Friday, May 4, 2018

Babai qe deshironte te testonte imanin e djemve te tij

Cdo njeri duhet ti kushtoj kujdes sjelljeve te veta kudo qe te ndodhet dhe ne cdo pune duhet te jete i matur, sepse njerezit mund te ndodhe qe te mos i shikojne ato qe bejme, mund te mos i degjojne ato qe themi, ndersa Allahu xh.sh shikon dhe degjon cdo gje.
Mbi keto vlera islame, trohet se kishte qene nje baba i ditur e i moshuar dhe nje dite kishte mbledhur femijet e vet dhe kishte dashur te dinte se gjendjen e besimit te tyre. Keshtu therret tre djemt e tij dhe secilit u jep nga nje pule e nga nje thike dhe u kishte thene:
-Shkoni e therni keto pula ne nje vend ku te mos ju shikoje askush dhe mi sillni mua!
Dhe tre djemt u larguan per te bere ate qe u tha babai i tyre. Njeri e kishte therur pulen nje perrua, tjetri pas nje kodre dhe ia kishin sjell babait te tyre. Ndersa i treti pasi kishte shetitur per te gjetur nje vend te fshehte te cilin nuk e gjen, kthehet ne shtepi me pulen ne dore te pa therur. Vellezerit me ironi e tallje i thone: U vonove kaq shume dhe nuk arrite te gjesh nje vend te per te therur pulen? Duke treguar krenarin e tyre per pulat e therurar dhe duke treguar qe ne te dy e kemi quar ne vend kerkesen e babait.
Nderkoh qe babai pasi i degjoj dhe shikoj me kujdes kete dialog ju drejtua djalit te trete duke e pyetur se cila eshte arsyeja qe nuk e kishte therur pulen?
Djali i thote: A me the ti se duhet ti thernim pulat ne nje vend ku te mos na shikonte askush?
Babai i pergjigjet: Po !
Djali thote: Mire po kudo qe shkova, une smund te gjeja nje vend te tille sic na the ti. Kudo qe shkoja e ndjeja se me shikon Allahu xh.sh, dhe mu kujtuan meleket shkrues te cilet me rrine ne te djathte e ne te majte duke ndjekur vazhdimisht punet e mija, prandaj e solla pulen te pa therur.
Babai i djalit duke mbetur i kenaqur me pergjigjen e djalit i thote:
-Te lumte djal i dashur! Une veprova keshtu per te provuar besimin tuaj. Te pergezoj, ndersa per ju dy te mos harroni me se Allahu xh.sh ju shikon kudo qe te jeni.

Allahu xh.sh thote:
"Celesat e fshetesise jane vetem te Ai, ate (fshetesine) nuk e di kush pos Tij. Ai e di cfare ka ne toke dhe ne det, Ai e di per cdo gjethe qe bie dhe ska kokerr ne thellesi te tokes, ska te njome dhe ska te thate qenuk eshte (shenuar) ne librin e qarte (Levhi Mahfudh).(El En Amë 59)

Saturday, April 28, 2018

Profeti Musa a.s. dhe drejtesia e Allahut xh.sh

Tregohet se nje here profeti Musa a.s. e pyet Allahun xh.sh; O Zoti im! Me trego drejtesin
tende?
Allahu xh.sh i thote: Nese deshiron ta mesosh, atehere shko tek filan burim uji, dhe qendro aty dhe shiko cfare do ndodhe.
Profeti Musa a.s. shkon tek burimi i ujit , pasi u pozicionuar ne nje vend per te shikuar vjen nje kalores. Kalorsi teksa ndaloi te pinte uje i bie kuleta me te hodha.Pasi shuajti etjen kalorsi pa e vene re qe i kishte rene kuleta u largua.
Pas tij vjen nje femije i cili po ashtu piu uje. Teksa po largohet femija verejti kulten me te holla te cilen e merr dhe largohet. Me vone vjen nje plak i moshuar i cili po ashtu piu uje. Kur kalorsi meson se i kishte rene kuleta kthehet tek burimi per ta marr mire po nuk e gjeti dhe ju drejtua plakut se ku eshte kuleta? Plaku u pergjigj qe nuk dinte gje. Kalorsi nuk e besoj dhe e mbyti plakun.
Pas gjithe kesaj i habitur Musai a.s. ju drejtua Allahut xh.sh; Kjo eshte drejtesia, tjeter kush i mori te hollat dhe nje plak i moshuar u mbyt padrejtesisht?
Allahu xh.sh. i tregon Musait a.s.;
"O Musa! Plaku qe vdeiq, ishte vrases i babait te kalorsit. ndersa femija qe mori te hollat, i takonin atij sepse ato te holla ishin te babait te tij, por kalorsi ia kishte vjedhur babait te femijes, dhe keshtu cdo gje u kthye ne vendin e vet duke u kthyer dejtesia ne vend. Kjo eshte drejtesia ime!"

Monday, April 16, 2018

Mjekesia Islame Pj. 5

Tema mbi mjeksin islame ka per qellim informimin e pergjithshem te menyres se jeteses se Profetit Muhammed a.s., te keshillave te tij per shendetin dhe jo per zevendesimin e mjeksise shkencore pasi qe te dyja jane te lidhura me njera - tjeteren.

- MISHERAT E PERMENDUR 

-Lepuri; Mishi i lepurit eshte nje nder mishrat e permendedra. Nga Enesi r.a kemi:
"E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjese te gjate. Pasi e pergatitem, Ebu Talha mori kofshen e tij dhe ia dergoi profetit Muhammed a.s. i cili e pranoi ate."
                                                                              (Buhari, Muslim)
Mishrat e tjere te permendura pervec atyre qe kemi permendur me siper eshte: mishi i lejlekut, lopes, pates,pules, thellezes,, shkurtave, zogut etj.

Ne nje hadith permendet zogu dhe kafshet e lejuara per tju ngrene mishi, mirepo ne kete trasmetim tregohet se cfare nuk duhet bere:

"Nuk ka njeri i cili ka mbytur nje zog apo kafshe e te mos jap llogari. Pyetjen: Si? Profeti Muhammed a.s. u eshte pergjigjur: "Thereni ate dhe hajeni por mos ia kepuni koken."  (Nesai)                                                                                                 
Qe mishi i nje kafshe te madhe te konsiderohet hallall, thersi duhet patjeter te thote "Bismilah", pra kafshet nuk mund ti godasim me qellim mbytjen e saj dhe me pas ngrenjen e mishit.
Nga gjallesat e detit mishi me i mire eshte ai peshkut.

Ne lidhje me gjallesat e detit Allahu xh.sh thote:
"Gjahu dhe ushqimi ne det u eshte e lejuar, si perjetim per ju dhe per udhetaret." (El Maide; 96)

- MISHI I NDALUAR REPTESISHT, MISHI I DERRIT 

Prej mishit te ndaluar ne forme te prere eshte mishi i derrit, mishi i ngordhur, pirja e gjakut.

Allahu xh.sh. thote:
"Allahu ua ndali juve vetem te ngordhurat, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret jo ne emer te Allahut xh.sh, Kush shtergohet (te haje nga keto) duke mos pasur per qellim shijen dhe duke mos teperuar, per te nuk eshte mekat. Vertet Allahu fale, eshte meshirues." (El Bekare; 173)

Allahu xh.sh, e cileson mishin e derrit , mish te ndyte. Allahu xh.sh thote:

"Thuaj; "ne ate qe me eshte shpallur mua (ne Kur'an) nuk po gjej te ndaluar dicka nga ushqimi, perveç ne qofte se ai (ushqim) eshte, coftine, gjak i derdhur ose mish derri, ai eshte i ndyte, dhe pos asaj qe eshte therrur jo ne emer te Allahut (por te ndonje idhulli) e qe eshte mekat."
                                                                                                              (el En'am;145) 
 Po ashtu Allahu xh.sh. ne suren En Nahl thote:
"Ai ua ndali juve vetem cofetinen, gjakun, mishin e derrit dhe ate qe therret jo ne emer te Allahut."
                                                                                                          (En Nahl; 115)
                                                               
- MISVAKU  (Lipidiumi)


Misvaku eshte shume i shendetshem per larjen e dhembeve. Shkencetaret po kryejne studime mbi vlerat e misvakut.

Ebu Hanefi r.a. ka thene: "Druri i misvakut eshte me i mire per pastrimin e dhembeve, menjanon dobesite qe vijne per shkak te semundjeve , stimulon oreksin dhe forcon trurin."

Profeti Muhammed a.s. thote:

"Pastrimi i dhembeve me misvak eshte higjen e cila pastron gojen , dhe pastertia kenaq Zotin."
                                                                                                (Buhari )

Ebu Hanife r.a. tregon se misvaku perdoret mesemiri i lagur me lengun e trendafilit.

Ne nje trasmetim tjeter kemi se profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Sikur mos te mendoja se kjo (pastrimi i dhembeve me misvak) do te ishte e teper apo e rende , do te jepja udher qe ti pastronin dhembet me misvak para cdo namazi (pra 5 here ne dite)"
                                                                                                     (Buhari, Muslim )

Sipas disa tranmetimeve misvkau eshte perdorur nga profeti Ibrahim a.s.

Ndersa ne nje trasmetim tjeter kemi se:

"Sa here qe profeti Muhammed a.s. hynte ne shtepi (kthehej nga puna apo ndonje rruge) se pari pastronte dhembet me misvak." (Muslimi)                                                                                                        
Pergatiti:
Gezim Kopani
Ju mund te lexoni




Thursday, April 12, 2018

Takimi i Profetit Muhammed a.s. me Profetin Adem a.s.

Ne udhetimin e Isras dhe Miraxhit profeti Muhammed a.s. eshte takuar me Pejgamberet e Allahut xh.sh. Te parin qe profeti Muhammed a.s. ka takuar ishte profeti Adem a.s.
Ne lidhje me kete takim kemi transmetimin si me poshte vijon.

"Profeti Muhammed a.s. teksa u tregonte sahabeve per udhetimin e Isras dhe Miraxhit nder te tjera tha: "Ne qiellin e pare shikova nje person qe rrinte. Ne anen e djahte te kishte disa shqiponja,edhe ne anen e majte po ashtu. Ky person kur shikonte ne anen e djathte buzeqeshte, ndersa kur shikonte ne anen e majte qante. Duke u kthyer nga une me pershendeti duke me thene:
Mire se erdhe o Pejgamberi i drejte! Mire se erdhe o djal i drejte!
Pyeta Xhebrailin se kush eshte ky person?
Xhebraili me tha: Ky eshte Ademi a.s, shqiponjat qe jane te djathte dhe ne te majte jane shpirtrat e djemeve te tije. Te djathtit jane ne xhennet ndersa te majtit jane ne xhehenem. Per kete shkak kur shikon ne anen e djathte ai buzeqesh, ndersa kur shikon ne anen e majte qan."
                                                                                     (Muslimi, 263)

Per te mesuar me shume mbi naten e Isras dhe Miraxhit  kliko: 

Rendesia e nates se dyte te mire Miraxh

Hadithe per naten e Isras dhe Miraxhit

Arif Shkreli (Ademi) , Fushe Arrez


Personi ne fotografi eshte Arif Shkreli (Ademi) i cili eshte nga te paret besimtar namazli nga qyteti i Fushe Arrezit i cili me te ardhur lira e besimit ka praktikuar islamin me namze, agjerime etj. Para shume vitesh ai ka nderruar jete , por ai mbahet mend me pjesmarrjen e tij ne faljen e namazit te xhumase se pare tek xhamia e Plumbit ne Shkoder, ne inagurimin e xhamise se re te qytetit te Pukes etj.

Ne punim..
Pergatiti
Gezim Kopani

V/O;Fotografi qe publikohet per here te pare

Thursday, March 29, 2018

Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i tyre 1523-2017

Nga: Gëzim Kopani, Myfti i Pukës

Abstrakt

Hyrja e besimit islam ne rrethin e Pukës (1523), ku pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u konvertuan në besimin mysliman duke filluar nga Mustaf Pasha. Në vitin 1947 u vëndos Kajmekami në Pukë (vendi ku sot quhet Koder Hani), dhe më pas u ndërtua xhamia e Kodër Hanit. Mejtepet e Pukës përfshinë tre prejudha atë Osmane (1523-1912), Prejudhen e pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1967) dhe me prejudhen e fillimit të lirisë së besimit (1991)

Para se të flas për Mejtepet e Myftinisë Pukë e shikoj të arsyeshme të shpjegoj shkurtimisht historin e fillimit të fesë islame në rrethin e Pukës.
Në vitin 1523 pasardhësit e Princ Progon Dukagjini u bënë mysliman...

Se shpejti...



Sherues eshte vetem Allahu

Te sqarosh te verteten (rrugen e drejte) eshte miresi. Personalisht dua te sqaroj se rasti i denoncimit i
shfaqur ne tv tek "Stop" ku nje mashtrues kryente sjellje tejet te papranueshme dhe te denueshme, nuk kane asnje lidhje me hoxhallaret (zyrtare) e per me teper me islamin. Keto sharlatan jane mashtures, te ulet, qe duhet te marrin nga ligji ate qe meritojne. Halli e ben njeruh te trokas ne vende te ndryshme, por duhet patur kujdes nga keto mashtrues (e te ngjashem) qe perdorin islamin etj, per interesa te uleta. Sherues eshte vetem Zoti. Koha dhe vendi kur duhet ti drejtohemi Zotit dihen; ato jane xhamite, agjerimi (muaji ramazan...), sadakaja etj.

Gezim Kopani

28.3.2018


Kontakt

Kontakt: e-mail: gezimi_01@hotmail.com

Contact Form

Name

Email *

Message *

Translate