Friday, July 1, 2011

Rendesia e nates se mire Beraet

Sot do predikojme disa aspekte qe kane te bejne me naten e mire te Beraetit. Kjo nate bie ne muajin Shaban.

Transmetohet nga Muad bin Xhebel se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Allahu i madheruar u shfaqet krijesave te tij naten e gjysmes se muajit Shaban dhe i fale ata perveç mushrikut dhe atij qe i mban inat (meri) tjeterit."


Allahu i Madheruar thote:

"Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate ne nje nate te bekuar, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t'u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo cesthje ne menyre te prere." ( Ed-Duhan 1-4)

Nata e mire e Beraetit bie ne 15 dite te muajit Shabab. Ne ajetin Kur'anor ku permendet fjala "Lejletul Muberake" ka per qellim naten e madhe te Beraetit. Ne kete nate te shejte Allahu xh.sh filloi te zbrese Kur'anin e Madheruar deri ne qiellin e kesaj dynjaje.Pas 40 diteve Allahu i Madheruar filloi pikerisht naten e Kadrit zbritjen e Kur'ani nga qielli i dynjase tek Hz. Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Kur te vije nata e Beraetit ne muajin Shaban kalojeni me ibadet dhe vepra te mira. Sepse Allahu ne kete nate fal ato qe i kerkoj Allahut falje, jep atij qe kerkon nga Ai.."

Profeti Muhammed a.s. thote;

"S'ka dyshim se ne naten e Beraetit Zoti zbret ne qiellin me te afer me token dhe fal gjynahet."
                                                                                                                (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Ne naten e Beraetit te gjitha veprat paraqiten para Zotit. Per kete arsye une deshiroj qe veprat e mia te paraqiten tek Allahu teksa une jame agjerueshem."
                                                                                                        (Nesaiu, Ebu Davudi)

Gjithashtu profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Ne naten e Beraetit paraqiten para Allahut punet (krijesat) dhe i fal ato me perjashtim dy grupe njerezish; a). Hipogritin dhe b). ai qe vret dike me pa te drejte."
                                                                                                        (Ahmedi)

Cfare bente Profetit Muhammed a.s. naten e Beraetit?

Aishja r.a. transmeton se ne naten e Beraetit vjen Profeti a.s. ne shtepi.Qendron pak dhe pasi heq rrobat i vesh perseri dhe del. Une u merakosa dhe vendosa ta ndiqja nga pas.Ai shkoj afer varrezave dhe bente dua duke thene: "O Zoti im! Me ruaj nga denimi Yt.Me ruaj nga zemerimi yt. Dua brotjen tende. Ti je i Lavdishmi...." E kur e pash kete u ktheva disi me nxitim ne shtepi. Me pas vjen Profeti Muhammed a.s. dhe me pyet. O aishe pse po merr fryme keshtu? Ajo i tregon se cfare kishte bere. Me pas u ngritem me Muhammedin a.s. dhe filluam duke fal namaz deri ne mengjes.

Po ashtu profetit Muhammed a.s. ka thene:

"Kur fillon nata e Beraetit ne muajin shaban qendroni me ibadet, ndersa diten e asaj nate kaloni me agjerim."
                                                                                                              (Iben Maxhe)

Aishja  r.a. tregon se: 

"Muhammedin a.s. nuk e ka shikuar te agjeroje muaj te plote pos muajin Ramazan, por s'kam pa qe te agjeroj me shume se ne muajin shaban."
                                                                                                                  (Buhari)

Muhammedi a.s. thote: 

"Agjerimi me i vlefshem pas muajit Ramazan eshte ai ne muajin shaban."
                                                                                                                 (Tirmidhi)

Cila eshte duaja qe bente Profeti Muhammed a.s. ?

Transmetohet nga Aishja se kur filluam me Profetin Muhammed te falin namaz ai filloj te thote kete dua:

"Lekad xhe-ekum Resulun min en fusikum Azizun Alejhima anit-tum Harisun Alejkum bil mu'minine Raufun Rrahim. Fi-in  tevelev fekal hasbijallahu la ilahe il-lahu alejhi tevekeltu ve huve Rabbil Arshil Adhim."

Muhammedi a.s. tha: Oj Aishe! A e mesove? Ju pergjigja: Po o Resullallah! Atehere mesoju edhe tjereve. Muhammedi a.s. tha: Kete dua ma ka mesuar Xhebraili a.s. madje me ka thene se duhet thene ne sexhde."

Per ta mbyllur po permend hadithin e Enes bin Malukut qe ka thene se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Secili besimtar ne qiell ka nga 2 dyer, prej njeres zbret furnizimi ndersa nga tjetra ngriten veprat e tij nga personi qe i kryen tek Zotit xh.sh."

Mund te lexoni: Miresia e nates se pare Regaib

Mund te lexoni: Muaji Rexhep dhe nata e mire Regaib

Mund te lexoni: Rendesia e nates se dyte te mire Miraxh

Mund te lexoni: Hadithe per naten e Isras dhe Miraxhit

____________________
Pergatiti: 
Gezim Kopani
Hytbja: 
E xhumase ne Xhamine e Pukes.
Date: 01.07.2011

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate