Thursday, December 30, 2010

Historiku i Xhamise se Koder Hanit (viti 1840) Puke



    Xhamia e Koder Hanit ka qene nje katshe nderkaq nga mbrenda xhamia e Koder Hanit ka pas vend per falje te nemazeve nga grate. Xhami e Koder Hanit ka qene e shoqeruar afer saj edhe nga nje Tyrbe. Xhamia e Koder Hanit sipas disa gojdhenave ka qene si nje kufi mes Pukes dhe Mirdites. Ku barite e Pukes kishin drejte qe te kolloteshin baktite deri tek kisha e Mirdites dhe anasjelltas.
    Xhamia e vjeter e Pukes ka qene ajo e Koder Hanit e cila tashme quhet xhamia e Koder Hanit. Xhamia e Koder Hanit eshte e ndertuar qe ne kohen Perandorise Osmane. Pikerisht ne kohen kur ushtria Osmane u instalua ne kodren e Hanit ne Laçaj te Pukes. Xhamia e Pukes sipas disa gojdhanve eshte xhamia e Pare ne zonen e Pukes. Kete gje e thekson edhe historjani i rrethit Puke Xhemal Meci. Nga disa gojdhana te tjera del xhamia e Koder Hanit nuk eshte xhamia e pare ne zonen e Pukes. Kjo e fundit argumentohet me faktin se: "Qyteza qe kan perdore historjanet nuk eshte e sakte, pasi Puka nuk ka qene as fshat as qytet. Ka qene thjeshte  nje pike pushimi qe barijte e fshatrave benin. Per me teper te vjeterit thojne se: Kabashi ka qene qytet, dukeqenese edhe rruga per ne Prizen kalonte nga Kabashi, Kabashi u kthye si pike e rendesishme. Pikerisht per kete gje xhamia e Kabashit sipas gojdhanave dhe mendimeve aktuale te te vjeterve del nganje here se xhamia e Kabashit eshte xhamia e Pare ne zonen e Pukes. Nganje here del ajo e Koder Hanit. Ka gojdhana se edhe xhamia e fshatit Qerret eshte xhamia e pare ne zonen e Pukes.
     Duke qenese ushtria e Perandorise Osmane ka qene e instaluar ne Koder Hanit mund te thuhet me plot gojen se edhe xhamia e pare eshte ajo e Koder Hanit.Sipas disa transmetimeve del se xhamie e Koder Hanit ka sherbyer si xhami ketyre fshatrave: Kabash,Lejthize. Nderkohe sipas histrojanit Xhemal Meci del se ka sherbyer per fshatrat:" Kabash, Rrape, Lejthize dhe Qerret". Ushtria Osmane pas ndertimin te xhamise se Koder Hanit ngriti Mejtepe. Ne mejtepin e Pukes kishin si mesues Hoxhallaret Turq. Ne keto mejtepe kan marre mesim shume te ri, ku do permendim ato te cilet me vone do te sherbenin si Hoxhallare ne Rrethin e Pukes. Nxenesit qe kan marre mesim kan qene: Musa Puka, Zenel Meha, Beqir Laçi, Asllan    Asllan Abdullah Hoxha. Po ashtu kan marre mesim ne mejtep edhe vjaza dhe gra.
     Ne ate kohe xhamia e Koder hanit eshte frekuentuar nga shume njerez, ndersa nga vendi ne menyre te vecante nga Laçajt.  Hoxha i pare Pukjan sipas disa gojdhanve ka qene ai i Hoxhe Dizdari qe me vone do te njihet me emrin Musa Puka. Ky hoxhe sipas disa gojdhanave ka pasur mbrojtur edhe grada ushtaraku. Hoxhe Musa Puka ka qene atdhetare i madh. Sipas historjanit Xhemal Meci del se :" Musa Puken e internuan bashke me Ismail Age Kryeziun per shkak se kishin lidhje me Ymer Prizerenin. Ymer Prizereni ne ate kohe ishte Kryetari i lidhjesh Shqipetare ne Prizren". Me pas vjen si imam Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945). Mesimet e para i mori ne mejtepin e Koder Hanit. Sipas historjanit Xhemal Meci qendron se: "Zenel Hoxha ka perfunduar edhe shkollen e larte teologjike ne Arabi, krahas kesaj edhe specializime." Sipas disa gojdhanave Zenel Hoxha nje dite duke qendruar afer xhamise ka qene duke lexuar Kur'an, atyafer  kalon nje komandant I ushtrise Turke .Duke shikuar ineresin e larte qe kishte Zenel Hoxha ai vendos ta marr me vete ne Stanboll ku thuhet se ka perfunduar medresen ne Stanboll.
          Zenel Hoxha ne ate kohe thuhet se ka qene edhe Myfti. Pas Zenel Hoxhes vjen si Hoxhe Beqir Hoxha nga Laçajt. Beqir Laçi ka qene edhe imam por edhe mesues islam ne shkollat fillore ne kohen e Zogut. Xhamia e Koder Hanit u rindertua aty nga vitet 40.
            Si imam ne xhamine e Koder hanit ka sherbyer edhe Asllan Abdullah Hoxha.
            Xhamia e Koder Hanit pas lirimit te fese eshte e shoqeruar me ndertimin e nje xhamije te re, te asaj ne mes te qytetit Puke.
            Per here te pare plotesimi i dosjes historike te xhamise  Koder Hani jane bere ne vitin 2005 me ante te Myftinise se Rrethit Puke. Nderkohe ne vitin 2006 me ante te perkrahjes se Komunitetit Musliman Shqipetare Myftiania e Rrethit Puke krijon dosjen e dokumenteve te xhamise se koder hanit. Pas krijimit te dosjes se pare Myftinia e Rrethit Puke perseri me perkrahjen e Komunitetit Musliman Shqiptare krijon ne vitin 2007 dosjen e

dyte qe i jep muslimaneve te Rrethit Puke certifikaten e xhamise se Koder Hanit me siperfaqje 2175 m2
Pergatiti
Gezim Kopani

Material ne perpunim

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate