Thursday, May 19, 2011

Djelmoshat e shpelles "Kehf"

       Shume vite me pare pas ardhjes se profetit Isa a.s dhe para profetesise se profetit Muhammed a.s. ne nje prej qyteteve te Perandorise Romake sundonte nje udheheqes despot i quajtur Dokjanus (Info: Thuhet se: Perandori Diokleciani 244-311 ishte me prejardhje Ilire) i cili i ndalonte njerezit qe te adhuronin Zotin e Madheruar, dhe i detyronte ata qe te adhuronin idhujt. Dhuna, shtypja dhe mos besimi i Dokjanusit vazhdonte, derisa nje dite u gjeten nje grup djelmoshash te rinj, te cilet besonin ne nje Zot dhe hoqen dore prej adhurimit te idhujve dhe bindjes ndaj Dokjanusit. 

Keta besuan ne nje Zot, dhe Zoti ata i shpetoi dhe i udhezoi ne rrugen e drejte. Ne fillim zemrat e tyre ishin te dridhura dhe frikesoheshin per shkak se kishin bere kryengritje kunder nje grupi te vogel te forcave te plotefuqishme te despotit te asaj kohe, dhe kunder fese se popullit te qytetit te tyre, por Zoti duke qene i informuar rreth qellimit te tyre. Ju forcoi zemrat dhe ju largoi friken. Djelmoshat e shpallen haptazi besimin e tyre ne nje Zot, Zoti i cili eshte krijues i qiejve dhe tokes, dhe nuk do ti lutemi dhe dorezohemi askujt tjeter perpos Tij.-Thonin djelmoshat!
      Si perfundim djelmoshat arriten ne  konkluzionin qe duhet te largohen nga ky qytet dhe nga kjo shoqeri, njerezit e saj dhe idhujt e tyre, si rrjedhoje vendosen qe te jetonin larg qytetit te fshehur. Nje dite bashkohen dhe ikin drejte maleve. Ne mal ishte nje shpelle e cila mund te sherbente si nje vend mbrojtje. Gjate rruges per ne shpell, u takun me nje bari me qenin e vet. Bariu ishte nje njeri besimtar, dhe djelmoshat e vune ne dijeni per programin e tyre, bariu iu kerkoi atyre qe te bashkohej me ata ne udhetim, djelmoshat e pranuan, bariun bashk me qenin.
      Djelmoshat qe tani e tutje do ti quajme "Banoret e shpelles" arriten tek shpella, dhe vendosen qe te qendronin aty deri derisa sa te shpetojne veten nga dora e armikut. Ne fillimin e kesaj jete te re, kishin humbur te gjitha shpresat.E shikonin veten perballe rreziqeve dhe arrmiqve, u mbeshteten tek Zoti, dhe me nje zemer te thyer iu luten Atij, qe tju beje te mundur rrugen e shpetimit. Shpella si dukej ishte nga veriu, dhe ata si kapte dielli as ne mengjes e as ne mbremje.
Banuesit e shpelles pas nje ecjeje te gjate dhe te lodhshme kur arriten ne shpelle, para se gjithash kishin nevoje per gjume, dhe pas nje kohe, i zuri gjumi, por ky gjume nuk ishte nje gjume i zakonshem, Zoti xh.sh kishte vendoshur qe keta djelmosha ti shpetonte jo vetem prej dores se Dokjanusit por te ishte dhe si shenje dhe arsye per ata te cilet mohojne ringjalljen e te cilet mendojne qe Zoti ska fuqine e ringjalljes se te vdekurve. Banoret e shpelles ndoshta kishin si qellim qe te flinin vetem pak, por Zoti i la ata ne gjume per nje periudhe kohore te gjate.
    Syte i kishin te hapur thuajse jane zgjuar,por ne realitet ishin ne gjume, ata u rrotullonin here ne krahun e djathte e here ne te majte, dhe u nderrohej vendi i fjetjes, derisa mos te iu kalbej pjesa e trupit te tyre qe ndodhej mbi toke, madje dhe qeni i tyre kishte fjatur sebashku me ta i cili e kishte vene koken mbi dy kembet e para te shtrira ne hyreje te shpelles.
    Duke pasur parasysh qe banoret e shpelles ishin te njohur per te gjithe, fsheja e tyre dhe ikja nga qyteti kudo u be ceshtje diskutimi. Sunduesi dhe nje grup njerezish u vune ne kerkim te tyre, por nuk gjeten asnje shenje.
     Kaluan shume ore, dite, muaj dhe vite dhe nuk u duk asnje shenje nga ata. Historianet me qellim qe kjo ngjarje e jashtezakonshme mos te harrohet i kane shkruar emrat e tyre njerezve, te cilet u zhduken ne menyre te cunditshme, ne nje pllake dhe e lane ne thesarin zytare te shtetit per ti ruajtur. Kaluan vite dhe kujtimi i mergimit te pa kthim i trimave te ngjarjes sone u zhduk gradualisht nga kujtesa e kohes dhe krejtesisht u harruan.
    Pasi kishte kaluar nje kohe shume e gjate me vullnetin e Zotit arriti koha e zgjimit te banoreve te shpelles. Menjehere pas zgjimit filluan te ferkonin syte e tyre dhe po shikonin rreth vetes. Njeri prej tyre pyeti sa kemi qendruar ne gjume?
    Dy tre prej tyre u pergjigjen, sikur qe kemi fjetur nje dite te tere, jo ndoshta me pak se nje dite. Gjendja ne shpelle kishte ndryshuar ne menyre te atille qe djelmoshat i bente qe te dyshonin. Sikur qe disa gjera kishin ndryshuar, si perfundim nuk u be e njohur se sa kishin qendruar ne gjume.
Nje dite apo gjysme dite, dy tre veta pohuan qe Zoti e di me se mire se sa kemi fjetur.
Te mendojme pak per ushqimin, si thoni njeri nga ne te marre ca para me vete dhe te shkoje ne qytet per te na blere ushqim.
    Njeri nga banoret e shpelles e dergua ne qytet qe tiu blej ushqim duke e porositur qe se pari te kete kujdes dhe te blej ushqim, e te mos zbulohej. Ai duhet te kujdesej per veten dhe vet ne meyre te tille qe mos te ballafaqohet ne rruge me armikun dhe si rrjedhoje ti gjenin ata.
Blersi i ushqimit pas daljes nga shpella ngeli i habitur per gjendjen e qytetit psi nuk ishte asnje gje si me pare, por kjo ceshtje nuk i beri shume pershtypje.Aq me shume qe i afrohej qytetit aq me shume habitej. Rruget dhe rrugicat kishin ndryshuar. Guret e ndertesave kishin ndryshuar.
    Keshtjella e Dokjanusit ishte rrenuar, njerezit gjithashtu kishin ndryshuar, menyra e ecjes se tyre, veshja, te folurit dhe zakonet e jetes. Per blersin e ushqimit cdo gje ishte jonormale, por ai iu kishte premtuar shokeve ne shpelle qe te tregohej i kujdeshem dhe vijoj ecjen qe te mos bjere ne sy dhe perpiqej qe te mos perzihej ne punet e askujt.
    Si rrjedhoje arriti tek nje bukeshites, duke folur me nje theks tjeter nga shitesi i bukes, kerkoi buke, kur shitesi ia dha buken, futi doren ne xhep dhe nxori nje monedhe, dhe ia dha shitesit ne dore, Nderkohe me vete tha u zgjidh edhe kjo pune, tani mund te kthehet tek shoket e mi te uritur ne shpelle, por akoma nuk ishte nisur dhe bukeshitesi e shikon ate me nje kureshtje dhe iu drejtua atij duke e pyetur:
Cfare monedhe eshte kjo?
(Kjo mendohet te jete "Shpella Kehf")

      Kjo eshte monedha e Dokjanusit.-thote djaloshit.
Shitesi:- A keni gjetur ndonje thesar? Thuaj te verteten.
Bleresi i bukesi duke mos i kuptuar fjalet e bukeshitesit tha:
Zoteri! Cfare thesari? Une jam nje i huaj ne kete qytet, vij nga jasht qytetit.
Bukeshitesi ishte i bindur qe ky klient eshte nje njeri i thjeshte qe si kupton gjerat,dhe ai ka gjetur nje thesar dhe vete nuk eshte ne dijeni qe monedha e tij i perkasin periudhes se Dokjanusit dhe nuk duhet harxhuar ato. Bukeshitesi e kishte kapur per jake ate dhe e pyeste ku eshte thesari dhe sa eshte pjese ime. Nese nuk me jep pjesen time do te njoftoj qeverine.
     Djali nuk dinte se si te vepronte, nga njera ane bukeshitesi nuk hiqte dore, dhe nga ana tjeter blersi i ushqimit nuk i kuptonte fare fjalet e tij.
     Si perfundim kjo teme u be ceshtje diskutimi dhe aty u grumbulluan shume njerez, djali i detyruar u tregon per rastin e vet dhe te shokeve. Kam ardhur qe te blej ushqim per vete dhe per shoket. 
Nuk kaloj shume kohe dhe lajmi u hap ne te gjithe vendin dhe njerezit e lajmerojne dhe sunduesin e qytetit i cili ishte nje besimtare i mire. Sunduesi pyeti rreth emrit dhe emrin e babait te tyre, djaloshi u pergjigj te gjitha pyetjeve por askush nuk e njihte ate dhe as babin e tij, si rrjedhoje sunduesi gjithashtu nuk mundi ta zgjidhe kete enigme.
     Si perfundim shkuan pas dijetareve dhe historianeve dhe kerkuan ndihme prej tyre. Shkecetaret e qytetit duke iu referuar shenimeve te vjetra, gjeten emrin e vete atij dhe shokeve te shpelles te shenuar mbi nje pllake dhe u be e qarte qe ai grup qe shume kohe me pare ne kohen e Dokjanusit ishin zhukur nga qytetit dhe nuk dinte askush gje per fatin e tyre.
     Gjumi i gjate ishte nje dukuri jonormale. Kjo dukuri te rikujton jo vetem vleren dhe rendesine e djelmoshave kunder politeizmit dhe dhunes, por edhe argumenton qe ringjallja nuk eshte nje ceshtje e pamundur dhe e parealizuar, dhe Zoti ka fuqi qe ti ringjelle te vdekurit, ashtu sikur qe ka mundur qe nje grup njerezish pas nje periudhe shume te gjate kohore ti zgjoje perseri nga gjumi.
Sunduesi i ketij qyteti ne kete kohe perkunder Dokjanusit ishte njeri besimtare. Sigurisht ne qytet ekzistonin akoma persona te cilet nuk besonin dhe aq shume ne Zot dhe ne ringjalljen por fuqia e tyre ishte zbehur, dhe  nuk dominonin mbi shoqerine.
      Njerezit u bashkuan sebashku me sunduesin e tyre dhe u drejtuan drejte shpelles. Kur arriten afer shpelles djaloshi iu tha udhetareve nese shoket e mi te shpelles degjojne zhume nga jashte edhe shohin nepunesin e qeverise patjeter imagjinojne qe me kane arrestuar dhe kete jane nenpunesit e Dokjanusit qe sebashku me idhujt e tyre kane ardhur per ti arrestuar dhe torturuar ata ne shpelle. Do te ishte me mire qe une te futemi i pari ne shpelle dhe tiu tregoj atyre ne qetesi ngjarjen dhe ju mund te hyni pas meje.
     Djaloshi hyri ne shpell dhe iu tregoi ngjarjen shokeve. Te gjithe u cuditen por djaloshi tjeter nuk doli nga shpella, pas nje pritjeje te gjate sunduesi dhe bashkeudhetaret e tij u detyruan qe te hynin ne shpelle dhe te dinin arsyen e mos daljes se djaloshit nga shpella, nderkohe verejten qe djaloshi dhe shoket e tjere qe te gjithe kishin mbylluar syte pergjithmone dhe kishin rene ne gjume te perjetshem.
      Kur ata e kuptuan ngjarjen e vet te cuditshme hyjnore, dhe u vune ne dijeni per meshiren e Zotit ndaj tyre, ahireti ishe shume i embel per ata se jeta e kesaj bote. Kjo ishte ajo qe te tjeret skishin deshire qe te ktheheshin ne qytet, dhe qe te jetojne ne kete bote, dhe vdekjen e kerkuan vete nga Zoti.Gjithashtu Allahu xh.sh me ane te tyre e kishte treguar fuqine e vete ne ringjalljen e te vdekurve. Atyre u mori perseri shpirtin dhe u beri nje vend afer vetes.
       Nderkohe nje grup njerezish te cilet nuk deshironin qe te flitej ne shoqeri per ngjarjen e banoreve te shpelles dhe pasi kishin frike se do te shtoheshin ata qe do te besimin ne nje Zot. Ne nje menyre a tjeter kerkonin qe kjo ceshtje te mos diskutohet dhe te lihet ne harres. Keta kishin propozuar qe te ndertohej nje mur perballe shpelles dhe rreth kesaj ceshtjeje te mos flitej tjeter.
     Por grupi tjeter i njerezve te cilet ishin ne dijeni per ngjarjen e banoreve te shpelles dhe kishin kuptuar vleren e kesaj mrekullie hyjnore, vendosen qe siper kesaj shpelle per respekt te pozites se shenjte te banoreve te saj te ndertonje nje xhami, qe kujtimi i ketyre djelmoshave luftetar dhe guximtar e besimtare te mos harrohej asnjehere dhe te ngeli i gjalle.
     Kjo ngjarje permendet ne Kur'an tek surja El- Kehf, 18,19,20 etj.

_________________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani
Predikimi para thirjes se ezanit te Xhumase,Xhamia Puke.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate