edhe babait psh nese nena i femijes cmendet.
Nese nje grua kerkon divorcin nga bashkeshorti pa asnje shkak, ky lloj divorci eshte i ndaluar. Kemi thenjen e hz.Muhammed a.s. qe thote: "Gruaja qe kerkon divorcin nga burri i saj pa asnje shkak nuk do shijoj as aromen e xhennetit (nuk do futet ne xhennet)." (Buhari)

Divorci ne fene islame ka kusht qe te paguhet nje shume e konsiderueshme si garanci psh nese nje burr kerkon te divorcohet atehere per te mos e lene bashkeshorten e cila ka femije ne veshtirsi burri paguan nje shume te konsiderueshme kjo gje nuk njihet ne ligjet shqiptare, pra ndahet nje cift, dhe gruaja ngel ne kater rruge, pa asnje siguri e mbeshtetje. Nese do ishte kjo mas shternguese sic e ka feja islame normalisht nuk do kete rritje te divorcit. Sa ndikon ne familje? Divorci ndikon shume negativisht ne jeten familjare, pasi nese mes nje cifti burri siguronte ushimin, sigurin etj dhe gruaja bente punet e shtepise, edukonte femijet; me berjen e divorcit te  gjitha keto zbehen, pasi duhet ti besh te gjitha vete. Duhet te kujdesesh per te siguruar ushqimin, duhet te kujdesesh per edukimin e femijes, por kuptohet se per te gjitha ska kohe e detyrimisht bie cilesia e jetes ne familje te tilla.

PyetjePervec divorcit ne rrethin e Pukes ka nje tendece ne rritje te aborteve. Cili eshte qendrimi i fese islame ndaj abortit?

Pergjigje: Feja islame e konsideron krim abortin sidomos pasi nena qe eshte shtatzene i ka kaluar kater muaj shtazene. Aborti ndahet ne dy pjese:

1.Koha kur nena ene nuk e ka ndjer te gjalle femijen.
2.Koha kur nena e ndjen te gjalle femije.

Ne rastin kur nena ende nuk e ka ndjer femijen e gjalle eshte e lejuar aborti pasi eshte brenda kater muajve. pas kater muajve femijes i jepet shpirt ne barkun e nenes. Ne kete rast nena e degjon demijen te leviz. Pra e ndjen ate, ne kete rast eshte e ndaluar qe te behet aborit i femijes. Pasi Allahu xh.sh tek surja Muminune permend keto etapa:
"Njeriu u krijua prej nje pike lengu dhe balte pastaj ate pike e beme pik uji ne vend te sigurt. Me pas ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e me pas e shnderruam ne eshtra, edhe eshtrat ua veshem mishin, pastaj e beme krijese me shpirt. I larte eshte Allahu me i miri Krijues."

Pra formimi i femijes ne barkun e nenes zgjate kater muaj,pas kater muajsh i jepet shpirt. Kete shpirt nuk ia jep as nena as babai i vet, por Allahu xh.sh. Atehere nese ne si njerez nuk i japim shpirt, ku kemi te drejte ta mbyshim ate, pra ta abortojme? Prandaj pasi nena te kete kaluar kater muaj shtatzani, nuk lejohet aborti. Aborti mund te jete edhe spontan pershembull nena shtatzene rrezohet. Por nuk lejohet qe te nxitet aborti me ndonje ilac apo dicka te ngjashme.
Gjithashtu aborti nuk lejohet per shkak te frikes se nuk do kete me se ta ushqej. Ky lloj aborti eshte i ndaluar pasi Allahu xh.sh thote: "..Ne u furnizojme nga ajo ane, ose ne ate menyre nga nuk ua merr mendja." Pra myslimanet besojne se furnizuesi i vetem eshte Allahu xh.sh.

Shenim: Keto pyetje jane bere edhe komuniteteve te tjera fetare ketu ne rrethin e Pukes.

Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani

Puke me; 09/01/2013

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate